Kërmijtë shërbejnë edhe për këtë pune..
Një qendër estetike në Tailandë është bërë e famshme për llojin e veçantë të masazheve, atë me kërmij.
Trajmtimi me kërmij bëhet për heqjen e akneve të fytyrës dhe kushton rreth 30 dollarë një seancë e cila zgjat rreth 45 minuta.
Trajtimi nuk ka asnjë lloj dhembje madje ata që e kanë provuar e cilësojnë si një ndjenjë të lezetshme freskie.
Për trajtimin vendosen 6 kërmij në fytyrën e personit që do të bëjë masazhin.
Salloni i vendosur në Bangkok është ndër të parët në llojin e vet.
Tashmë sallonë të tillë ka edhe në Londër, Paris, Kinë dhe disa shtete të tjera.
Kërmijtë bëjnë heqjen e akneve me anë të mukozës por dhe dhëmbëve të tyre.
Po, po.Dhëmbët e tyre. Për ata që nuk e dinë kërmijtë kanë 14 mijë dhëmbë mikroskopikë të cilët gërvishtin fytyrën duke larguar aknet gjatë lëvizjes së tyre.
“U nisa duket ardhur me 100 kërmij fillimisht dhe mendoja se ishte një biznes i dështuar. Tani kam më shumë se 30 mijë kërmij të cilët i mbaj në një fermë organike dhe i ushqej çdo ditë me lakra, karrota apo ushqime të tjera”, tha drejtuesi i kësaj qendre në provincën Chiang.
Leave a Reply