Iriqi:- Je i vetmi që beson te vettingu. Pse?
Ngjela:- Po kështu më porosit Rama. Se vettingun e di që do dalë si lufta ndaj kazinove. U nis me bujë,pati operacioni emrin Madhështia e Marrësisë e në fund u mblodhën thasët me lekë.
Por jo per shtetin,per shefin.
Iriqi:- Po të shkon si moshë që të përdoresh?
Ngjela:- Kjo moshë është tamam. Se qeshin me ty dhe thonë varja se ka rrjedhur i ziu. Ja,p.sh.e sheh këtë gocën e bukur këtu pranë. Sa ta shoh pak me buzëqeshje nënkuptuese do më thotë,ik pirdhu gërxho i dreqit. Kësaj i rruhem dhe prej Ramës.
Iriqi:- Kujt?
Ngjela:- Se mos më merr për trap e nuk më darovit.
Iriqi:- Darovit?
Ngjela:- Nuk më paguan d.m.th.
Iriqi:- Po ti a je avokat?
Ngjela:- Avokat i leshit. Vetëm tre çështje këtë vit dhe i humba të gjitha. Duhen para se veç ilaçet e prostatës më shkojnë sa të duash.
Iriqi:- Plus viagrat…
Ngjela:- Ato na i sponsorizon Fatmir Xhafa. Më thotë që ta lavdëroj poshtë e lart. E gënjen mendja se do bëhet ministër rendi.
Iriqi:- Pse jo?
Ngjela:- E ka Basha atë post. Se duhet forcuar opozita. Do ca lekë për ndonjë protestë,të krijohet idea që tek ne ka shumë parti.
Iriqi:- Beson që do ketë bashkëqeverisje?
Ngjela:- Si buka që ha. Deri tani u dogj vendi e asnjë nga opozita nuk flet. Se janë ndarë punët. Tani Fuga në kryeministri do bëjë fjalimet e Ramës e të Bashës. Deri në fundgusht ai me pushime,ndaj dhe PD hesht. Kontrata kështu e ka.
Iriqi:- Po Berishës nuk po i ndahesh. A e di që nuk është më kryetar i PS-së?
Ngjela:- Berisha është edhe kryetar i PS-së. Asnjë reagim nuk bën Rama pa e permendur. Bie shi e ka fajin Saliu. Nuk bije i thonë ç’bën Saliu. Ka zjarre,ah,Sali çna bëre! Bën gruaja gocë kur donin çun,thërrasin pse Sali,pse?
Iriqi:- Po ti thua se vettingu…
Ngjela:- Mos dëgjo ç’them. Se fjalët nuk janë të mijat. Unë jam si Majlinda Bregu,spiker. Lexoj ç’më vendosin para.
Iriqi:- Po mendimi yt cili është?
Ngjela:- Për mua vettingu të kapë së pari Ruçin. Se ka një nen që kush shihet në foto me kriminelë pushohet. E Gramozi ka plot foto me Enverin. Kaq mjafton t’i vishte fustan atij.
Iriqi:- Po më tej?
Ngjela:- Më tej me djemtë e kriminelëve që sot janë në parlament. Baballarët na burgosen,na vranë ,fëmijët e tyre sot ministra.
Iriqi:- Dhe babai yt ka qënë minister.
Ngjela:- Unë pata fat të keq,se e hoqën dhe e burgosën. Se të ishte gjallë ai sot më shihnit minister të rendit.
Iriqi:- Thuhet që mbiemrin e ke pasur ngjala.
Ngjela:- Nga që spërdridhem. Por në fakt e kemi pasur Karafili. Na merrnin si gjysëm të rroitur d.m.th.
Iriqi:- Shpreson të kapësh ndonjë post?
Ngjela-Në se nuk gradohem tani do kërkoj të më bëjnë shef në Sharrë. Se e kam problem që pas vdekjes të jem njeri i thjeshtë.
Iriqi:- Ke ndonjë merak?
Ngjela:- Të vetmin merak kam që nuk më marrin seriozisht. Sa herë them diçka,thonë e lëshoi një pordhë Ngjela. Më duket vetja tamam si manekin,ku vendosin kostume pa fund,por asnjëri nuk është imi.
Syri.net


Leave a Reply