Me thirrjet për ruajtjen vlerave të islamit si dhe paqes e tolerancës, në Kosovë po kremtohet dita e Fitër Bajramit, që shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Edhe kësaj radhe kremtimet po përshkohen me thirrjet e Bashkësisë Islame të Kosovës për luftimin e çdo përpjekjeje që në emër të besimit të mbillet urrejtje mes besimtarëve duke shtrembëruar dhe keqinterpretuar parimet e islamit.
Në Shqipëri, për besimtarët myslimanë sot ishte një ditë e shënuar – festimi i Fitër Bajramit që shënon përfundimin e muajit të Ramazanit.
Në Tiranë, mijëra besimtarë myslimanë falën namazin në orët e para të mëngjesit në Sheshin Skënderbej. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ndërsa uroi besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët shqiptarë për shëndet, mirësi e suksese në çdo sferë të jetës, theksoi se “Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë”, u shpreh Kreu i Komunitetit Mysliman.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply