Zv/prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Rod Rosenstein tha se nuk do t’i zbatonte urdhërat nga Presidenti Trump ose njerëz të tjerë për shkarkimin nga detyra të prokurorit të special, Robert Mueller nëse ato nuk janë “të ligjshme ose të duhura”.
Komentet ai i bëri gjatë një seance dëshmish në senat.
Zoti Rosenstein tha se ai nuk ka parë ndonjë provë ose arësye për të pushuar prokurorin e posaçëm Mueller që është duke hetuar ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet amerikane dhe lidhjet e mundshme të këshilltarëve të president Trump me rusët.
Komentet pasuan pyetjet nga ligjvenësit lidhur me njoftimet e shtypit që lënë të kuptohet se Presidenti Trump po mendonte të pushonte prokurorin e posaçëm.
Prokurori i posaçëm mund të shkarohet nga Prokurori i Përgjithshëm Jess Sessions, por meqë zoti Sessions është tërhequr nga hetimet për Rusinë, zyrtari që mund ta pushojë atë është zëvendësi i tij Rosenstein.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply