
Dashi
Jeta ne cift do shkoje em se miri gjate kesaj dite. Parteri do perkujdeset me teper dhe do iu beje t’i harroni mosmarreveshjet qe keni pasur kohet e fundit. Beqaret do kalojne nje dite te lumtur e te mbushur me emocione. Takimet do jene mbreselenese dhe te vecanta. Ne planin financiar do e dini mire cfare hapash te hidhni qe situata te stabilizohet sa me pare.
Demi
Qielli i dashurise do jete i mbushur me re sot. epo s’ka sesi situata te jete ndryshe kur edhe planetet nuk jane te qendrueshem. Do kete keqkuptime dhe tension ne cift. Beqaret do kene takime, por pa asnje te ardhme sepse nuk do i rezistojne dot deshires per te folur vetem per vetem. Me financat mos ndermerrni asnje rrezik sepse ambienti nuk eshte i favorshem. Kujdes!
Binjaket
Zemra juaj do endet sot sa nga njera ane ne anen tjeter dhe do e keni te veshtire te gjeni ekuilibrin. Duket vetem pak me shume kuptueshmeri nga partneri qe gjerat te qartesohen. Venusi do e shtoje sharmin e beqareve dhe ata nuk do e kene te veshtire te joshin. Kujdes me financat sepse do keni tendence te beni cmenduri me shpenzimet. Fat do keni por mos u nxitoni!
Gaforrja
Marredhenia me partnerin do bazohet tek sinqeriteti dhe shkembimi i ndersjellte sot. Pritet nje dite e ngrohte ne jeten ne cift dhe e mbushur me emocione. Beqaret do kene nje takim, por ne fakt ai nuk eshte me i pershtatshmi. Mendohuni mire para se te hidhni cdo hap. Ne planin financiar mire do ishte te benit nje riorganizim te situates. Keni me te vertete nevoje.
Luani
Gjerat jane ftohur disi me partnerin tuaj? Perfitoni nga influenca mjaft e mire e Merkurit per t’u pajtuar sa me shpejt! Merrni kurajen dhe bejeni ju hapin e pare. Beqaret eshte me mire te tregohen te matur ne planin sentimental. Genjeshtaret do jene te shumte! Financat nuk do kene ndryshime te dukshme, por fale Plutonit do jene te kenaqshme. Do jeni te zotet per t’i menaxhuar.
Virgjeresha
Ka mundesi qe ne jeten ne cift te keni tension. Plutoni do e beje partnerin tuaj nervoz dhe agresiv. Duke qene se juve nuk do i toleroni dot keto, toni i zerit do te ngrihet. Beqaret do jene me motive se kurre dhe do kerkojne kenaqesite. Do merrni ate qe po kerkoni! Edhe sot, Neptuni do iu sjelle fat me financat. Gjithsesi tregohuni te matur dhe behuni optimiste per te ardhmen.
Peshorja
Bashkepunim dhe perkujdesje reciproke, te gjitha keto fale Venusit. Nese keni kaluar nje periudhe paksa delikate me partnerin ka ardhur momenti te rivendosni klimen e ngohte. Urani do influencoje beqaret. Do keni takime por duhet te shihni me kujdes nese personat iu pershtaten. Gjeni ekuilibrin edhe ne sektorin financiar. Edhe pse do iu duket e veshtire, mund t’ia dilni!
Akrepi
Ne jeten tuaj ne cift merrini gjerat me seriozisht dhe mos lejoni debatet te behen pjese e kesaj dite. Duke qene vigjilente do keni mundesi te krijoni nje klime te kendshme. Per beqaret dashurickat dhe flirtet do jene te shumta. Kujdes nga disa shoke qe do luajne me ju. Ne sektorin e financave, nese nuk tregoheni te matur do perballeni me probleme serioze. Bejini balle deshires per shpenzime.
Shigjetari
Dite plot shkelqim per ciftet kjo e sotmja. Do kaloni ore te paharrueshme prane atij qe doni. Perfitoni sa te mundni! Nese keni mundesi organizoni edhe nje darke romantike. Beqaret, fale mjedisit yjor do te provojne ndjenja dhe emocione te forta. Asnje dhe asgje nuk do iu ndaloje te gjeni partnerin ideal. Ekuilibri financiar do jete i kenaqshem. Per ta ruajtur ate duhet te tregoheni te zgjuar.
Bricjapi
Qendroni larg njeri-tjetrit sot sepse kjo do iu lejoje te reflektoni me mire per lidhjen tuaj. vetem pas kesaj do e shihni nese dashuria do te triumfoje apo jo. Beqaret do te arrijne fitoren sot. edhe pse mund te jete personi ideal do iu duhet te prisni dhe ta njihni me mire! Ne planin financiar do ndikoheni edhe pozitivisht edhe negativisht nga planetet. Do te mbizoteroje ekuilibri!
Ujori
Ata qe kane nje lidhje do shpresojne edhe sot qe partneri t’iu kushtoje me teper vemendje. Nese nuk do e arrijne kete do i hedhin syte tek dikush tjeter. Kujdes nga aventurat. Nese jeni vetem nuk do i shpetoni dot nje terheqjeje sensuale. Merrini gjerat shtruar! Jupiteri do jete ne aspekt harmonik dhe ju do mund te perfitoni nga situata qe do krijohet. Do keni mundesi te zgjidhni edhe disa probleme.
Peshqit
Jeta sentimentale e cifteve nuk do shkoje ashtu si ata e kishin menduar sot. Debatet mund te fillojne nga momenti ne moment keshtu qe pergatituni. Beqararet nga ana tjeter do jene me te turpshem dhe do kene frike te tentojne te krijojne nje lidhje. Financat do mbrohen se tepermi nga Dielli. Nese shpenzoni me kursim buxheti do pesoje rritje te konsiderueshme.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply