Ish- deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, është larguar nga lista e kandidatëve për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
“Para 1 ore, mbas një takimi të degës së LDK-së në Podujevë, është marrë vendimi që unë mos me qenë kandidat për deputet nga kjo degë”, tha Bulliqi.
Sipas tij, shkaku i mosvotimit të Demarkacionit nga ana e tij dhe kundërshtimet e vazhdueshme ndaj kësaj marrëveshje me Malin e Zi, ka bërë qe me ardhë deri te ky vendim.
“Kjo është hakmarrje tipike që bëjnë individë të caktuar qe nuk ia donë të mirën LDK-së, të cilët më shumë punojnë për të mirën e tyre, sesa për atë të LDK-së”, shprehet Bulliqi në Tv Rrokum .
Ai thotë se Këshilli i Përgjakshëm i LDK’së, nesër e merr vendimin përfundimtar lidhur me këtë.


Leave a Reply