Protestuesit me jelekë të verdhë po bllokojnë dhjetëra pika të trafikut në Francë, edhe pse lëvizja e reformës ekonomike duket se e ka humbur vrullin në fundjavën e pestë të demonstratave.
Disa francezë vazhduan të dielën të protestojnë megjithë një thirrje nga ministri i brendshëm Christophe Castaner për të liruar rrugët.
Demonstrators run away through tear gas during scuffles on the Champs-Elysees, Dec. 15, 2018, in Paris. Protests throughout the day against France’s high cost of living by “yellow vest” demonstrators were largely peaceful.
Tetë vetë kanë vdekur në incidente të lidhura me lëvizjen e jelekëvë të verdhë, kryesisht nga aksidentet e trafikut në rrugët e bllokuara nga protestuesit.
Të shtunën, protestuesit dolën në rrugë në qytete anembanë Francës, duke përfshirë edhe Parisin, por në numër shumë më të vogël se fundjavat e mëparshme.
Protestat filluan në nëntor kundrejt rritjes së taksave të karburantit, por janë shndërruar në një shprehje të përgjithshme të zemërimit në qeverinë e Presidentit Emanuel Macron.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply