Fan Noli në kujtimet e tij thoshte se arketipi i tij, Skënderbeu, ishte frymëzim moral bashkë me ungjin e tij dhe Jezu Krishtin.
Në disertacionin e tij hagiografik për Skënderbeun, të paraqitur në Universitetin e Bostonit më 1947, Fan Noli shpërfaqi edhe pikëpamjen e tij për prirjet shpirtërore të Kastriotëve, shkruan Konica.al. Me këtë, ai ishte i pari studiues që në mënyrë shkencore i hoqi luspat e krishtera familjes bujare të Kastriotëve, duke e interpretuar religjionin mesjetar thjesht si një mjet i mbijetesës makiaveliste.
Duke folur për të atin e Skënderbeut, Noli thotë se ‘në fe Gjon Kastrioti ishte shqiptar tipik’.
Ai nuk ishte ndjekës fanatik i ndonjë feje dhe e ndërronte në pëlqim me orientimet e tij politike. Ai ishte katolik roman si aleat i Venedikut më 1407; ortodoks si aleat me Stefan Llazareviçin e Serbisë, nga 1419-1426; mysliman si aleat me Muratin II nga 1430-1438; sërish një katolik më 1438 si aleat dhe qytetar nderi i Venedikut dhe Raguzës; dhe në fund vdiq si një i krishterë në vitin 1443”, shkruan Noli në jetëshkrimin për Skënderbeun.
http://lexo.al/babai-skenderbeut-nderronte-fene-sipas-interesave-teza-e-nolit-qe-beri-lemsh-shqiptaret/


Leave a Reply