-Sistemi shkollor parauniversitar vijon të sjellë të reja. Bëhet fjalë për ciklin fillor të shkollimit, i cili mendohet të zgjatet një vit më tepër. Kjo vjen pas një vendimi të Këshillit të Ministrave sipas të cilit cikli fillor do të pësojë ndryshime nga sistemi pesë plus katër në atë gjashtë plus tre. Arsyet e këtij ndryshimi sipas MASH lidhet me faktin që në shumicën e vendeve europiane arsimi bazë është me këtë strukturë arsimi. Ky ndryshim ka bërë që vitin e ardhshëm mësimor klasa e parë deri në të gjashtën të zhvillojnë mësim me programe të reja mësimore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ngritur grupet e punës për hartimin e kurrikulave dhe programeve të reja mësimore për ciklin gjashtëvjeçar të shkollimit dhe tre klasat e tjera që përmbyllin arsimin e detyrueshëm shkollor. Sipas drejtorit të Arsimit Parauniversitar, Fatmir Vejsiu, ky ndryshim sistemi është bërë me qëllim përshtatjen e njohurive që duhet të marrin nxënësit me kapacitetet krijuese të tyre. “Ekspertët kanë vërtetuar që zhvillimi mendor i fëmijëve fillon në moshën 12- vjeçare, që përkon me klasën e gjashtë. Deri në këtë moshë ata kanë të zhvilluar mendimin konkret. Pas kësaj moshe fillon të menduarit abstrakt dhe krijues i tyre. Me strukturën aktuale nisin më herët dozat e të menduarit abstrakt. Ndryshimi i sistemit arsimor mundëson arritje të nxënësve të krahasueshme me sistemin arsimor të vendeve europiane.”
Sistemi i ri i ciklit fillor gjashtëvjeçar ofron për nxënësit një ngarkesë më të vogël konceptuale dhe më pak tekste mësimore. Kjo nuk nënkupton ulje të njohurive që duhet të marrin nxënësit e këtij cikli, por përmbledhjen të njohurive bazë në më pak tekste. “Nëse një nxënës i klasës së gjashtë ka mësuar deri tani me dhjetë tekste shkollore, këtë vit shkollor ai do të mësojë me pesë libra”, sqaron Vejsiu.
Klasa e gjashtë do të ketë më vete gjuhën shqipe, matematikën dhe gjuhën e huaj. Do të përmblidhen në një lëndë të vetme shkencat e tjera shoqërore. Për rrjedhojë do të ketë vetëm një mësues që do të japë lëndët mësimore të klasës së gjashtë. Vejsiu sqaron se kurrikula e re mësimore do t’i japë prioritet këtë vit uljes së ngarkesës mësimore dhe mospërsëritjes së koncepteve. Një problem që ndeshet në sistemin aktual është ngarkesa e tepërt mësimore. Sistemi i vjetër bën që konceptet të merren dhe të shqyrtohen dijet, që do të thotë se, i njëjti koncept merret dhe në klasat e mëtejme, vetëm duke u zgjeruar dijet në formë spiraleje. Sipas Vejsiut, kurrikula e re do të shmangë përsëritjen e koncepteve dhe ngarkesën e tepërt mësimore. Nxënësit e klasës së parë që do të fillojnë vitin e ardhshëm do të mësojnë dhe lëndën e informatikës. E re tjetër e vitit të ardhshëm shkollor është unifikimi i teksteve të Gjuhës shqipe dhe të Historisë për arsimin parauniversitar me Kosovën.
Matematika, gjuha shqipe dhe gjuha e huaj do të jenë lëndë më vete. Ndërsa lëndët e tjera do të përmblidhen në një lëndë të vetme të cilat në klasë të shtatë do të ndahen.
Diskutohet kurrikula e re e arsimit parauniversitar
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndërmarrë një nismë për diskutimin e kurrikulës së arsimit bazë me disa mësues dhe pedagogë në disa qytete të vendit. Kjo iniciativë merr shkas nga ndryshimi i strukturës së arsimit parauniversitar e cila kaloi nga sistemi tetë plus katër në atë nëntë plus tre. Kjo formulë ka dy vite që implementohet. Matura e vitit të kaluar ishte e para që zhvilloi mësim me kurrikulën e re të gjimnazit tashmë trevjeçar. Kurrikula e re e arsimit nëntëvjeçar nënkupton një reformë radikale të formimit universitar dhe të trajnimit të mësuesve. Ministri Tafaj shtron problemin e trajnimit të mësuesve, të aftë për të zhvilluar mësim për klasën e nëntë. “Kërkohet që kurrikula si në nivelin e parë dhe të dytë të studimeve në mësuesi, të ofrojë kompetencat kyçe. Të aftësojmë mësuesit e arsimit bazë me objektivin afatgjatë, si mësues që zhvillojnë kurrikulën nga klasa e parë në të gjashtë.” Lidhur me këtë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur një limit kohor për trajnimin e mësuesve që është të paktën tre ditë në vit. “Ky trajnim duhet të ecë sa me shpejt, ndaj universitetet, duhet të shpallin katalogët, grafikun e ditëve të trajnimeve.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply