
Nga Keze Kozeta Zylo
Duke pasur fatin të merrem me edukimin e
brezave si në Shqipëri dhe këtu në Amerike desha që me këtë shkrim të ndajë
shqetësimin që ka preokupuar sot mbarë shoqërinë amerikane dhe botërore për
sjelljet dhe aktet e dhunshme (byllying) që kryhen midis adoleshentëve dhe njerëzve
të rritur.
Nga fjalët ofenduese, përbuzëse, xhelozia, keqpërdorimi i
miqësisë, shpifjet, dhunimet seksuale kane çuar që mjaft njerëz të kalojnë në
depresion, apo më e keqja në vetëvrasje.
Dhe ky përbën një shqëtesim jo të pakët për familjet e viktimave të
adoleshentëve apo dhe të rriturve. Vetë
heshtja e shoqërisë apo solidarizimi i disa njerëzve të papërgjegjshëm me këto
akte (bullying) i kanë lenë që t’i çojnë viktimat në përfundime horror… Në se do t’i përmbahemi statistikave ndërkombëtare
apo dhe këtu në Amerikë janë me mijëra njerëz që dhunohen psikologjikisht, duke
përfunduar deri në një fund tragjik.
Eshtë mjerim i madh që dhe në vendin tonë po ndodhin fatkeqesi nga më të
ndryshmet, varje, vrasje me sqepar, sopata, hanxhar dhe gurë, dhunime, krejtësisht
njëlloj si në kohët primitive dhe ligjet nuk funksionojnë.
Por në
Amerikë ka një ndryshim të madh midis saj dhe Shqipërisë edhe pse fenomeni “byllying”
është pranë çdo ditë. Këtu një rast
dhunimi psikologjik të ndodh në shkolla, institucione të ndryshme,
f/b…etj, nëse lajmërohen organet kompetente, dhunuesi i nënshtrohet
proçedurave të ndryshme sipas ligjit dhe mediat i nxjerrin ujin e zi veprimit të
shëmtuar, aktit dhunues që ushtrohet karshi viktimës. Megjithatë është e çuditshme se si disa njerëz
vazhdojnë të shkruajnë nëpër forume, f/b me gjuhë të dhunshme, pa etikë. Ata edhe pse mund të jenë qytetarë amerikanë,
pra i nënshtrohen ligjeve të këtueshme, çuditërisht vazhdojnë me mendësinë: Une jam ligji dhe Maliqi…
Edhe pse
lexuesit i kuptojnë mjaft mirë dredhitë dhe shpifjet që mund të bëhen në forma
nga më të ndryshmet karshi njerëzve që japin kontribute qoftë dhe modeste të
krijohet përshtypja se ligësia e disa shkruesve qofshin dhe gjysmëanalfabetë,
(na ruajtë Zoti prej tyre) kanë një grykësi të çuditshme për të dhunuar, e thënë
shkurt kanë një mendësi të mbrapshtë për të bërë atentat psikologjik… Po përse ka qenë dhe vazhdon kjo mendësi abuzuese edhe
sot e kësaj dite karshi njerëzve të ndryshëm apo që dhunuesve ju duket se kanë
arritur diçka për të cilën kam bindjen e patjetërsueshme se do të vazhdojë gjatë,
biles aq gjatë sa dhe ne të ekzistojmë në faqe të dheut…
Të gjithë shqiptarët që kanë etikën e të sjellurit kur i
lexojnë shkrimet me fyerje, sharje që permbajnë një fjalor nga më vulgarët dhe
të pacipë vetëvetiu mendojnë se këtë liri iu ka dhënë urrejtja, cinizmi dhe
egoizimi i tyre i pashoq, të cilët kanë ëndërruar të bëhen diçka por nuk ia kanë
arritur kurrë qëllimit të tyre, ose mendojnë se do t’ja arrijnë veçse duke përgojuar
dhe shpifur pafundësisht.
Jetojmë në kohëra të çuditshme,
në thashethemet
dhe në urrejtjen e
pashoq që bashkon njësoj njerëzish!
Jemi në shekullin e 21 dhe disa shkrues
akoma kanë megallomaninë anadollake për të poshtëruar dhe përbuzur njeriun, vecanërisht gjininë femërore, pasi si seksi më i dobët
dhe më delikat që
jemi, e kanë më të lehtë për ta venë përfund, gjithmonë
sipas llogjikës së tyre aq të cekët.
Dhe ky është një mjerim i madh, është një mjerim që e ka zënë
për fyti dhe është përdredhur si kulpër në trupin e kulturës shqiptare aq të
lashtë, paçka se midis tyre mund te ketë dhe ndonjë shoqe që ju mban ison çjerrëse
dhe e bën fjalën e bukur kufomë kundërmonjëse… Në mjedise të ndryshme ku kolegët e punës i
kemi nga të gjitha etnitë, shpesh diskutohen këto dukuri tejet negative dhe
secila prej nesh sjellë përvoja jetësore apo trajtime që u bëhet këtyre problemeve
jetike nga vendet që vimë. Megjithatë pohojnë
amerikanët, është e vërtetë që ka shumë dhunime dhe këtu, por ato kurrë nuk
duhen lënë të marrin frymë. Mikja
amerikane më kujton thënien e Presidentit Lyndon B. Johnson i cili ka thënë: “Në qofte se e lejon dhunuesin të vijë
në kopshtin tënd, ditën tjetër ai do të vijë pranë ballkonit dhe pas kësaj do të
përdhunojë gruan pranë krevatit”…
Për sa kohë
që jetoni në Amerikë ku janë ligjet për moscënimin e privatësisë, për mospërgojimin
e gruas, për mospërdhosjen e punëve në komunitet, këta shkrues mjeranë nuk do të
gjallojnë dhe të mbijne si kërpudhat në grupe fisesh dhe interesash të pështira,
megjithatë me ngacmimet e ndryshme (bullying), mungesa e etikës së të shkruarit
i bëjnë dëm të madh komunikimit midis.
Mirëpo koha e paktë, tmerrësisht e paktë nuk të mjafton të merresh dhe më
shumë për t’ju thënë stop këtyre veseve kaq negative…
Por mendoj që dhe mosmarrja me mjeranët që vetëm harxhojnë
kohën lart e poshtë duke shpifur dhe duke shpërndarë fjalë të turpshme vetëvetiu
sjell mëshirën, e cila është arma më e mirë për të mos u penguar në punët që
kemi përpara…pasi sic thotë Chris Colfer se ata janë si letra zmerile që mund
të të lëndojë vazhdimisht, por në fund ajo përfundon e padobishme…“When
people hurt you over and over, think of them like sandpaper. They may scratch
and hurt you a bit, but in the end, you end up polished and they end up
useless.”
Keshtu që letra e padobishme detyrimisht hidhet në kosh…
Staten Island, New York
18 Janar, 2013
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply