Ambasadori i Amerikan në Tiranë deklaroi se bashkimi i shqiptarëve mund të rrezikoj integrimit e tyre në strukturat euro-atlantike.
Sipas ambasadorit amerikan, interesi për shqiptarët etnikë prodhon retorika nacionaliste që kthehen në rrezik për integrimin. Arvizu kërkon vetëpërmbajtje pasi përpara janë zgjedhjet.
“Qartazi për njerëzit në Shqipëri ka vërtet interes shumë të madh për mirëqenien e shqiptarëve, qoftë nëse ata jetojnë në Kosovë, Maqedoni, në Preshevë, në Malin e Zi. Por, ana e kundërt e kësaj është se shqiptarët etnikë që jetojnë në këto zona shohin drejt Tiranës, shohin tek qeveria, dhe shohin tek drejtuesit politikë, për drejtim dhe udhëheqje, prandaj është absolutisht kritike që të ndodhë integrimi i Ballkanit Perëndimor, të këtij projekti që ne të gjithë e mbështesim. Në mënyrë që të ketë drejtim pozitiv nga qeveria, por gjithashtu dhe nga drejtues të tjerë. Prandaj është e rëndësishme të mund t’i rezistohet tundimit që të përfshihen në retorikë nacionaliste, veçanërisht në klimën e zgjedhjeve, pasi kjo vetëm shërben se mund të shpërqendrohemi nga qëllime më të rëndësishme, që janë qëllime që të gjithë shqiptarët i bashkëndajnë.”
Pas një takimi që pati me kreun e FRD, Bamir Topi, Arvizu theksoi se pjesë e rëndësishme është dialogu, Prishtinë-Beograd.
“Sikurse e dinë të gjithë SHBA mbështesin të gjithë anëtarësimin në strukturat euro-atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe nga të gjitha pjesët e lëvizshme, ajo që është më kritikja dhe më e rëndësishmja është pjesa e dialogut, Prishtinë-Beograd. Prandaj është e rëndësishme ta mbajmë këtë në lëvizje, në drejtimin pozitiv,” u shpreh diplomati amerikan. (INA)
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply