Tragjedia në Itali është një moment për reflektim për godinat e ndërtuara 80-90 vjet me pare, thotë arkitekti Artan Shkreli që mban dhe postin e zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës. Në një postim në facebook, Shkreli nënvizon domosdoshmërinë e një standardi të ri kontrolli dhe verifikimi, sidomos për strukturat tashmë të motnuara dhe një manual i ri ndërhyrjeje radikale në to duhet perpiluar.
Postimi i plotë
Rënia e urës në Genova është një thirrje e paneglizhueshme për reflektim. Tani që ajo ka rënë dhe është kollaj të bëhet profeti e të nxirren konkluzione “a posteriori” por fakti se bie një kryevepër e inxhinjerisë italiane, e cila kur u ndërtua ishte e para në Europe dhe e dyta në botë, tregon se asnjë konstruksuon beton-armë nuk është i imunizuar nga të papritura fatale.
Tashmë dihet se betoni nuk është i përjetshëm dhe nëse para 30 vjetësh mendohej se ai i ruante vetitë e tij të paktën 100 vjet, për shumë specialiste tashmë kjo kohë jo vetëm është vënë në dyshim por po shkon drejt përgjysmimit.
Eksperienca ime personale me objekte të bëra 80-90 vjet më parë, e konfirmon këtë (mjaftojnë karrotazhet dhe provat mbi kampione që kemi bërë në godinat e ministrive, kryeministrisë apo universitetit dhe rezultatet janë frikësuese në pikëpamke të degradimit).
Një standard i ri kontrolli dhe verifikimi është i domosdoshëm, sidomos për strukturat tashmë të motnuara dhe një manual i ri ndërhyrjeje radikale (jo pjesore si ajo që u në Genova) në to duhet përpiluar.
Ndryshe ëndrrat shndërrohen në makthe!
kohajone.com


Leave a Reply