Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, shkroi të martën në rrjetin social twitter se “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është rruga e vetme drejt qëndrueshmërisë dhe përparimit. Duhet gjakftohtësi dhe udhëheqje e guximshme. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, janë të bashkuar në bindjen se tarifa duhet hequr”.
Komentet e tij pasuan një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili të martën i kërkoi ambasadorit amerikan që Shtetet e Bashkuara të shfrytëzojnë ndikimin e tyre politik dhe të paralajmërojnë Prishtinën se me veprimet e saj po kërcënon paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon.
Ambassador Kyle Scott
✔
@usambserbia
Normalizacija odnosa između Srbije i Kosova je jedini put ka stabilnosti i prosperitetu. Potrebne su mirne glave i hrabro vođstvo. SAD i EU su ujedinjene u uverenju da tarife treba ukinuti.
Александар Вучић
✔
@predsednikrs
Са амбасадором САД Кајлом Скотом сам разговарао о ситуацији на КиМ и замолио га да САД искористе свој политички утицај и упозоре Приштину да својим потезима угрожава мир и стабилност у региону.
View image on Twitter
58
2:25 PM – Dec 4, 2018
Twitter Ads info and privacy
57 people are talking about this
Twitter Ads info and privacy
Më 21 nëntor, qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, në shenjë kundërvënieje ndaj fushatës serbe kundër shtetësisë së Kosovës.
Tarifa nxiti thirrjet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për heqjen e tyre, ndërsa Beogradi dhe serbët në komunat veriore të Kosovës reaguan me zemërim.
“Këmbëngulja e Prishtinës në tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe për më tepër në formimin e Ushtrisë së Kosovës, nxit shqetësim serioz në Serbi për të ardhmen e popullit serb në Kosovë”, i tha të martën presidenti serb Vuçiç, ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott.
Parlamenti i Kosovës pritet të miratojë më 14 dhjetor ndryshimet ligjore që i hapin rrugë ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë dhe shndërrimit të saj në ushtri të Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e quajti “të gabuar dhe të rrezikshëm ligjërimin e Vuçiçit për të krijuar frikë në Ballkan”. Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se “shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura është një proces që nuk mund të ndalet. Kërcënimi më i madh për paqen vjen nga militarizimi i vazhdueshëm i Serbisë me arsenal rus”.
Enver Hoxhaj
✔
@Enver_Hoxhaj
Vucic’s false narrative to create fear in the Balkans is wrong and dangerous. KSF transition into Armed Forces is a process that can’t be stopped. The biggest threat to peace comes from #Serbia’s continuous militarization with #Russian arsenal
24
5:44 PM – Dec 4, 2018
Twitter Ads info and privacy
See Enver Hoxhaj’s other Tweets
Twitter Ads info and privacy
Në pranverën e vitit të kaluar, nisma e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë nëpërmes një ligji kishte nxitur reagimin e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara që kërkonin krijimin e ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese.
Partitë politike kanë kërkuar që këto ndryshime të bëhen përmes ligjeve pasi janë shuar shpresat se transformimi i Forcës së Sigurisë mund të arrihet me ndryshime kushtetuese të kërkuara nga ndërkombëtarët por që kundërshtohen nga Beogradi dhe nga deputetët serbë.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply