NJË ZONJË MË RRËFEHET
Një zonjë trokiti në derë. U ul. E mori fjalën pa e pyetur.
-Ti do pyesësh: pse ke ardhur në Fiks Fare?… Nuk e di…Qenke burrë i vjetër. A mund të rrefehem?
-Kam mjekër. Nuk jam prift!
-Nuk jam katolike. Por dua të rrëfehem…Jam nga Fieri. E martuar. Me tre fëmijë. Burrin e kam në burg. Në Greqi. E denocoi i vëllai…
Ju mbushën syt me lot. U ngrita. I solla një kafe.
-Jetonim në Fier. Burri kishte një vëlla. U martuan pas nesh. Kaluan dy vite. Pyeta kunatën: Pse nuk bën fëmijë?
-Me kë ta bëj? Me maçokun? Shtrihemi. Lakuriq. Burrit më shpejt i çkrefet se i ngrehet. Bëhet qull me djersë. Rënkon. Mallkon. Qan. Si femijë!
-U trindita. Kunati dukej goxha djalë. Fola me burrin. Ngriti supet.
-10 vjet më parë emigruam në Greqi. Të gjithë. Zumë shtëpi me qira. Afër e afër. Burrat dhe kunata në punë. Unë bëra djalin e tretë…
-Një ditë u nisa në pazar. Harrova celularin. U ktheva. Shtyva derën…Hapu dhe të futem. Kunata në shalët e burrit. Ndukeshin. Qeshnin…U bëra bishë. Rrëmbeva thikën. Ja drejtova kunatës. Ma kapi dorën burri. Më tha:
-Faji im. Më vrit mua!
-Shtanga…Mu errën sytë. Më ra të fikët…Erdha në vete. Dola nëpër Athinë. Të ndaja burrin?…Ku të mbytesha me tre fëmijë…E hëngra turpin ne bukë. E fala burrin…Pastaj nuk e di. Ndoshta më shtyu i paudhi. I thash kunatës: bën një fëmijë me burrin tim…Dhe mbeti shtatzanë. U gëzuam të gjithë. Më shumë kunati:
-Dhuratë nga perëndia?!-Thoshte mavria me bojë.
-Një natë plasi sherri. Kunati i kapi në flagrancë. Gruaja i foli ne vesh:
-Më purdhunoi vëllai, o ditë zi!
Burri im nuk foli. Pranoi fajin. Kunati në inat e sipër njoftoi policinë…Prangat…Gjyqi. Vendimi: pëse vjet burg.
-Pa shtëpi. Pa katandi. U ktheva në Fier…Erdhi edhe burri në Shqipëri. Në burg…E dua jashtë. E dua si burrë. Më shumë e dua si baba i fëmijve. Më ben derman?
-Nuk di?…Por kam mik Stefan Çipën. Drejtorin e Përgjithshëm te Burgjeve…
cna.al


Leave a Reply