Këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Rexha ndodhej së bashku me familjen e tij në makinë kur është përfshirë në një aksident të rëndë. Ai po udhëtonte drejt Zvicrës kur makina ka rrëshkitur dhe vetëm barriera në anë të rrugës e ka shpëtuar nga rënia në një lartlësi 100 metra.
Ka qenë vetë këngëtari i cili nëpërmjet një statusi në Facebook ka treguar për ngjarjen e rëndë dhe ka lajmëruar se të gjithë janë mirë familjarisht. Ai nuk ka nguruar të shprehë edhe frikën dhe tmerrin që kanë përjetuar.
Oh zot faleminderit që shpëtova familjen dhe veten! Një aksident pësova sot në mëngjes, rrugës për Zvicër dhe falë Zotit shpëtuam nga një largësi 100 metra, sot kuptova që pasuria, fama nuk është asgjë, oh Zot begatoje atë person që i ka bërë këto barriera se sot sigurt do humbja veten dhe gjithë familjen. Nuk kishte asgjë më të keqe kur 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes, kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zërin e djalit tim te vogël Aliun, që më tha që jam mirë, oh zot faleminderit faleminderit faleminderit, ti je mëshirues mëshirëbërës”.
————————–
Oh zot faleminderit që shpetova familjen dhe vetën! Një aksident pesova sot në mengjes , rrugës për zvicër dhe fal zotit shpetuam nga një largesi 100 metra , sot kuptova qe pasuria, Fama nuk është azgjë, oh Zot begatoje at person qe i ka bër keto bariera se sot sigurt do humbja veten dhe ter familjen
Nuk kishte azgjë me keq kur 3 minuta nuk degjova zerin e familjes , kujtova se i humba ne ujë , por degjova zerin e Djalit tim te vogel Aliun me tha qe jam mir, oh zot faleminderi faleminderit faleminderit , ti je meshirues meshirberës 🙏






Leave a Reply