
Vendi qysh me hyrjen e vitit të ri 2013 është përfshirë nga një numër rekord vjedhjesh. Nga veriu në jug kurba e vjedhjeve të banesave apo bizneseve gjatë natës nuk njeh ulje. Situata alarmante ka vënë në pozitë të vështirë policinë shqiptare, e cila e hutuar edhe nga numri i lartë i plagosjeve dhe vrasjeve, mundohet të fshehë statistikat.
Qytetet e Shkodrës, Tiranës, Durrësit dhe Vlorës nuk po e marrin dot veten nga vjedhjet e njëpasnjëshme. Madje vetëm 10 ditët e fundit në qytetin e Sarandës janë regjistruar 24 vjedhje banesash dhe 7 biznesesh. Varfëria e madhe që ka pllakosur vendin ka detyruar mjaft qytetarë ti rikthehen zanatit të pashmangshëm duke vjedhur tashmë orendi elektroshtëpiake apo rroba të shtrenjta.
Në qytetin e Gjirokastrës dhe të Fierit mjaft qytetarë ankohen pasi policia nuk u pranon denoncimet ngaqë fuqia e saj për të zbuluar këto krime mbetet e ulët. Ia vlen të përmendet rasti i vjedhjes së një parukerie në Lezhë, ku hajdutët kishin lënë edhe një letër në të cilën shkruhej: “Ta vodha makinën profesionale të qethjes se kam 5 muaj që jam copë-copë. Kam gjetur një pazar të mirë në Tiranë e do e shes 120 mijë lekë. Ta bëftë zoti mbarë se do ta shpërblej po kapa gjë në loto”.
Tema
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply