THIRRJE
Z. SALI BERISHA PER VLERESIM OBJEKTIV TE F. NOLIT, L. GURAKUQIT, F.
KONICES, etj
I nderuar z. Sali Berisha, Kryeminstër i sotëm i Shqipërisë, në
fjalën tuaj që mbajtët në përurimin e përmendores së Ahmet
Zogut të I, ish Mbretit të Shqipërisë, ju i quajtët
kundërshtarët e tij të vitit 1924, “nje grusht
aventurierësh që organizuan kundër tij grushtin e shtetit”.
Ju duhet ta dini fort mirë se Fan S. Noli, Luigj Gurakuqi, Padre Gjergj
Fishta, Stavro Vinjau, Shefqet Korca, Bajram Curri me shokë, që
vepronin në atdhe dhe Faik Konica me shokë që vepronin në SHBA,
etj, etj, të cilët në vitin 1924 ishin kundërshtarë të Ahmet
Zogut e të Xhafer Ypit me shokë, nuk ishin aspak aventurierë, por
atdhetarë idealistë që luftonin për evropianizimin e Shqipërisë
dhe të popullit shqiptar. Me shprehjen tuaj të pakontrolluar ju
keni fyer idealistët më të mirë të kombit tonë dhe ndjenjat
atdhetare të shumicës së popullit shqiptar. Ju ia keni bërë
qefin vetëm armiqve të Shqipërisë, atyre që kanë hedhur dhe
hedhin baltë mbi vlerat tona qytetare, politike, morale, atdhetare,
kulturore, etj.
Ju duhet t’i kërkoni të falur publike popullit shqiptar për këtë
fyerje të rëndë.
Vetë Ahmet Zogu, i cili ka merita për mëkëmbjen e shtetit shqiptar, nuk
i quajti kurrë aventurierë këta kundërshtarë, por edhe pasi i
mundi me ndihmën e qeverisë jugosllave, duke ua njohur
meritat, u kërkoi bashkëpunim. Dhe
ata e mbështetën dhe ai i mbështeti.
Figurat e politikanëve shqiptarë të të gjitha kohëve duhen parë me
dritë hijet e tyre, dhe vitet 1923-1924 nuk janë vite të
shkëlqimit të A. Zogut…
Ne që ju këshillojmë të kërkoni të falur për gabimin e bërë e
duam objektivitetin shkencor dhe korrektesën politike më shumë, se
ata që mbajnë gojën mbyllur, ose duartrokasin edhe kur gabohet
rëndë.
Anton
Çefa, poet, kritik letrar, USA
Ilia
S. Karanxha, studjues, Itali.
Lek
Pervizi, i përndjekur, botues i rev. Kuq e Zi, Belgjikë.
Naser
Aliu (Lis Bukurosha), analist, Gjermani.
Natasha
Lako, poete, ish-deputete e PD-së në legjislaturën e parë.
Naum
Prifti, shkrimtar, USA.
Pëllumb
Kulla, shkrimtar, analist, USA.
Thanas
L. Gjika, studjues, USA.
Vasil QESARI
France Télévisions
France
Raimonda MOISIU
Shkrimtare e Publiciste
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply