Altin Kocaqi
Për Zonën e Lirë të Junikut është folur shumë pak duke dashur ta shuajnë nga historia këtë ngjarje turpi mes shqiptarëve. Ka zëra që i duan kryengritësit që vepronin brenda kësaj zone si ‘bashkpuntorë të Serbisë’ pasi, për ata, kryengritësit lozën lojën e Serbisë me veprimet e tyre. Siç duket këto zëra duan të justifikojnë një nga turpet e mëdhaja që kanë ndodhur nga vetë shqiptarët.
Zona e Lire e Junikut u krijua në vitin 1921 pas rezistencës të fortë kosovare që kundërshtonte futjen nën kufirin Jugosllavë. Ishte po kjo rezistencë e fortë e forcave të Azem Galices, Hasan Prishtinës edhe Barjam Currit e cila do e detyronte Lidhjen e Kombeve të shpallte neutralitetin në këtë zonë, deri në marrjen e një vendimi për përcaktimin e kufijve.
Për patriotët shqiptarë Zona e Lirë e Junikut ishte një rastë i mirë për ti treguar Lidhjes së Kombeve të korrigjoj gabimet e veta. Ky korrigjim nuk mund të vinte duke ndenjur pavepruar pasi të gjitha instancat europiane të kohës kishin dhënë prova që nuk e përkrahnin të drejtën e shqiptarëve për të jetuar në një kombë. Ishin pikërishtë kryengritjet ato që do e detyronin Lidhjen e Kombeve që të krijonte Zonën e Lirë të Junikut ndaj edhe një vazhdimësi kryengritjesh më në brëndësi të Kosovës mundë të krijonte situata akoma më të favorshme për shqiptarët.
Në Shqipëri dominonte Ahmet Zogu në këtë kohë. Natyrisht që ai ishte i lidhur me serbët edhe merrte urdhëra nga ata. Këto lidhje të Ahmet Zogut nuk mund të lejonin ndakortësimin e shqiptarëve në një frontë edhe në një trysni të përbashkët që Lidhja e Kombeve ta favorizonte më shumë faktorin shqiptarë. Ahmet Zogu i kishte llogaritë e hapura me Jugosllavinë që nga kohët kur familjarisht, Esat Toptani edhe Bashkim Zogu, ishin bashkpuntorë të devotshëm të serbëve. Bashkpunimi i Ahmet Zogut me serbët u provua në vitin 1924 kur ata e sollën në pushtet.
Urrejtja e perjetshme e patriotëve me Ahmet Zogun do shkaktonte përplasje frontale pasi, siç duket, Zona e Lirë e Junikut kishte armiq nga të dyja anët. Në Janarin e vitit 1923 Ahmet Zogu do të urdhëronte Prenk Jakun të ndërrmerte një ofensive të ashpër ushtarake kundër Zonës së Lirë të Junikut. Patriotët shqiptarë do urdhëronin tërheqjen nga Juniku që të mos ndodhte vellavrasja. Forcat e Prenk Jakut do hynin në Junik në fund të Janarit edhe pas dy ditësh do ua dorzonin Junikun forcave serbë të cilat do kryenin raprezale të dhunshme kundër popullsis civile duke djegur e vrarë. Lidhjes së Kombeve u kalua idea se kë vendim duhej të merrte për kufirin. Kaq punë të mire antishqiptare nuk mund ta bënte as vetë Serbia
Jemi të drejte edhe trima ne shqiptarët?! I kemi ngritur një bustë Ahmet Zogut në një nga qendrat e Tiranës.


Leave a Reply