Nga Arkiva
Nga Bashkim Koçi
Nuk di pse më janë ngulitur në mendje fjalët e “Heroit të Popullit” Riza Cerova, të hedhura në një copë kartë, të cilën ia nisi dorazi familjes përpara se të jepte shpirt nga plumbat që mori në pritën e organizuar nga shërbëtorët e antidemokratit, “vrasësit me pagesë” Ahmet Zogu. Po i sjell për t’i bërë të njohura për lexuesin edhe pse ajo letër-amanet zë vend në tre libra-monografi të shkruar nga bashkëluftëtari i tij Mane Nishova dhe dy intelektualë skraparas, Luman Caka e Syrja Laze. Po i sjell sepse në ato pak fjalë të njëzemre të coptuar, të nxjerra nga një luftëtar i jashtëzakonshëm si Riza Cerova në çastet kur po jepte frymën e fundit, çdo shqiptar i ndershëm mund dhe duhet të mësojë çdo të thotë të jesh një Tomas Mor shqiptar, çdo të thotë tësakrifikohesh për një ideal të madh, çdo të thotë të japësh jetën për drejtësi dhe barazi njerëzore. Dhe ja ç’shkruan ai, cili është amaneti i fundit, fjalët që të krredhin në botën e magjishme morale, por edhe aq hyjnore të njerëzimit:“E dashura nënë, grua dhe fëmijë! Më falni që po u lë rrugëve. Për mua keq të mos u vijë dhe mos rrini kokëvarur e të turpëruar se unë për Shqipëri luftova, për popullin fukara… U puth me mall, Riza Cerova”.
M’u desh të kërkoja, të shfletoja libra e monografi për të gjetur ndonjë “të ngjashëm” me Riza Cerovën dhe, për çka më dolën përpara në listat e heronjëve që kanë dhënë jetën për çështje të madhore, për liri, pavarsi e drejtësi shoqërore, ata janë shumë. Por, për të mbajtur pak “anësi” dhe për të përgjithësuar veprën martire të këtyre heronjve të pashembullt, po veçoj “Heroinën e Popullit” Bule Naipi, e cila e dha jetën në luftë për çlirimin e atdheut nga nazifashistët.Edhe ajo ka lënë një letër-amanet e ngjashme si dy pika uji me atë të Riza Cerovës. Ja letra e Bule Naipit:“E dashur nënë! Sot bija jote u dënua me vdekje nga kriminelët ballisto-gjermanë.Po të lë lamtumirën e fundit, ma bëj hallall gjirin që më ke dhënë. Në mesnatë, litari do të kepusë fillin e jetës sime. Qëndro e fortë! Duaje dhe mbroje fort çdo vajzë shqiptare, ashtu siç më doje dhe mua.Dita e çlirimit është e afërt. Partizanët do ta ma marrin hakun. Fitorja është e jona.”
Sigurisht, pasi ke lexuar këto dy letra të shkruara nga dy Heronj, të cilët kanë guxuar t’i japin vetes forcënë kushte tmerrësisht të frikëshme për jetën, njëri përpara plumbit dhe tjetra përpara lirtarit, një mendje e ftohtë gjykon të të thotë se kemi të bëjmë me fuqi hyjnore të moralit njerëzor, që parathonëe ndjellin përmbysje të mëdha.
Por le të qëndrojmë tek Heroi ynë, tek luftëtari skraparas Riza Cerova, i cili për aq sa jetoi,vetëm 39 vjet, përbën një shembull tërrallë, nëmos të pashembullt sesi e trajoi rrugën, të gjithë veprimtarinë e tij revolicionare, për çështjen kombëtare dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Ai në tërësinë e jetës së tij përbën njeriun e një formati të veçantë, të njeriut që guxonte të bënte atë që i ka hije një burri, i cili i dha fund jetës në mënyrën më të frikshme për një Shqipëri Demokratike.
Duhet të jesh diçka para se të bëhesh dikush. Riza Cerova u bë ai që u bë edhe sepse u mëkua që në vegjëli, u ushqye bashkë me qumështin e nënës me ndjenjën e njeriut të fortë, të lidhur ngushtë me problemet që shtroheshin për t’u zgjidhur në hapsirat shqiptare.Sepse thuhet që koha ideale për të filluar formimin e karakterit të një fëmije, është njëqind vjet para lindjes së tij. Që do të thotë se të parët e tij, brez pas brezi, nuk kishin pushuar kurrë, nuk ishin ndjerë qoftë edhe një herë borxhlinj ndaj vendit, ndaj atdheut. Aty e ka zanafillën, pikënisjen, formimi i karakterit revolucionar të Riza Cerovës. Ai vërtet u lind më 28 Janar të vitit 1896 nga dy prindër të thjeshtë, Musa e Kade Cerova, por zjarri e flakërima e çështjes kombëtare në ato vatra kishte vite e dekada që kishte gjetur strehë për t’u rritur mot pas moti. Rizai e filloi jetën si pjesëdhe prijës i popullit fukara, pa asnjë lloj komoditeti, nëse do të konsideronim të tillë qoftëedhe “përkëdhelitë” e prindërve.Ai i hodhi hapat e para këmbëzbathur, duke bredhur arave dhe korijeve të fshatit, duke luajtur me këlyshë e shqerra si të gjithë vërsnikët e tij. Ndërkoh, ky mjedis i varfër ekonomikisht, por të tejngopur mjaftueshëm me atdhedashuri e patriotizëm, e poqi, e bëri burrë shumë herët Riza Cerovën. Ishte vetëm shtatë vjeç, ku bashkë me të vëllanë, Aliun, të ndiqte baba Musanë në rrugët e Stambollit, atje ku çështja shqiptare ishte kruefjala e ditës.
Një njeri i mësuar, i edukuar e i ditur,është gjithkund i gatshëm për t’i bërë ballë së keqes apo të jetë i gatshëm e i vetdishëm për të qëndruar në çdo situatë që mund të të krijohet në krah të progresit. Për të atin e Riza Cerovës, Musain, shkollimi konsiderohej pasuri më vete. Ishte kjo bindje e patudëshme që ai, sapo u kthye në Shqipëri, në vitin 1910, të sakrifikonte nga ana ekonomike për ta dërguar Rizanë që të mund të vazhdonte shkollën shqipe në Korçë e më pas në Berat. Në këtë plan, pra të shkollimit, Riza Cerova paskësh qënë me fat sepse patriotët beratas më 1908 hapën shkollën shqipe, të drejtuar nga patrioti emërmadh Babë Dudë Karbunara. Burrëria fitohet nga dita në ditë, duke luftuar me vështirësitë që t’i sjell jeta. Edhe Riza Cerova, nëse vëzhgohen çapat e tij mot pas moti, nuk është e vështirë të arrish në përfundimin se ai e filloi veprimtarinë revolucionare bashkë me rritjen e shtatit, bashkë me ëndërrimet për t’u ngjarë“Kaçakëve të Maleve” për të cilët kish dëgjuar pranë vatrës familjare apo në ata pak libra që kish lexuar nga veprimtaria e patriotve më me zë të kohës. Luftëtarët skraparas si Sulejman Spathara, Tajar Vëndresha, Abedin Prishta, të cilët ishin rrahur “me vaj e me uthull” nëpër luftra, Rizanë e trajtonin si “të voglin e Çetës”, kua ai u bë pjesë e saj, duke i ngarkuar me detyra që “donin njeri kishte kalem, të shkolluar”. Por ai ishte mjeshtër jo vetëm “t’ja thoshte kalemit”, por të përdorte edhe pushkën. Ishte vetëm 16 vjeç kur Rizai, së bashku me vëlla Alinë, të merrte pjesë në formacionet vullnetare të Skraparit kundër andartëve grekë në luftimet e Qafës së Martës, Kokojkës së Frashërit, Qafës së Kazanit, në luftimet e Taroninës e deri në Tëndën e Qypit e atë të Sofiut. Në këto luftime Rizai u plagos dhe plagët që mori do t’i quante “pagëzimi i parë i luftës”.
Sigurisht që heronjtë janë njerëz si të gjithë të tjerët, por ata veçohen si të tillë sepse bëjnë gjënë e duhur në kohën e duhur për interesa të mëdha. Jo për vete, por për vendin, për çështje me peshë eqë lidhen me ekzistencën e atdheut. Ashtu si rrezikuan shumë patriot skraparas në luftë me pushtuesin fqinj të ’14-ës e që Ismail Qemali do t’i përgëzonte disa herësi “dragonj të vërtetë”.
Të jesh guximtar do të thotë të jesh trim, do të thotë të mos njohësh frikën kur gjëja që mer përsipër të bën të rrezikon jetën. Nga ky këndvështrim Riza Cerova shfaqej i vërtetë, duke mos bërë asnjë “pazar”, asnjë kompromis me ndërgjegjen e tij. Po sjellim një fakt, sa domethënës po aq edhe të rrallë, i cili dëshmon se ky patriot dhe atdhetar i vendosur ka qënë “i gatuar”shumë herët me ndjenjën eluftëtarit“profesionist”. Në vitin 1919 në fshatin Zaloshnjë, nisur edhe nga rrethanat që i kanoseshin vëndit nga lakmitarë të shumtë pushtues, u krijua Komiteti i Shpëtimit Kombëtar i Skraparit nën komandën Hysen Zaloshnjës. Antarë të këtij Komiteti ishin kapedanë si Maliq Vlusha, Ali Koprëncka, Servet Zaloshnja, Sinan Ylli, Pasho Hysi e Avni Kapinova. Por midis tyre qëndronte edhe djaloshi 23 vjeçar Riza Cerova. Pra Riza Cerova e meritonte të bëhej pjesë e komandës të këtij kalibri dhe të fitonte besimin e personaliteteve të sprovuar në luftra të ndryshme kurai i kishte ende “buzët me qumësht”. E thënë mdryshe, ai për përvojën dhe pjekurinë që kish treguar në rrethana të vështira që kalonte vendi, meritonte vlerësim në radhët e bashkëluftëtarëve, meritonte besim sepse tregonte gatishmëri të palëkundur për t’u hedhur në zjarr për të vërtetën.
Riza Cerova rritej bashkë me formimin e tij si revolucionar. Në këtë udhëtim ai nuk bëri kurrë zgjedhje, pra të vihej në mëdyshje për çështje rrugësh, të shkonte këtej apo andej. Ishte fare i ri e shumëçka mund të ngjante.Jo. Ai mendonte e përkushtohej me shpirt vetëm për atëqë kish dëshiruar e ëndërruar të bëhej. Dhe është kjo filozofi e tij, ky përbetim guximtari që në janar të vitit 1920 të vihej në krye të 300 vullnetarëve nga Skrapari për të mbrojtur zhvillimin e punimeve të Kongresit të Lushnjës. Si gjithmonë, edhe në këto situata të vështira e provëdhënëse, ai u çfaq “trim i mirë me shokë shumë”. Kishte përpara kapedanë si Ali Koprëncka, Muço Kapinova, Servet Zaloshnja e Nuri Vlusha.Në këtë kënd shikimi Riza Cerova asnjëherë nuk doli nga rrjeshti. Ai, për aq sa tregohej trim dhe i fortë, guximtar dhe i sakrifikuar, meritonte të respektohej nga të gjithë, komandantë e luftëtarë të thjeshtë. Në të gjitha luftimet. Sepse ai, për aq sanjihej si njeri i aksionit, pati fatin “nga lufta të vinte e në luftë të shkonte”. Në janar u gjënd në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes, në qershor, me qinra luftëtarë të tjerë skraparas, u gjend në Vlorë për të luftuar e çliruar Vlorën nga pushtuesit italianë.Dhe luftëtari Riza ndiqte luftrat njëra pas tjetrës.Po kundër italianve udhëhoqi luftimet në Përmet, Leskovik, e Tepelenë.
Për një revolucionar si Riza Cerova jeta është gjithmonë “në pritje” për të gjetur kohën e përshtatshme për tëvepruar. Për të vepruar e kontribuar për atë çka atij i dhimbte zemra, për shfrytëzimin dhe padrejtësitë që i bëheshin popullit të thjeshtë. Ishte koha që në Shqipëri vepronin dy forca të kundërta: reaksionarët, që përfaqësoheshin nga Ahmet Zogu, Vërlacët, Vrionasit, etj. dhe forcat përparimtare demokratike, midis të cilëve shquheshin Fan Noli, Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi etj. Riza Cerova qëndroi dhe luftoi pa asnjë lëkundje në krah të fanolistëve. Në Elbasan, Mirditë e Dibër ai u përfshi drejtëpërdrejt kundër bejlerëve që vepronin në dëm të atdheut. Një gazetë e kohës, “Drita e Atdheut”, e pasqyronte këtë të vërtetë me këto rrdhë mbresëlënëse: “Për këtë energji të pashëmbullt dhe për këtë sukses të famshëm që meriton çdo lavdërim dhe mburrje, përgëzojmë trimin e ri, kapitenin Riza Cerova.”
Ky luftëtar dhe revolucionar me bindje të palëkundura dhe i pozicionuar në krah të vegjëlisë, ndjehej,në çdo situatë që kalonte vendi, borxhli ndaj shtresës që përfaqësonte. Edhe pse gëzonte gradën e një ushtaraku të lartë, ai mbeti i “pagjumë” kur bëhej fjalë për ndryshim, kur merte vesh apo binte në kontakt me forca progresiste. Ishte viti 1923 kur ai u antarësua në Shoqatën “Bashkimi”, duke e bërë betimin në seksionin për Tiranën dhe në prezencë të Avni Rustemit.
Lotët bien kur zemra nuk mund të mbajnë dot më dhimbjen. Riza Cerova i përjetoi keq, i çahejzemra kur merte vesh eleminimin fizik të bashkëluftëtarëve të tij, të personaliteteve të mëdhenj, ashtu siç ndodhi me vrasjen e Avni Rustemit më 22 Prill të vitit 1924.Po sjellim një fakt historik.Kur Avni Rustemi mori lajmin të kthehej “me urgjencë” në Tiranë ishte bashkë me Riza Cerovën. Ky i fundit, pra Rizai, i ishte lutur që të mos shkonte sepse kish dyshuar shumë tek thirrja “me urgjencë”. Dhe ndodhi ajo që ndodhi, Avni Rustemin e vranë.“Fatkeqësia juaj dhe jona na përfshiu Heroin, në altarin e lartë, pranë Kastriotit e Qemalit, dot’i shkruanin prindërve të Avniut, Riza Cerova, Ahmet Lepenica e Halim Xhelo. Bashkë me juve, djalëria vlonjate humbet dhe vajton birin e vlefshëm të Atdheut”.
