
Danimarka, njësoj si fqinjët e saj nordikë, krenohet për barazinë që ofron mes meshkujve dhe femrave.
Tani ky vend ka vendosur ta çojë barazinë gjinore edhe në berberhane dhe në parukeri.
Bordi për Trajtimin e Barabartë ka marrë vendim që diferencat në çmim mes qethjeve për meshkujt dhe për femrat janë të paligjshme.
Për këtë arsye është vendosur që çmimet të jenë të barabarta, si për meshkujt, ashtu edhe për femrat.
Por organizata e parukiereve thotë se ky vendim është absurd.
“Thjesht të duhet më shumë kohë për femrat,” tha drejtuesja e kësaj organizate.
Vendimi i bordit është apeluar në gjykatë.
Tema
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply