
Dashi
Do të zbuloni kënaqësinë e miqësisë së vjetër që e kishit lënë pak mënjanë. Në punë me pak vështirësi do të zgjidhni një problem ekonomik.
Demi
Do të përpiqeni t’i shpëtoni kontrollit të dikujt. Në ambientin e punës nuk duhet të jeni agresivë me një koleg që nuk ju pëlqen.
Binjakët
Nëse doni të shmangni një diskutim largoni tensionin që ju rrethon. Në punë do të organizoheni mirë. Në dashuri do të interesoheni për një person.
Gaforrja
Duhet të merrni përgjegjësi dhe të jeni më konkretë. Në punë financat tuaja do të jenë konstante. Në dashuri do të jeni të lumtur dhe gjërat e vogla do t’ju kënaqin.
Luani
Sot do të keni një energji psikofizike dhe do të përballeni me çdo vështirësi pa ndihmën e askujt. Në punë shmangni kontradiktat dhe vini në jetë idetë tuaja.
Virgjëresha
Jeni duke jetuar një moment të kënaqshëm dhe ky moment pozitiv do të ndikojë në planet për të ardhmen. Në ambientin e punës do të jeni shumë bindës.
Peshorja
Diçka do t’ju bëjë nervozë, por duhet të ruani qetësinë për të mos prishur punë në aspektin profesional. Në dashuri një keqkuptim do ta prishë ditën.
Akrepi
Në këtë fazë, do të ndjeni nevojën për të marrë përvoja të reja. Në vend të punës, do të kërkoni mundësi të reja apo një punë të re.
Shigjetari
Duhet të vendosni se çfarë do të bëni sidomos në ambientin e punës. Ne aspektin e ndjenjave nëse jeni vetëm duhet t’i përkushtoheni më shumë argëtimit.
Bricjapi
Sot do të ndiheni emotivë në çdo aspekt. Në aspektin e ndjenjave ditën do ta kaloni pranë partnerit dhe kjo do t’ju japë më shumë siguri.
Ujori
Do ta shmangni tensioni sot dhe do ta përballoni ditën me më shumë harmoni. Në ambientin e punës do të përjetoni kënaqësi për arritjet personale.
Peshqit
Sot do të jeni të besuar për të gjithë ata që ju rrethojnë. Do të dëgjoni biseda emocionale. Në aspektin profesional do ta shikoni të ardhmen me pikëpyetje.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply