
Nji shkendij del nga gryka e zemrës
përhudhet n’gurgullimat e saj t’arta
dhez kandilin e kujtimeve t’vjetra
nga drita shkëlqen rrugtimi pa fun
flakadani rend n’udhtime t’zjarrta
n’drejtim t’yllit fam’madh
ktij ylli zemre ndokun.
Kalorsit e mendimeve t’ndryme
i shpalos kujtesa n’Ag, nji nga nji
flaka e purpurt lakadredhet, dhe
djeg kandilin e vet n’salvime,
e vërteta lakuriq rri mbrenda Unit
kur kujtesa thurr kunora lavdie
derisa koha shnosh plag’t e murme
nga kafshime t’zeza gjarpnijsh
qi t’helmojn aty te guri i shpis
sa here qi mendimi yt, bukur i fshin
përkundjet e trishta të pakohsis.
©Kasam ShAQIRVELA
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply