Kapja e institucioneve dhe punësimet familjare në to, nuk ndodhin vetëm nga politikanët, por edhe nga udhëheqësit e sistemit gjyqësor.
Dokumentari 50-minutësh nga InDoks, ka hulumtuar punësimet familjare të disa nga krerët e sistemit gjyqësor.
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu: InDoks me autor Visar Duriqi, në dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”, ka zbuluar edhe punësimet e të afërmeve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Një rast që e ka vënë në pah dokumentari i InDoks, është emërimi si gjyqtar në Kosovë i Besnik Shalës, djalit të kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shalës.
Një dekadë më parë Besnik Shala, kishte rrahur dy djem të tjerë në shkollën e Mesme “Bedri Pejani” në atë qytet. I kishte thënë policisë se ia ngacmuan motrën. Hyri si gangster në shkollë dhe e rrahu Pajtim Hasanajan e Granit Dinajn. Në bandë e kishte Liridon Nikqin e Leotrim Lulajn.
Por, Besniku ia hodhi paq këtij incidenti. E për ironi të fatit, tash edhe vet Besniku është zgjedhur gjykatës.
InDoks ka siguruar dokumentet kur Prokuroria pejane Sahide Gashi madje nuk kishte lejuar as që të niseshin procedura kundër djalit të Gjykatësit Shala. Në atë kohë, kur ndodhi ky krim, babai i Besnikut ishte Gjykatës në Gjykatën e Qarkut në Pejë.
Shikoni dokumentarin e plotë, këtu:
InDoks | Drejtësia në rrjetin e merimangës
InDoks | Drejtësia në rrjetin e merimangësDrejtësia e Kosovës është turthuruar në një rrjetë merimange me njerëzit që e drejtojnë atë.InDoks në këtë dokumentar do të shkojë thell në lidhjet që kanë prokurorë e gjykatës senjorë, me prokurorë, gjyqtarë, e punonjës të tjerë të rinj të sistemit të drejtësisë që po i fitojnë pa ndërprerë konkurset publike. Janë histori që nisin prej mbylljes së rasteve të rrahjeve nëpër shkolla për të bijtë e gjykatësve, e që prekin deri të ndikimet direkete në rastet më të mëdha të pasluftës, siç është aktakuza për veteranët mashtrues të UÇK-së e hetimi për “Dosjen e Shefave”-“Pronton”.Sa i kontrollon politika e sa i përcaktojnë politikanët dhe të ardhmen e tyre njerëzit që e udhëheqin sot drejtësinë? Si lidhen ata me Presidentin, Kryeministrin, e si poshtërohen nga ministra nën hetim për korrupsion?Janë këto disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje të sonte në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live ne Insajderi, në dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”, me autor Visar Duriqi
Slået op af Insajderi i Søndag den 2. december 2018
insajderi.com


Leave a Reply