Shqiptar përnga babai dhe rumun përnga mamaja, i lindur në Shipkovicë të Tetovës, Baki Ymeri ka kryer Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Universitetin e Kosovës, ka studiuar në Vienë, ka mbrojtur të gjitha provimet e doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, ndërsa në Rumani është i njohur si përkthyes, poet bilingv dhe kryeredaktor i revistës “Shqiptari”. Ka përkthyer në gjuhën rumune mbi 50 poetë shqiptarë me nga një apo dy vëllime, kurse në shqipe mbi 50 poetë, prozatorë dhe eseistë rumunë. Si poet në gjuhën rumune shquhet përmes një asimilimi të përsosur të kësaj gjuhe në të cilën shkruan një poezi të ndjeshme, të rrjedhshme, me infleksione popullore të një hijeshie të rrallë. Libri i tij “Drita e Dardanisë/Lumina Dardaniei” (Editura Muzeu i Letërsisë Rumune, Bukuresht, 2004) është një vëllimi me poezi dashurie që burojnë nga një shpirt i vrullshëm, i zjarrtë madje, i joshur nga butësia e femrës, i kapshëm nga magjia e saj, por edhe i rrëmbyer nga bukuritë e natyrës që mban jehonat e një historie të gërshetuar me elemente pitoreske dhe dramatike. Dardania, e banuar në lashtësi me dardanë, ish/provincë në lindje të Ilirisë (Kosova e sotme), konfigurohet si një hapsirë e mbrujtur me një shenjtëri të veçantë, të cilën poeti e pikturon dhe konzervon nën aspektin e një lirizmi të dridhshëm.
Magjia e poezisë së Baki Ymerit na vjen si një dhunti e veçantë e shprehjes me një çiltërsi të hijshme, të hapur e transparente, dhe assesi si një “eksploatim” semantik i mbyllur. Vargjet kanë një erotizëm plot shend e verë. Shëmbëlltyrat e një ndjeshmërie të mëndafshtë hiperbolizojnë objektin e dashurisë që zgjon admirimin e një mrekullie të veçantë: “Nëpër Parajsë duke rendur/ Duke zbritur/ Mbi qylimin e erës/ Gjinjtë e saj dridheshin/ Dallgët e tyre më qëllonin/ Dhe përtoke më rrëzonin” (Këngë popullore). Dashuria ka këtu një shkëlqim të mahnitshëm, gjenerator i energjive të mbara: “E dashur,/ Eja të bëhemi fqinjët e dritës!/ Ti as që e di/ Se përballë teje/ Gjenden rafte/ Bibliotekash të ndritura./ Eja! Të pëshpërita,/ Hapi këto libra të lashta/ Dhe lermë/ Të ta përkëdhel trofenë! (Fqinjët e dritës).
Vërehet këtu një infuzion i çliruar i elementeve folklorike që vijnë nga një lashtësi fabulative, nga përrallat e kulturës popullore, nga një e shkuar heroike e përjetësuar në kujtesën afektive, përzjerja e së cilës e pronëson artin poetik të krijuesit: “E tejkaloj vetveten duke ecur./ Duke marrë frymë dëgjoj/ Një tringëllimë yjesh/ Që më rrah në tëmtha/ Dhe zgjohem duke murmuruar:/ Jemi vëllezër/ Që nga kohët antike:/ Përherë të mashtruar,/ Të plaçkitur e të plagosur./ Nënat tona ditë për ditë/ Përpilopjnë një fjalor trako-tragjik/ Me barëra mjekuese/ Derisa unë/ Flas me vetveten/ Për demokracinë e erërave,/ Për prita armike/ Dhe kështjella të fundosura.” (Ars poetica). Biografia e tij është gurrë e poezisë së tij, e një autenticiteti dramatik që thellësohet sipas përmasave të njohjes, të vetëdijësimit të rrënjëve: «Sa herë që gruaja duke psherëtirë/ E shprehte në gjuhën amtare një mall/ Arnauti i saj i thoshte: Në gjuhën tënde më ka kapluar malli/ A po dëgjon: Të dua në gjuhën tënde!». Baki Ymeri është një poet i botës moderne, por nuk mund t’i harrojë apo mohojë rrënjët nga të cilat poezia e tij e shkëput lëngun e përmbushur me vitalitet të përbujshëm. (Victoria Milescu, Revista Sud, nr. 11, Bolintin Vale, 2005, dhe vëllimi Bucuriile triste/ Gëzimet e trishtme, Editura Do-Minor, Bukuresht, 2008)
BAKI YMERI ȘI FASCINAŢIA ŢĂRII MITICE
Albanez după tată, român după mamă, Baki Ymeri s-a născut la Şipkoviţa, R. Macedonia, a absolvit Facultatea de Filosofie din Priştina, a studian la Viena, a susținut toate examenele de doctorat la Universitatea din București, iar în Romania este cunoscut ca traducător, poet bilingv şi redactor-şef al revistei ,,Albanezul‘‘. A tradus în limba albaneză peste 50 de poeţi, prozatori şi eseişti români, iar ca poet de limba română se remarcă printr-o perfectă asimilare a acestei limbi în care scrie o poezie sensibilă, cursivă, cu inflexiuni populare, de o ,,frumuseţe amară‘‘. Cartea sa, Lumina Dardaniei, (Editura Muzeul Literaturii Române, 2004, 104 p.) este una de dragoste izvorând dintr-un suflet impetuos, imberb chiar, atras de gingăşia femeii, receptiv la fermecele ei, dar şi copleşit de frumuseţea naturii înconjurătoare ce poartă ecourile unei istorii pline de pitoresc dar şi de dramatism. Dardania, locuită în trecutul îndepărtat de dardani, apoi provincie în vestul Iliriei, iar astăzi Kosova, se configurează ca un spaţiu îmbibat de o sacralitate aparte, pe care poetul o sesizează şi o conservă sub aspectul unui lirism vibrant.
Farmecul poeziei lui Baki Ymeri este dat de o francheţe deosebită a expresiei, de o candoare gracilă şi transparentă, şi nu în ultimul rând de o fără de voie poate ,,exploatare‘‘ semantică. Versurile au un erotism exultant, imaginile de o senzualitate mătăsoasă hiperbolizează obiectul iubirii ce stârneşte uimire până ladoraţie: ,,Prin Rai alergând,/ Coborând/ Pe aşternutul de vânt/ Sânii ei tremurau/ Undele lor mă loveau,/ Mă trânteau la pământ‘‘ (Cântec popular). Iubirea are aici o luminozitate stenică, generatoare de energii benigne: ,,Vino, iubito/ Să devenim vecinii luminii/ Tu nici nu ştii/ Că în faţa ta/ Există biblioteci neguroase/ Vino. Am şoptit,/ Deschide aceste antice cărţi/ Şi lasă-mă/ Să-ţi mângâi trufia!‘‘ (Vecinii luminii).
Se observă infuzia deliberată a elementelor folclorice venind dintr-o străvechime fabuloasă, din basmele culturii populare, dintr-un trecut eroic perpetuat în memoria afectivă şi a căror mixtură particularizează arta poetică a creatorului: ,,Mă-ntrec pe mine însumi mergând./ Respirând aud/ O sonoritate astrală/ Bătându-mi în tâmple./ Mă trezesc murmurând: Suntem fraţi/ Încă din antice vremuri: mereu atacaţi,/ Mereu înşelaţi,/ Mereu jefuiţi şi răniţi/ Mamele noastre-ntocmesc/ Zi de zi un dicţionar traco-tragic/ Cu ierburi de leac,/ În vreme ce eu/ Cu mine însumi vorbesc/ Despre democraţia miresmelor/ Şi cetăţi scufundate‘‘ (Ars poetica). Biografia sa este sursa poeziei sale, a unei dramatice autenticităţi adâncindu-se pe măsura cunoaşterii, a conştientizării originilor: ,,Când şi când mama oftând/ Rostea în limba română un dor,/ Albanezul de tata-i spunea: În limba română mi-e dor,/ Auzi: te iubesc în limba română!‘‘. Baki Ymeri este un poet al lumii moderne, dar care nu-şi poate uita sau nega rădăcinile din care poezia sa îşi trage seva plină de vitalitate. (Victoria Milescu, Revista Sud, nr. 11 / 2005)
Burimi/Facebook


Leave a Reply