Mediat fqinje e cilësojnë krimin si një “vrasje fashiste” nga anëtari i Agimit të Artë. Bëhet fjalë për një 44-vjeçar, i cili është arrestuar një ditë më parë. Ai jetonte në të njëjtën zonë me viktimën, në Lefikimi. “Autori i krimit është i njohur në qarqet e Agimit të Artë, pasi ajo u zgjodh përfaqësuese në zgjedhjet e fundit në Lefkimmi dhe gjithashtu prej shumë kohësh ka qenë anëtar i kësaj partie”.
Lidhur me atë që ndodhi para vrasjes, thuhet se viktima dhe autori i krimit, ishin konfliktuar pasditen e së dielës së 25 nëntorit 2018 në një kafene në Dragotena Lefkimmi. Vrasësi ndërhyn në një bisedë duke mallkuar dhe fyer shtetasit jo grekë, duke përfshirë edhe Maqedoninë. Palët janë përleshur me njëri-tjetri, por janë ndarë nga klientët e lokalit. Në këto momente 43-vjeçari është betuar për hakmarrje ndaj Petrit Zifles. Më vonë, autori ka marrë një armë gjahu dhe vret 63-vjeçarin shqiptar. Ai e hedh viktimën në një kanal që i gjet të hënën e 26 nëntorit në mëngjes nga një banor i zonës. ”
Viktima Petrit Zifle jetonte prej shumë kohësh në Greqi dhe madje ishte pronar i disa tokave në Lefkimi, Korfuz. Shumica e njerëzve e njihte Ziflen dhe janë solidarizuar me familjen. Gjithashtu ata kanë kërkuar që të merren masa për prezencën e Agimit të Artë në fshat, se në të kundër situata mund të përkeqësohet.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply