Gazetari Lutfi Dervishi, ka ironizuar ditën e sotme, deklaratën e kreut të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i cili përhapi panik në popull, pasi tha se këtë vit do të ketë tërmete të fuqishme.
Përmes një statusi në Facebook, gazetari dhe analisti dervishi, ka thumbuar Prençin, duke i treguar atij se çfarë dinë shqiptarët për tërmetet,.
Ja postimi i Dervishit:
Çfarë dimë për tërmetin…
1. Lagje me emrin tërmet! ( Elbasan)
2. Emër njeriu (kryetar bashkie, Tërmet Peçi, Tepelene)
3. Parrullën: Tërmeti tundi malet, por jo zemrat tona (Shkodër, 1978)
4. Njerëz që nuk i tund tërmeti (Lulzim Basha, zgjedhjet 2017)
5. Zotin e tërmeteve nga mitologjia greke (Poseidoni)
6. Tërmete artificiale (Zharrëz, Fier 2013 -2017.
7. Vendin ku ndodhin më shpesh tërmetet (pikë takimi pllakave tektonike)
8. Rregjistruesin e tërmetit (sizmografin)
9. Adresën ku mund të shihen live termetet http://quakes.globalincidentmap.com/
10. Parashikuesin e tërmeteve (Shemsi Premçi gusht 2017)
http://quakes.globalincidentmap.com/


Leave a Reply