Në Tepelenë dimri ishte i ftohtë, të ftohtit ndihej edhe më shumë në kampin e internimit ku mungonte ngrohja, ushqimi etj. Gazermat I kishte mbuluar heshtja nga të ftohtit , të gjithë rrinin të mbuluar me jorganë apo velenxa. Dëgjoheshin bisedat që bënin me zë të ulët, ku i thonin njeri tjetrit: ne kete vakt prisnim thiun, e skuqnim mish dhe piqnim gështenja gjithë natën afër zjarrit e duke luajtur kapuça ? Tjetra familje thoshte se a të kujtohet që në dimer loznim letra hanim pastërma e byrek me mish? Kur mbaronte tregimi i ngrënjes, i thonin me buzë në gaz njeri tjetrit: aaa… kemi hangër mirë sot, shyqyr jena ngopë në andër për të tanë javën, kujtoheshin e pyesnin? A mos ka ra canga me marrë gjellën e kazanit? Përsëri futnin kokën nën jorgan duke mbajtë veshët gati për të dëgjuar çangën. Eh ,ska më fatkeqësi se në mjerim të kujtosh kohën e lumtur. Lëvizjet në dimër jashtë gazermave në oborr, ishin të pakta, zhurmë bënin vetëm ata që niseshin për në punë në mal për të prerë dru për degën e punëve të brendëshme e për komandën e kampit. Vargu i djemve , vajzave, grave të veshur keq, ndonëse rridhnin nga familjet e pasura e fisnike që ishin marrë dhunshëm duke i degdisur në kampet e internimit, pa i lejuar për të marrë asgjë përveç rrobave të trupit që kishin vite pa i ndërruar, tërhiqnin këmbët me zor për t ju ngjitur malit nën shoqërinë e policëve. Jo rrallë i zinte shiu e ato me barrën e druve në kurriz e me rrobat gjithë arna që ishin ngjitur mbas trupit nga shiu ktheheshin në kamp pa pasë mundësinë për tu ngrohur, ashtu me rrobat e lagura shtriheshin në krevatët e dërrasës për të pushuar, pas pak çlodhjeje ngriheshin duke vendosur çarçafin si perde, mundoheshin të ndrroheshin, hiqnin pantallonat apo fustanet e bërë qull, të lodhura nga puna shtriheshin përsëri në krevat ku i rrëmbente gjumi, ndërsa nënat merrnin rrobat e lagura i shtrydhnin e i ndernin për tu tharë, që ti kenë gati për të nesërmen në punë. Të keq ushqyera të lodhura i gjente përsëri e nesërmja ku bilbili i kapterit i bënte zgjimin e i lajmëronte për punë. Hapej dera e kampit prej komandës e me ndonjë kore të thatë buke në dorë që ja kishin ruajtur nënat e tyre, duke pyetur njëra tjetrën: a tu thanë rrobat ? Ato merrnin rrugën përpjetë për të ngjitur malin, ashtu të lodhura fillonin mbledhjen e druve duke i stivosur e bërë gati për në kurrizin që ishte bërë plagë. Kishte raste që drutë i rrëshqisnin nga mali për të mos i mbajtur në kurriz, por edhe nga pa fuqija, drutë binin në lumë e detyroheshin të futeshin në ujë për ti marrë duke u dridhë nga të ftohtit, ngarkonin drutë në krah dhe i drejtoheshin kampit për ti shkarkuar në komandën e policisë.
Oborri ishte i qetë, vetëm tymi i një zjarri të ndezur nga një zonjë e kampit që kishte vendosë kazanin për të larë rrobat e shoqëronte zbrabtësirën e oborrit.
Dera e gazermës u hap duke u shoqëruar me krisëm, xha Aleko e mbylli përsëri duke e shtyrë me të dy duart , po dridhej nga të ftohtit, në mes të pantallonave të lidhura me ushkur dallohej gaveta që merrte gjellën. Xha Alekoja filloi të eci anës gazermës, këmbët nuk i komandonte mirë, ecte duke u mbështetur nga njëherë me dorë në murin e gazermës. Mehmeti një djalë rreth 14 vjeç që kishte dalë më herët nga puna e pa xha Alekon e ju afrua, ai mbështeti dy duart në mur e nuk mundi të qëndrojë në këmbë e u ul në tokë. Mehmeti e pyeti mos je sëmurë?
-Jo more bir por kam uri, s’kam fuqi, s’kam ngrënë që dje, Mehmeti nxorri nga pantallonat një gjysëm lakre që e kishte marrë fshehurazi në bahçen e policisë, të cilët nga të ftohtit nuk dilin jashtë por rrinin pranë zjarrit duke u ngrohur. Ai kishte kaluar telat pa u vënë re nga komanda. Mehmeti i zgjati lakrën, xha Alekos i shndritën pak sytë kur e mori në dorë, filloi ti ngulë dhëmbët megjithëse shumicën ja kishin thyer në hetuesi për ti marrë florijte, mbasi e mbaroi lakrën së ngrëni pyeti Mehmetin me gjysëm zeri ?
– A e ke dëgjuar çangën? A ka rënë për të marrë gjellën e kazanit?
Jo, xha Aleko është shpejt, nuk ka vajtë ora, kur shkon ora 12 polici i bije çangës. Xha Aleko fshiu buzët me dorë e bashkë me Mehmetin ju drejtuan gazermës. -Më shpëtove more bir se po më binte të fikët, sapo ju afruan derës dëgjojnë tingullin e çangës që lajmëronte të internuarit e kampit ti afroheshin kazanëve për të marrë gjellën. Përballë kazanëve qëndronte guzhinjeri dhe marshall Tomi me listën në dorë që thërriste emrat. Njerzit filluan ti drejtohen kazanëve me nxitim dikush me nallane, dikush me sandale të sajuara, dikush kishte hedhur në kokë një batanije me tasa në dorë e gaveta pyesnin: cfarë kemi sot?
-Lëng groshe thoshte ai që kishte marrë i pari. Rrjeshti ishte i gjatë të gjithë lëviznin nga të ftohtit, sapo merrte lëngun e groshës kishte nga ata që e kthenin si ujë , të tjerët me tasa në dorë me lëngun e groshës niseshin për tek gazerma ku prisnin fëmijët e uritur për të shuar urinë. Nënat e shkreta kishin tharë koret e bukës e i nxirrnin nga çantat e jau bënin përshesh. Për fat të keq kishte dhe nga ata që i kishte mposhtë urija dhe kërkonin nëpër gavetë se mos gjenin ndonjë kokërr groshe, apo futeshin në rrjesht për së dyti për të mbushur tasin me lëng. Marshalli I shtynte duke I bërtitur:
-Prit sa të marrin të gjithë , nëse tepron atëhere eja mbushe tasin: thoshte ai duke zgërdhirë dhëmbët.
Ai dhe shokët e tij ishin shkaktarët e kësaj tragjedie mbi njerëz krejtësisht të pa fajshëm.
Shkruar nga Simon Mirakaj
Burimi – Facebook


Leave a Reply