![]()
SHBA- Adoleshenti shqiptar me pasaportë amerikane, Reshat Mati, 13 vjeç merret me disiplina luftarake, ndërsa është aq dominant për moshën e tij, saqë vështirë e ka të gjej rivalë, sepse askush nuk ka guxim të hyjë në ring me të.
Që kur ka qenë shume i vogël, ai e adhuronte boksin, ai padyshim është numër një në ringun e boksit. Vogëlushi shprehet se kur futet “kutin”e ringut dhe ka përball kundërshtarin, ai nuk di të ndalet, “unë dua atë jem në krye”,- thot ai.
Ky djalosh e ka nofkën “Ariu shqiptar”. Reshati deri më tani i ka 22 tituj në boks, mundje, etj.“Më së shumti e do MMA-në, sepse kjo disiplinë është kombinim i të gjitha sporteve tjera. Është sport i vështirë. Nëse shoh se gjatë ndeshjes, djali im merr goditje të rënda, do ta ndërprerë luftën. Ai stërvitet pesë herë në javë, nga dy orë e gjysmë. Shkon në shkollë, ushqehet, i bën detyrat e shtëpisë dhe shkon në stërvitje. Në Nju Jork nuk ka rival, kështu që duhet të udhëtojmë nëpër SHBA që të gjejmë kundërshtar”, ka thënë babai i Reshatit, Adrian Mati gjatë një reportazhi televiziv i realizuar nga mediat amerikane.
/Shekulli Online/E.Sh/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply