Në Shqipëri u mbyll në mbrëmje procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe nisi numërimi i votave, i cili po ecën ngadalë dhe me rezultate të pjesshme gjatë natës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu me 60 minuta mbylljen e procesit të votimit, për të nxitur një pjesëmarrje më të madhe, por përqindja mbeti e ulët. Sipas të dhënave nga KQZ, pjesëmarrja ishte 45.17 përqind, nga 53 përqind, që morën pjesë në votimet e 2013. Temperaturat e larta dhe Festa e Bajramit janë vlerësuar nga KQZ si shkaqet që mund të kenë ndikuar pjesëmarrjen në zgjedhje.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply