Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell për publikun një rubrikë të re me titull: “Historia e diplomacisë shqiptare”. Kjo rubrikë synon t’i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare. Plot 6 milion dokumente të cilat paraqesin dëshmi arkivore mbi ngjarje e figura të caktuara, të cilat lanë gjurmë në politikën e jashtme duke vendosur standarde në rrugëtimin diplomatik të shtetit shqiptar do të publikohen online për të gjithë ata qe janë te interesuar. Kjo rubrikë do të pasurohet çdo javë me informacione dhe dokumente të reja dhe synon të nxisë interesin dhe kuriozitetin publik mbi pasuritë tona arkivore.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Komunitetin Ekonomik Evropian, 20 qershor 1991
Pas paraqitjes së kërkesës nga ana e qeverisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, me Komunitetin Ekonomik Evropian anë të notës së 4 maj 1990, e depozituar me 8 qershor 1990 tek Zëvendëspresidenti i Komisinit Evropian, përgjegjës i marrëdhënieve me jashtë dhe i politikës tregtare dhe bashkëpunimit me vendet e tjera evropiane Eranc Andriesen, filloi puna për lobim diplomatik për mbështetjen e kërkesëssë paraqitur. Nga burime diplomatike autoriteteve shqiptare u ishte bërë e qartë që vendet anëtare të Komunitetit do ta trajtonin kërkesën e qeverisë shqiptare të lidhur edhe me ecurinë e saj në axhendën e antarësimit në KSBE.
Ngjarjet e 2 korrikut 1990, hyrja e strehimi i qytetarëve shqiptare në rezidencat e përfaqësive të huaja diplomatike në Tiranë, kryesisht në katër përfaqësitë e vendeve anëtare të Komunitetit Ekonomik Evropian (Franca, RFGJ, Italia, Greqia), si dhe fakti që disa anëtare te Komunitetit si ishin Anglia apo Irlanda nuk kishin vendosur akoma marrëdhënie diplomatike në Shqipëri do dëshmonin se rruga e Shqipërise drejt një përgjigjeje positive për kërkesën e saj nuk do të ishte e lehte. Me 12 korrik 1990, Parlamenti Evropian miratoi një rezolute të ashpër për Shqipërinë duke reaguar mbi ngjarjet e 2 korrikut, shkaqet dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare. Në rezolutë, Parlamenti Evropian i kërkonte autoriteteve shqiptare “..që të jepnin sa më parë pëlqimin e tyre për vendosjen e një demokracie pluraliste me qëllim që të favorizohen reformat ekonomike tashme të propozuara”, si dhe ftoheshin “..ministrat e jashtëm të mbledhur në kuadrin e bashkëpunimit politik evropian për të bërë ç’është e mundur pranë qeverisë shqiptare në mënyrë që ajo të anagazhohet në zgjidhjen paqësore të krizës së tanishme..”.
Ne takimin e 17 korrikut 1990 të MPJ të TPE-së u diskutua gjendja në Shqipëri dhe kërkesa e saj për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Mbledhja vendosi dërgimin në Shqipëri të përfaqësuesve të Komisionit Politik . Një “trojke” e tillë ishte dërguar më pare edhe në Rumani. Me 15 shtator qeveria shqiptare u deklarua për pranimin e dokumenteve të KSBE dhe angazhimin e saj për zbatimin e tyre, Në 20 shtator 1990 mbërrin në Tirane për një vizitë disaorëshe delegacioni i Trojkes së TPE, i përbërë nga tre drejtorë politikë, përfaqësues të Italisë, Irlandës dhe Luksenburgut, të shoqeruar nga 6 ekspertë të tjerë të Komisionit Politik të TPE si dhe nga sekretariati.Gjithsej 10 veta. Trojka kishte mbërritur në Shqipëri për të parë konkretisht situatën në vend, kryesisht të drejtat e njeriut, të denuarit politikë në Shqipëri, e për të mbledhur fakte që tia raportonin ministrave të jashtem të KEE. Ata zhvilluan takime në MPJ dhe një takim të shkurtër me këshilltarin politik të Presidentit të Republikës. Pasi vunë në dukje ndryshimet që po ndërmerreshin në demokratizimin e jetës në vend dhe hapjen e Shqipërisë me Perendimin, marrja e statusit të vëzhgueses ne KSBE, theksuan se ngjajrjet e korrikut 1990 tregonin se këto ndryshime nuk ishin të mjaftueshme, dhe se duhej një progres më i shpejtë në demokratizimin e jetës së vendit. Perfaqesuesit e KEE ftuan ekspertë nga Shqipëria të vizitonin Brukselin për të diskutuar për mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike, financiare e tregtare. U shprehën se vendosja e marrëdhënieve diplomatike nuk ishte një “çështje formale”, por do lidhej me aspektet politike dhe kërkesat aktuale të procesit të Helsinkit.
Me 21 nentor 1990 MPJ Malile zhvilloi nje takim ne Paris me Delors, kryetar i Komitetit Ekzekutiv te KE lidhur me vendosjen e marredhënieve diplomatike. Delors u shpreh se kjo kekrese ishte kompetence e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, por ai do të interesohej që çështja të trajtohej në një nga mbledhjet e afërta të këtij Këshilli,
Shqiperia kishte marrëveshje bashkëpunimi ekonomik, industrial e teknik me RFGJ, Francen dhe Italinë. Nga ana tjeter në gjysmën e dyte të vitit 1990 ishin miratuar dekrete mbi ndërmarrjet e përbashkëta dhe sigurimin e investimeve te huaja per ekonomin e vendit. Italia kishte kryesine e Këshillit të Ministrave për periudhen korrik-dhjetor 1990. Me 11-17 dhjetor 1990, viziton Shqipërine eurodeputeti italian Aleksander Langer, anëtar i Komisionit të Punëve Politike të Parlamentit Evropian. Vizita kishte për qëllim njohjen e gjendjes politike në vend, proceset demokratizuese, dhe të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërise dhe Komunitetit Evropian, si dhe ndryshimet në strukturen ekonomike në Shqiperi. Ai u shoqerua nga znj. Martine Chariot-Schneider, administratore e pergjithshme e çështjeve politike dhe institucionale të Parlamentit Evropian, dhe studiuesi Michele Colofato. Agjenda e tyre e takimeve ishte shumë e gjërë, në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit, me përfaqësues të shtetit, por edhe me komisionin nismëtar për krijimin e Partise Demokratike, me përfaqësues të klerit, studente e punëtorë. Në përfundim të vizitës Langer u shpreh me optimizëm për miratimin e një rezolute pozitive për Shqipërinë në dy muajt e ardhshëm nga Parlamenti Evropian në mbështetje të proceseve demokratizuese të pakthyeshme në të cilat kishte hyrë Shqipëria. Kjo rezolute do i hapte rrugë edhe vendosjes së marredhënieve diplomatike me KEE. Langer këmbenguli tek pluralizmi edhe i shtypit dhe medias, te cilat duhej të trajtonin njësoj të gjithë subjektet politike në vend.
Në fakt Komisioni Politik i Parlamentit Evbropian hartoi, miratoi dhe paraqiti per miratim Parlamentit Evropian projektrezoluten për Shqipërine dhe marrëdhëniet e saj me Komunitetin Evropian, me shpejt me 15 janar 1991. Me 21 shkurt 1991, Parlamenti Evropian nembledhje miratoi projektrezoluten e paraqitur.
Në resolute përmendej që Parlamenti Evropian njihte origjinalitetin e pozitës së Shqipërisë në planin politik dhe diplomatik, duke parashikuar eventualitetin e një evolucioni në Shqiperi. Ajo vazhdonte se “…I bindur se zhvillimi i këtyre marrëdhënieve (KEE-Shqiperi) në një rajon veçanarisht të ndjeshëm dhe që paraqet një interes direkt për Komunitetin do të jetë në të mirë te dy palëve dhe kontribuon për stabilizimin e situates në këte rajon të Ballkanit..”, Parlamenti vlerësoi se ishin krijuar kushtet e nevojshme për përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis KEE dhe Shqiperise. Komisioni Politik ftoi qeveritë e vendeve pjesëmarrëse në KSBE të pranonin kerkesën e Shqipërise për aderim në Konference..
Në 21 janar 1991, MPJ Malile në ndjekie të propozimeve të Trojkes, informoi Presidentin e Komisionit Ekzekutiv te Komunitetit Evropian, Delors, se qeveria shqiptare synonte të dërgonte në Bruksel një mision te vogël të dy ose tre personave për të hyrë në kontakt me shërbimet e Komisionit, për tu njohur me aktivitetin, mekanizmat dhe format e mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërise dhe Komunitetit Evropian. Me 18 shkurt 1991 delegacioni i MPJ, i kryesuar nga drejtori i Bashkepunimit Shumepalësh në MPJ, zhvilloi bisedime në Bruksel me delgacionin e Komisionit të Komunitetit Evropian, i kryesuar nga drejtori për marrëdhenie me vendet e Evropës Lindore e Qendrore si dhe problemet e KSBE-se. Gjate bisedimeve u diskutua per modalitetet e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike si dhe format e bashkëpunimit midis Shqiperise dhe TPE në fushen ekonomike, tregtare, menyrat për fillimin e konkretizimit të marrëdhënieve etj.
Me 20 shkurt 1991, MPJ i dërgon një note tjetër verbale Kryetarit të Komisionit të Komunitetit Evropian, Jacques Delors, ku paraqet edhe njëhere dëshirën e Shqipërisë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Në 11 mars Drejtori i Përgjithshem i Marrëdhënieve me jashtë te KEE shprehet se kërkesa e Shqipërise do të shqyrtohej sa më parë që të ishte e mundur.Në mars 1991 u zhvilluan edhe zgjedhjet e para pluraliste në Shqiperi.
Me 20 qershor, një ditë pas përgjigjes pozitive që dha KSBE, Drejtoria e Përgjithshme e marrëdhënieve me jashtë e Komisionit të Komunitetit Evropian njoftoi MPJ e Shqiperise se “..Komisioni dhe Këshilli i Komunitetit Evropian i kishin dhënë një zgjidhje të favorshme kërkesës së qeverisë së Republikës së Shqipërisë për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Komunitetin Evropian..”.Ata kërkonin të njoftoheshin për kryetarin e Misionit që Qeveria shqiptare do të propozonte për të akredituar pranë Komunitetit Evropian. 20 qershori u shpall si data e vendosjes së marredhënieve diplomatike të Shqipërise me KEE. Në korrik 1991, MPJ dhe Ministria e Lidhjeve Ekonomike me Jashte filluan të ngrenë sektorë apo berthamat e posaçme për marrëdhëniet me KEE. Në shtator 1991 dergohet në Bruksel si shef Misioni i te Republikes se SHqiperise prane KEE Petraq Pojani, drejtor i Bashkepunimit Shumëpalësh ne MPJ, i cili i dorëzi kredecencialet Presidentit të Komisionit në janar 1992. Me 16 janar 1992 mbërrin në Shqipëri Antonio Marchini Camia, si i derguar i përkohshëm i KEE-se në Shqipëri. Ai kishte edhe funksionet e këshilltarit të lartë pranë qeverisë shqiptare e koordinator për problemet ekonomike midis Shqiperise dhe KEE.
Tashme ishte hapur rruga për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me TPE dhe konkretizimin e zbatimin e tyre.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Komunitetin Ekonomik Evropian, 20 qershor 1991


Leave a Reply