
NE MBROJTJE TE VALBONES
Lume ti, o lume malor
Bukurine kush ta cenon?
E vrane Valbonen, ngjan e trishte
E dhunuan Valbonen e brishte,
Valbonen dikur virgjereshe…
E vrane, e cane, e coptuan ne pjese,
Po sillen me ate, si cakejte!
Dhe jo vetem shtratin enderrues
Qe rrjedh e zbret duke u shkundur
Si sorkadhe nazenadhe, plot buje
Ngjan si Pegasi fluturues.
Shkeputur nga Alpet e bardha,
Nga malet e Dragobise
Nga kreshta e rrafshnalta,
Duke ndjellur zogjte, qe cicerijne
Ne mriza e korije, ne bjeshket e nalta!
Ajo Valbona, belholla, e kaltra
Flokepishnaja,
Mrekullia ajzbergase,
Qe zbret nga kreshtat kryenalta!
E tronditen shtratin e arte
Breglumin e pafat,
Shkembinjte esmeralde.
Dhe zemren e Valbones princeshe
Qe puth dhe freskon ato bjeshke,
Ja nxorrn jashte, e lane pa gjak!
Vampiret po enden perqark.
Valbones Hyjneshe,
Valbones se hijeshme, gurgullimes se epshte
Rrjedhjes enderruese,
Bijes qiellore, katarraktit ujekalter!
I keni pare ylberet kur ndrijne,
Si ulen e prehen mbi sterkalat me bryme,
I keni pare yjet e zjarrte,
Si ulen e shuajne etjen ne lotet e saj?
Dhe puthin faqet plot freski te Valbones
Veshur me penuarin gjelberosh,
Zanat e malit zbresin nga mriza e ograja,
Neteve pranverore, zhyten ne shtratin e saj!
Mos godisni Valbonen!
Bijen e Alpeve te bardha, rrjedhen e Lirise,
Te zbret si shtojzovalle,
Nga kreshtat e thyera te Dragobise,
Nga therrinat e Palaj, Shoshajve,
Ajo eshte burimi ku shuajne etjen Perendite!
Vrases me dorashka mizore,
Me emra dhe fytyra mjegullore!
Mos godisni Valbonen, mos e dhunoni
Kthejeni ne Faltore,
Ajo hyjnorja, do ju ndihmoje
Te lani gjynahet, qe ju mundojne!
Mos e vrisni Valbonen ne paci Perendi!
Nga barku I bukur i saj femeror
Lindin vetem diamande, xhevahire
Qe sa te jete jeta, do na mrekullojne!
© ELKO N.Qeparoi
Eleonora GJoka
21 Shtator 2018, Himare


Leave a Reply