Riza Cerova është konsideruar si një ndër patriotët që nuk bënte asgjë që të ishte në kundërshtim me të vërtetën. Ky karakter i palëkunur dhe forca për të qëndruar sa më afër halleve të popullit bëri që ai, pas vrasjes së Avni Rustemit, të ndërpriste të gjitha marrëdhëniet me qeverinë zogiste. Dhe u hodh në veprimtari konkrete. Ishte koha dhe momenti i përfshirjes së tij si organizator dhe si protagonist kryesor për veprime konkrete sepse ishte në vigjilje të Revolucionit Demokratik të Qershorit, të udhëhequr nga Fan Noli. Sigurisht, tashmë kishim një Riza me plot përvojë, i cili të kaluarën e konsideronte mësim për çka ishin duke përgatitur dhe si udhëzues të së ardhmes. Kontributi i tij dhe i një numri të madh skraparlinjsh, të luftëtarëve antizogistë si Muço Kapinova, Pasho Hysi, Riza Vala, Sulejman Qafa, Sinan Leshnja, Nuri Vlusha e Sinan Leshnja, mbetet pa as më të voglin dyshim “gur i rëndë” në themelet e kështjellës që përfaqëson rrugën e Shqipërisë për progres. Siç dihet edhe nga historia, Revolucioni dështoi, por për çka bëri revolucionari skraparas mbeti si diçka madhore, aq sa Fan Noli në librin e tij autobiografik, 35 vjet pas kësaj ngjarjeje, Riza Cerovën e radhit të katërtin për vlerësimet si luftëtar e patriot. Ndoshta nuk është vendi për të nxjerrë shkaqet e humbjes dhe përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit, por të bën përshtypje analiza e Riza Cerovës të botuar në gazetën “Bashkimi” në shtator të vitit 1924. “Me përmbysjen e regjimit feudal disa mbetën të pakënaqur. Këta, kur panë formimin e një qeverie demokratike, u vrenjtën nga fytyra e lëshuan buzët….Këta lloj njerëzish sado që s’guxojnë tëgoditin qeverinë drejt për së drejti por në mënyrë dhelparake e tërthorazi po përpiqen sa mundin ta deskrititojnë.”Pra Riza Cerova nuk ishte vetëm një organizator i zoti ushtarak, por edhe ideolog, intelektual që e bënte analizën me këmbë në tokë.
Çdo histori, sidomos ato që kanë të bëjnë me synime të mëdha, ka uljet dhe ngritjet e saj. Dështimin e Revolucionit të Qershorit dhe rënien e qeverisë së Fan Nolit, Riza Cerova e përjetoi keq, por kurrë nuk u përul apo të dëshpërohej deri aty sa të tërhiqej nga rruga që kish nisur. Përdjekja për ta kapur dhe izoluar si person i rrezikshëm e detyruan që më 28 të muajit shkurt të vitit 1925 të largohej jashtë vendit, për në Greqi. Rizai zgjodhi si vendqëndrim Selanikun sepse, ngaqë aty kishte kryer shkollën, e njihte shumë mirë qytetin. Por edhe sepse aty kishte shumë emigrant politikëe që për shumë vite ata do të ishin mbështetje e fuqishme për të vijuar pandërprerë aksionin politik. Ka fakte e të dhëna të shumta që tregojnë sesa dhe si i përjetonte ky njeri i vegjëlisë jetën plot vuajtje të njerëzve të thjeshtë, përndjekjet dhe eleminimet që u bëheshin patriotve të vërtetë dhe pamundësinë për të ndihmuar bashkëkombasit e tij për t’i shpëtuar, siç i quante ai, “kalbësira të mbetur prej shekujsh”.
Riza Cerova ishte njeri me ide dhe vizion.Ai luftonte dhe kishte përqafuar porositë e rilindasve “me pushke e penë për mëmëdhenë!” Ndoshta ishte mëmëdhetari më i komplrtuar, më i përpiekuri për t’i bërë problemet që kish vendi publike nëpërmjet gazetave të kohës. Mua, shkruesin e këtyre radhëve, më ka lënë gojëhapur ky fakt: Më 15 mars 1923 ai botoi një artikull në gazetën “Politika” ku shkruante: “Vëllezër! Evropa nuk dëshiron të shoh një Shqipëri të lulëzuar në kufijtë etnikë të saj. Mblidhni mendjen se themelet e Shqipërisë do t’i vëmë vet”.
Disa prej organeve që u shpalosën idetë e tij janë gazeta “Kuvendi” (Itali), “Drita” (Gjirokastër), “Populli”, “Federacioni Ballkanik” (Austri),“Republika”(SHBA), “Shqipëria e Re” (Rumani), “Liria Kombëtare” (Zvicër), “Idealisti” (SHBA) etj. Për të krijuar lidhje e bashkëpunim, për t’u formuar intelektualisht e për t’u njohur me drejtues e njerëz me përvojë Riza Cerova, ndoshta ndër të rrallët, i ra botës rrotull. Ashtu siç thotë edhe kënga “Gjezdise Evropën për 12 vjet”, ai përveç Greqisë shkoi në Belgjikë, Gjermani, Austri, Bullgari, Rumani, Iran, Pakistan, Arabi, Rusi e madje edhe ne Kinë e Indi.
Në vendin e tij, në Shqipëri, Riza Cerova u kthye më 6 prill të vitit 1935.Për kryengritjen që përgatitej të fillonte për të përmbysur regjimin e Zogut, e informoi Ali Kelmendi porsa ai mbriti në Qytetin e Korçës.Por Rizai ishte Riza dhe si i tillë ai ndiqej në çdo lëvizje, në çdo hap që hidhte.Janë të shumtë njoftimet dhe telegramet me të cilët bëhej komunikim sekret për të shmangur çdo “prapësi” që mund të kryente Riza Cerova kundër pashallarëve sundues.E thirri edhe ministri i Brëndshëm Musa Juka i cili, në emër të Naltnadhnisë, i premtoi një shumë të konsiderueshme të hollash dhe se “ishte emrue major i ushtrisë”. E di si iu përgjegj kësaj ftese Riza Cerova? “Unë kam ardhur në familjen time dhe gradën e oficerit e kamlënë në Shkallën e Tujanit.” Ai i Përmendi “Shkallët e Tujanit” sepse kur Ahmet Zogu erdhi nga jashtë për tëmarrë Tiranën, ndërsa në fuqi ishte qeveria e Fan Nolit, Riza Cerova i zuri pritën dhe e priti aty, pra në Shkallën e Tujanit.
Më pas ky luftëtar i paepur u bë shpirti dhe zemra e Kryengritjes së Fierit e cila, siç edhe dihet, u shtyp me dhunë e më gjak nga regjimi. Nga çka ndodhi, Riza Cerovën e mbërtheu dëshpërimi.Atij iu arrestuan, iu burgosën, iu dënuan me shumë vite burg bashkëluftëtarët e tij më të ngushtë.Për fat tëkeq reprezaljeve nuk do t’u shpëtonte dot as ai vetë. Bashkë me shtatë shokë do të kapërcente Qafën e Kulmakut, fshatin Zaloshnjë, malin e Koshnicës, Oparin dhe me këmbë të enjtura nga rruga e gjatë, zunë tëqëndronin për të kaluar natën në një pyll në afërsi të Porgardecit e që të nesërmen të mbërrinin në Greqi. Por kalbësirat e regjimit, siç i quante ai, e ndoqën këmba këmbës dhe, pa u gdhirë 24 Gushti, e vranë nëmënyrën e tyre, tradhëtisht dhe mizorisht. Përpara se të jepte shpirt ai mundi t’i shkruante familjes një copë letër, përmbajtjen e të cilës e vendosëm në fillim të këtij shkrimi. Ai tashmëështë vlerësuar me titullin e lartë “Hero i Popullit”, ndërsa emrin e tij e mbajti një batalion ushtarak gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, e mban një rrugë në Tiranë si dhe Sheshi dhe Pallati i Kulturës në Çorovodë ku në një mjedis të dukshëm qëndron edhe busti i tij.
gazetadita.al


Leave a Reply