![]()
Një manjat kinez i tjegullave i ka dhuruar vajzës së tij dhurata me vlerë mbi 120 milionë euro, ku përfshihen katër kuti me bizhuteri floriri, dy makina luksoze, aksione dhe disa shtëpi me rastin e martesës.
Në mesin e dhuratave ekstravagante përfshihet edhe një çek bankar me vlerë 2.5 milionë euro.![]()
Fotot e momentit të dhënies së dhuratave janë publikuar dhe në internet.
Wu Duanbiao, president i firmës qeramike Fujian Wanli Group, i ka dhënë bashkëshortit të vajzës së tij pasuri të patundshme dhe një dyqan për shitje me pakicë.
Përveç aksioneve me vlerë 12 milionë euro në firmën e tij të trashëguar, ai i ka dhuruar çifti dhe dy makina, një Porsche dhe një Mercedez.
54-vjeçari gjithashtu ka dhënë 3 milionë euro donacion në dy organizata bamirëse.
![]()
![]()
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply