Reshjet e fundit e kanë rritur numrin e aksidentëve. Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lebanë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar. Sipas pamjeve të siguruara, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe ato të Policisë. Ndërkohë, sipas dëshmitarëve rruga është bllokuar, teksa edhe janë krijuar kolona të gjata./Llapi. info


Leave a Reply