Ekspertët konsiderojnë që njerëzit me këtë problem në të vërtetë i riprodhojnë fizikisht ëndrrat personale. Studimi i ri i ka analizuar 30 mijë njerëz dhe është përpjekur të zgjidhë enigmën përse disa persona vuajnë nga çrregullimi REM i gjumit. Kanë zbuluar faktorë potencialë të cilët shtojnë rrezikun nga zhvillimi i kësaj gjendjeje të rrallë mjekësore. Shkencëtarët e Universitetit McGill kanë konstatuar që çrregullimi i gjumit është më i shpeshtë te njerëzit me stresin posttraumatik dhe me sëmundjet mendore siç janë depresion dhe anksioziteti. Jo rrallë gjumi i keq mund të jetë rezultat i barnave të caktuara, ndërkaq mund t’u ndodhë njerëzve të cilët përdorin alkool dhe droga. Është më se e sigurt që do të sëmurën meshkujt e moshës së mesme dhe të moshës së vjetër, mirëpo më shpesh nga çrregullimi REM i gjumit vuajnë meshkujt sesa femrat. /Telegrafi/
Leave a Reply