
E izoluar për dekada nën një diktaturë që ishte më e egra me standardet komuniste, Shqipëria u hap më 1990 dhe prej atëherë po tenton të joshë vendet e tjera të Europës që ta vizitojnë. Në një vizitë të kohëve të fundit banorët janë ankuar se vendi i tyre mund të ecte me hapa më të shpejtë. Për udhëtarët kjo është një arsye me shumë për ta vizituar sa më shpejt që të jetë e mundur, para se autobusët me turistë t’i shndërrojnë këto cepa sekrete në destinacione të mbipopulluara.
![]()
Më poshtë janë 10 arsye të mira që ju duhet të vizitoni Shqipërinë më 2013. Nëse shkoni, ju pa dyshim do të dilni me më shumë. Shqipëria po turret, po nxiton në të ardhmen dhe kjo nuk është pa dhimbje. Vendi është i dobët për të përballuar turizmin masiv, trajtimi i mbeturinave është i pa mjaftueshëm dhe disa rrugë janë të varfra. Ky është një vend tërheqës për udhëtarët, por kërkon durim.
Përballueshmëria
Shqipëria mbetet relativisht e lirë përsa i përket çmimeve, të paktën sipas standardeve europiane. Çmimet janë rreth 30% në 50% më lirë se në vendet fqinje Kroacia, Greqia apo Italia, kështu që në këto kohë të ekonomive të pazgjidhura Shqipëria është një ujdi me vlerë.
Koha
Rrugëve të Shqipërisë dhe vendpushimeve akoma nuk u është zënë fryma nga autobusët me turistë. Vizitojeni për një aventurë të vogël apo një tur kulturor, vendit që më së shumti i mungon turizmi masiv dhe gjenden përgjatë bregdetit nuk do të jetë edhe për shumë kohë i fshehtë, dhe me përmasat relativisht të vogla të vendit do të thotë se grumbullimi është i detyruar të ndodhë. Shko tani – dhe do të kesh më shumë nga vendi për veten tënde.
Aventura
Është thënë se Shqipëria është destinacioni i ardhshëm i aventurave në Europë, pjesërisht për shkak të bukurisë së saj natyrore, por edhe sepse ka aq shumë për të bërë. Detet janë bosh dhe plazhe shumë të vegjël janë të vetmuar. Është një parajsë për mountain biking, rafting dhe kayaking, dhe akoma më të mirë: ju do të ndiheni pothuajse vetëm, sepse thjesht nuk ka shumë njerëz përreth.
Diversiteti
Shtresë mbi shtresë e qytetërimeve i kanë dhënë Shqipërisë një dinamikë interesante të popullsisë. Gjatë pjesës së dytë të shekullit të 20-të, feja u ndalua nga regjimi i Enver Hoxhës dhe Shqipëria u bë zyrtarisht ateiste. Feja është kthyer, por jo me një hakmarrje. Edhe pse gjysma e popullsisë është myslimane, Shqipëria është një shtet me krenari laik dhe me një qasje tolerante ndaj fesë.
Siguria
Ka pasur shqetësime serioze të sigurisë në vitet 1990, kur skemat piramidale shkatërruan familjet dhe u morën kursimet e jetës së tyre, duke nxitur dhunë në rrugë dhe armatosjen e popullsisë. Gjërat janë qetësuar dhe sot, madje edhe “zonat e egra” në Bajram Curri, të njohura për dhunë dhe egërsi, janë gati aq të rrezikshme sa një sallon akullore në një fundjavë të ngrohtë.
Mikpritja
Turizmi masiv nuk e ka mbushur ende vendin, kështu që njerëzit janë ende të ngrohtë dhe mikpritës dhe kryesisht kuriozë. Gjatë një vizite të improvizuar në shtëpinë e një familjeje në Alpet Shqiptare, enët tradicionale gjendeshin kudo. Ata qëndrojnë të izoluar për një kohë të gjatë nga dëbora, ndaj shqiptarët janë të etur për të pritur vizitorë. Ata gjithashtu janë të prirur të përmirësojnë reputacionin e keq që vendi i tyre ka për rrezikun dhe grindjen.
Tradita
Nëse ju preferoni të shkuarën në të ardhme, ju do të ndjeni sikur koha nuk ka kaluar fare. Fermerët kanë pajisje pak të mekanizuara, ashtu siç i kanë bërë paraardhësit e tyre. Përgjatë liqenit të Ohrit gratë përgatisin makarona me dorë dhe i lenë të thahen jashtë. Në qytet, karrocat me gomerë udhëtojnë në rrugët e zëna nga automobila. Në Alpe, shtëpitë mund të mbeten të izoluara për disa javë në një kohë në dimër, shumë prej tyre ekzistojnë prej shekujsh me radhë. Dhe gratë veriore vazhdojnë ta prodhojnë vetë pjesën më të madhe të ushqimit të tyre, duke nxjerrë lëng kumbulle në të njëjtën mënyrë si gjyshërit e tyre.
Kontrastet
Pjesë e bukurisë shqiptare është progresi i shekullit të 21-të. Plazhe të virgjëra konkurrojnë me resorte të mbipopulluara, ndërsa shkatërrimet mjedisore dhe përpjekjet për ta mbrojtur natyrën qëndrojnë krah për krah. Komunizmi vdiq dhe shqiptarët kanë nxituar të përqafojnë kapitalizmin. Në Tiranë do e keni të vështirë të gjeni dikë pa celular.
Kultura dhe tradita
Vendi është plot me rrënojat e lashta, më e njohura nga të cilat është Butrinti, i cili mbrohet si një Sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Apolonia shumë më pak e hulumtuar, dikur ishte një port i Korintit, por uji ka rënë dhe tani është në brendësi të tokës. Më të fundit në histori janë Berati dhe Gjirokastra, të cilit të cilët kanë arkitekturë unike osmane dhe mbrohen nga UNESCO. Dhe pastaj ka kishat e lezetshme të Voskopojës në malet pranë qytetit juglindor të Korçës.
Bukuritë natyrore
Shqipëria është e bukur, është e zymtë, e egër dhe e vetmuar, nga Alpet e tmerrshme në veri, me liqenin artificial të Komanit, në plazhet e deteve Adriatik dhe Jon. Kjo është një bukuri e egër që duket se ju bën pyetje nëse ju duhet të jeni të gjithë atje ku nuk ka qenë askush.
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Leyla Giray, Huffington Post
MAPO
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply