Nga Edmond MALAJ
Nga fundi i vitit 1473 kemi edhe një testament nga një marinar që mesa duket e ka origjinen nga Drishti. Dokumenti u gjet gjatë kërkimit tim në lidhje me punimin mbi Drishtin, nëpërmjet shërbimit online që ofron Muzeu i famshëm Galileo ne Firence. Dokumenti në fjalë që po e sjellim në origjinal dhe të përkthyer, na informon disi mbi jetën dhe profesionin e marinarit në ato kohëra. Dokumenti i Gjonit nga Drishti u gjet në brendësi të një Manuskripti të shkruar nga venedikasi Muhaeli i Rodosit (Michael de Rhodes). Në fillim le të themi nja dy fjalë në lidhje me Manuskriptin e Mihaelit te Rodosit. Ky manuskript përbëhet nga 440 faqe te cilat kanë si përmbajtje shkrime mbi matematiken, astronomine, astrologjine lundrimin si dhe shënime nga udhëtimet e këtij marinari.1 Manuskripti ështe i shkruar në dialektin venedikas, dialekt ky që Mihaeli me sa duket e kishte mësuar që në moshën nënte-vjeçare, dhe Manuskripti i Mihaelit nga Rodosi kishte qenë i humbur për rreth 400 vjet kur u zbulua sërish në vitin 1966 dhe në vitin 2000 iu vu në dispozicion institucionit kërkimor “Dibner Institute for the History of Science and Technology”, i cili e botoi dorëshkrimin në kuadër të projektit ‘‘Michael of Rhodes. A Medioeval Mariner and His Manuskript” dhe është i publikuar edhe në internet nga ‘‘Institute and Museum of the History of Science”, pjese e Muzeut “Galileo” në Firence, Itali. Nga ky Manuskript mësojme që Mihaeli i Rodit gjatë udhëtimeve të tij kishte qenë në Shqiperi shpesh herë, sidomos në Durrës2 3 dhe në 1419 kishte shërbyer për një vit në marinën venedikase që ruante brigjet shqiptare, si patron (ose paronf, siç na njofton edhe ai vete në Manuskriptin e tij, në faqen 92: Këtë njoftim të tij mund ta shohim edhe në frangmentin e dorëshkrimit te tij si më poshtë:
Teksti i mësipërm në origjinal: “M’achrodie partron d’una galliotta in la varda d’Albany a del 1419, siando chapetagno I’gregio miser Francescho
Benbo. ”4 *
Përkthimi shqip: “Unë n pajtova si patron në një galeote të vogel në guardien e Shqipërisë, kur ishte kapiten i shquari Francesco Bembo ”
Francesco Bembo i përmendur në doreshkrim, mesa duket ishte komandant, oficer i lartë i marinës ushtarake venedikase gjatë gjysmës së parë të shekullit XV.3 Kurse patronet apo paronet ishin oficerë, mesa duket jofisnikë, që shërbenin kryesisht në marinen tregtare të Venedikut, ndërsa galeotat ishin anije të ngushta e të gjata me një direk që viheshin në levizje me rrema dhe me vela.6
Tani le të vijmë te Testamenti i Gjonit nga Drishti. Gjoni duket se e shkruajti testamentin e tij në ishullin Karki (Charchi) me 29 gusht 1473, ishull ky që gjendej në afërsi të Rodosit. Ky testament u shkrua prej Gjonit në një faqe bosh të Manuskriptit te Michaelit. Shkrimi i Gjonit, siç mund të shihet edhe më poshtë në frontespic në krahasim me atë të Mihaelit nuk është i bukur.7 Dialekti që përdor Gjoni në testamentin e tij duket se është varianti italian i Venedikut. Dokumentin po e jap në dorëshkrimin original, pastaj më poshtë tekstin origjinal të transkriptuar, dhe të përkthyer në shqip:
Testamenti i Gjonit nga Drishti (Johannes da Drivasto), pamje origjinale, faqje 1 (236a.)8
Testamenti i Gjonit nga Drishti (Johannes da Drivasto), pamje origjinale, faqje 2
(236b.)9
Testamenti i Gjonit nga Drishti, Teksti i transkriptuar ne gjuhën
origjinale
+Ihasus+
Ihesus Mari. 1473, adi 29 avosto, al Chiarcho.
Nottofazo mi Zuane da Drivasto, par on zurad- Do del manificho misier Marin Dandolo,
De mie robe me ttrovo aver in galia. Prima mente un zipon de centtanin negro in do peli, e uno zipon de lesendrin nuovo raizo, un zipon paonazo de Fiandra fodra de biancho.
Dodeze chamize, na che sia dad’a a Piero Durazin, e una a Marttin dela Portta, chapa de zanbelotto negra e una chapa de most o valier. Una vestizuola de mosto valier.
Un per de chalze solade e un per de biancha de rasa. Do per a de chalze da scharpe vechie, sia. date un per a Marttin dela Portta e l ‘a- Ittro per sia dado a piero Durazin, berette e tre negre nuove e una de scharla- tto frusta e una unola negra. Ttre ttapei, do noui e uno che sono unopuocho pezo. Una charpetta, una schiavina e uno gaban
negro froda di biancha, un altro ga-
ban unolo che son in man de Primo fradelo
de Lucha Gobo E-queste-ditte- e-heso. Si 6 lasa a
Modon un per de chalze Mod on de ra-
Sa, che si a ttentte la grana, e ttrentta un
aspro in man del chavalier de Modon
Zan Negro. E si d ancora qua in galia una gona
Berittina asetta e una gona meschia,
una zenttura d’arzentto sfringe ttela e fusa-
re, et una spade e ttarzetta e churazina e me-
za ttesta e una lanza. Se nientte
in ter a vien de mi,
che dele ditte robbe sia dade a mio nevodo Zuan Falchon, balestier de misier Zacharia di Prio- Li, con questo che sia ttenuto da vender ttante robe che page le mie debitte in galia, che son zercha duchatti otto, che eze Nichold zingano e Domenego, el nostro scrivan de galia, sier Piero Penola, e che me faza dir le mese de Sen Griguol.10
Testamenti i Gjonit nga Drishti, Teksti i transkriptuar në gjuhën
origjinale
+Jezus+
Jezus Maria. 1473, ditën e 29 gushtit, në Kiarko
Unë, Gjoni i Drishtit, paron zurato i zotit të madhërishëm Marino Dandolo po bëj disa shënime në lidhje me rrobat që kam këtu në anije. Së pari një xhaketë jelek satini të zi me push, dhe një xhaketë jelek satini aleksandrin të ri dhe një xhakete jelek të fryrë nga Frandra me vija të bardha. Dymbëdhjete këmisha, një që iu dha Pietro Durazinit (Durrsakut/ E. M.) dhe një tjetër Martino della Portas dhe një pelerinë prej leshi të zi, dhe një pelerine de mosto valier*. Një sasi të vogël de mosto valier. Një palë çorape me shoje dhe një palë të Iyer me rreshirë të bardhë. Dy palë çorape këpucësh të vjetra, një palë duhet ti jepet Martino della Portas, dhe një palë tjetër duhet ti jepet Pietro Duracinit. Katër bereta, tri të reja me ngjyre të zezë, dhe një me ngjyrë skarlatine, por që është e grisur dhe e vjetër, dhe nje unola të zezë. Tre tapete, dy të rinj dhë një që ështe pak i dëmtuar. Një tapet, një mbulesë shtrati e ashpër dhe një mbimbulesë e zezë me vija të bardha, një unolo tjetër, mbulesë, që është ne duart e Primos, vëllait të Luka Gobos. Dhe këto gjera*. Gjithashtu unë kam lënë në Modone një palë çorape prej satini Modonc**, të cilat janë të ngjyrosura me ngjyrë të kuqe të ndezur, si dhe 31 aspra që i kam lënë në dorën e kalorësit fisnik të Modones, Gjovanni Negros.
Dhe këtu në anije unë kam gjithashtu edhe një fustanellë ngjyrë gri prej mëndafshi dhë një fustanellë tjetër të përzier, një rrip prej argjendi një tokëz prej stofi dhe fuzare, një shpatë dhe një mburoje, dhe një gjoksore dhe një topuz dhe një shtizë.
Kur asgjë mbi tokë të mos mbesë nga unë, këto rroba ti jepen nipit tim Gjovani Falkon (Giovanni Falcon), harkëtar tek zoti Zakaria di Prioli, me kusht që ai të jetë i detyruar të shesë aq rroba sa është e nevojshme për të larë borxhet e mia këtu në anije (tek personat e pranishëm këtu në anije), borxhe që kapin shumën e 8 dukateve dhe që ua kam rremtareve Nikolo Xinganos dhe Domenico da Korones, rremtarit Maffeo dhe Skribes së anijes sonë Pietro Pepola, dhe më kusht që ai (nipi Gjovani Falkon) të çojë meshë për shpirtin tim në kishën e Shën Gregorit.
Perkthyer nga Edmond Malaj
Ngaqë jeta prej marinari në anije ishte e rrezikshme dhe nuk kishte gjatësi, dhe ngaqë mesa duket Gjoni ishte në prag të vdekjes, ishte ndoshta shkaku që e kishte shtyre Gjonin ta bënte këtë testament. 11 Me anë të tij ai shperndan gjërat dhe parat që kishte tek persona të ndryshëm, dhe me sa duket këtu bëhet fjalë për larje borxhesh, ngaqë marinaret e atyre kohërave në të shumtën e rasteve ishin në borxh qoftë tek eproret e tyre, qoftë tek pjesëtarët e tjerë te ekuipazhit ku ata bënin pjese.12 Interesant ështe edhe lista e gjërave që posedonte ky person, të cilat ishin shumë pak dhe që pjesa më e madhe ishte e caktuar për larjen e borxheve, dhe asgjë nuk flakej, sado e vjetër që ishte. Dhe këtu siç shihet edhe me sipër në tekst bëhej fjalë kryesisht për veshje personale të mbartura ngandonjëherë edhe të grisura. Këto rroba po i përmendim dhe një herë si më poshtë:
një xhaketë jelek satini të zi me push,
një xhaketë jelek satini aleksandrin të ri,
një xhaketë jelek të fryrë nga Frandra me via të bardha,
dymbëdhjetë këmisha,
një pelerinë prej leshi të zi,
një pelerinë de moslo valier*,
një sasi të vogël de mosto valier**,
një palë çorape me shoje,
një palë çorape të Iyer me rrëshirë të bardhe,
dy palë çorape këpucesh ë vjetra,
tri bereta të reja me ngjyrë të zezë,
një beretë me ngjyrë skarlatinë, por që është e grisur dhe e vjetër, një unola të zeze, dy tapete të ri,
një tapet që është pak i dëmtuar,
një mbulesë shtrati e ashpër,
një mbimbulese e zeze me vija të bardha,
një unolo tjetër,
mbulese tjetër,
një palë çorape prej satini (Modone) të ngjyrosura me ngjyrë të kuqe të ndezur,
31 aspra,
një fustanellë ngjyrë gri prej mëndafshi,
një fustanellë tjetër të përzier,
një rrip prej argjendi,
një tokëz prej stofi dhe fuzare,
një shpatë dhe një mburojë,
një gjoksore dhe një topuz dhe një shtizë.
Kjo na informon në mënyrë indirekte për varfërinë që kishin marinarët e këtyre galerave. Interesant është fakti që Gjoni nga Drishti ia le amanet nipit të tij të merret me larjen e borxheve dhe të çojë një meshë për shpirtin e tij në kishën e Shën Grigorit. Dhe ajo që do të mbetej pas larjes së borxheve i lihet trashëgimi po atij nip. Ndër persona të tjerë, përmendet në këtë testament edhe Pietro Durcizin (Pjeter Durrsakun E. M), pra edhe një person shqiptar, apo të paktën që ishte nga qyteti i Durrësit.
Dokumenti doreshkrim, perveq rendesise se tij, qe ka ne lidhje me plotesimin e dokumenteve mesjetare shqiptare të botuar dhe të përkthyer në shqip, rëndësinë më të madhe e ka në faktin se na bën të njohur disi me menyrën e te jetuarit të marinarëve në Mesjeten e Vonshme.
Edmond MALAJ
1 Krh. Manuskripti i Michael de Rhodes. URL: http://brunelleschi.imss.fi.it/michaelofrho…/manuscript.html (28. 04. 2011).
” Kishte kaluar nga Durresi gjate udhetimeve per ne Flander, per ne Aigues Mortes [France], per ne Rumani [Romania] dhe ne Detin e Zi, per ne Aleksandri dhe per ne Beirut. Shih\ Journey Map of Michael of Rodes. URL:
http://brunelleschi.imss.fi.it/michaelof…/…/journey_pop.html (29. 4.2011)
3 “Paron: Non-noble officer serving under the comito. The usual term in Venetian sources is paron zurado (sworn patron) to distinguish him from the noble captain of a merchant ship who went by the simple name of paron. Patron: patron The noble captain of a commercial galley. The term in Venetian is paron, which was also given to a non-noble officer. “Glossary.
URL: http://brunelleschi.imss.fi.it/michaelofr…/glossary_N_P.html (28. 04. 2011).
4 Manuskripti i Michael de Rhodes. URL. http://brunelleschi.imss.fi.it/michaelofrhodes/…/092a_o.html (28. 04. 2011)
3 Ne lidhje me nje Francesco Bembo, Enciklopedia Italiane “Treccani” najep te dhenat ne vijim, megjithate nuk jemi te sigurt nese behet fjale per te njejtin person apo jo, pasi aty nuk jepet sherbimi ne Shqiperi: “Bembo, Francesco. – Generale veneziano; nel 1397 capitano dell’esercito veneto contro il duca di Milano, fiu uno dei piii attivi realizzatori della politica espansionistica di Venezia verso la terraferma. Dopo aver ricoperto varie cariche militari e di governo a Padova, a Verona, nel Friuli, fiu nel 1426, come capitano dell’armata del Po, l ‘artefiice della celebre azione navale di Cremona contro il duca di Milano.” Bembo, Francesco
Ne: Treccani. L’Enciclopedia Italiana. Versioni online: URL: http://www.treccani.it/enciclopedia/francesco-bembo/ (29. 4. 2011).
6 Krh. Glossary. URL:
http://brunelleschi.imss.fi.it/michaelofr…/glossary_G_J.html (29. 4. 2011).
7 Krh. Life at Sea: Testament of Giovanni da Drivasto (p. 236a). http://brunelleschi.imss.fi.it/michaelofrh…/…/page_236a.html (28. 04. 2011).
8 Testamenti i Gjonit nga Drishti (Johannes da Drivasto), pamje origjinale, faqje 1 (236a.) URL:
http://brunelleschi.imss.fi.it/michaelofrhodes/…/236a_o.html (28. 04.
2011).
9 Testamenti i Gjonit nga Drishti (Johannes da Drivasto), pamje origjinale, faqje 2 (236b.) URL:
http://brunelleschi.imss.fi.it/michaelofrhodes/…/236b_o.html (28. 04.
2011)
10 Teksti i transkriptuar, i marre nga: Life at Sea: Testament of Giovanni da Drivasto. URL:
http://brunelleschi.imss.fi.it/michaelofrhodes/…/236a_i.html (28. 04.
2011)
Fjale qe nuk mund ta perkthej.
Fjale me vije ne mes qe eshte edhe ne origjinal.
** Fjale me vije ne mes qe eshte edhe ne origjinal.
*** Perkthyer nga origjinali duke iur referuar edhe perkthimit anglisht ne sitin: Life at Sea: Testament of Giovanni da Drivasto. URL: http://brunelleschi.imss.fi.it/…/manuscript/pop/236a__e.html (28. 04. 2011).
11 Krh. Life at Sea: Testament of Giovanni da Drivasto (p. 236b). http://brunelleschi.imss.fi.it/michaelofrh…/…/page_236b.html (28. 04. 2011).
12 Krh. Po aty.
Fjale qe nuk mund ta perkthej.
** Fjale qe nuk mund ta perkthej.

Burimi – Facebook


Leave a Reply