Korce 11 prill 1985. Dita nisi e bukur dhe me diell. Nje dite e zakonshme shkolle me nje kurs simpatik qe vazhdonte mesimet per te dale kuadro te ardhshem dhe te devotshem te partise dhe te bujqsise shqiptare. Student te Universitet Buqsor ”Fan Noli” viti i pare qe jetonim ne konvikt. Dita nisi normalisht. Klisheja ishte e njejte. Zgjimi drejt banjove kolektive te katit. veshja dhe copa leksionesh ne dore, ngrenja e mengjesit ne mence, tek fiskultura dhe drejt oreve te plota te mesimit. Universiteti ishte i vendosur pothuajse ne zemer te parkut Rinia.
Universiteti me cilesor ne Shqiperi
Ishim me fat qe benim universitetin ne Korce kjo per nivelin e larte te mesimdhenies kerkesen per te mesuar. Nje trup arsimor shume ambicioz dhe me shume kulture. Kujtoj ketu qe nje pjese e mirei e pedagogeve kishin mbaruar studimet jashte shtetit. Ne fakt partia kishte ”pak ndikim” ne universitet kjo dhe per merite te drejtuesit simpatik Kristaq Kotonika.Pasi dhe lenda qe jepte mikrobiologji ishte shkencore dhe nuk kishte lidhje fare me politiken. Ndonese jepnim provim historine e partise se punes. Ku pyetjet idiote qe ne i kishim mesuar qe femije beheshin perseri si psh ”Ku u themelua partia ”. Kuptohet liberalizimi brenda kornizes se kohes. Pasi mesimdhenja dhe rezultatet kishin me shume rendesi. Te mesuarit deri ne 6 ore ne dite ishin per shumicen apsolute te studente nje gje e zakonshme.
Leksioni qe nuk morem pjese
Ora e leksionit te biologjise me pedagogen e talentuar Irena Vangjeli. Nje lende qe e kisha me qejf dhe qe ne provim nuk mora dot noten e preferuar 10 por mora 9 pas nje debati te vogel me pedagogen simpatike dhe me shume kulture.
Gezimi Hysi nje djale simpatik nga Tepelena, gjithmon i qeshur dhe aktiv, nuk kundreshtoi kerkesen time per pushim ose per largim nga leksioni i biologjise. Ndonse dhe aty ne shumicen e rasteve merreshin mungesat duke e bere pothuajse te detyrueshem pjesmarrjen ne leksione. Lam oren e leksionit te biologjise dhe nisem xhiron e zakonshme permes parkut Rinia. Atmosfera, pastertia dhe lulet e shumta e benin ate rruge shume te bukur. Pemet e blirit te sapocelura clironin arome fantastike kane mbetur ne kujtese edhe pse kane kaluar kaq shume vite. Rruget e pastra te Rrugicat e gurta, te Korces jane te njohura ne te gjithe Shqiperine per pastertine e tyre. Makinat e pakta qe leviznin nuk perbenin shqetesim per mjedisin dhe nuk shqetesonin njeri. Me shpesh te zinte syri ndonje makine ”zuk” qe bente funizimin e lokaleve.
Vazhduam me Gezimin xhiron e cila bente unazen dhe dilte tek turizmi. Na beri pershtypje qe qyteti nuk ishte si zakonisht. Njerez qe leviznin shpejt dhe disa Aro qe benin xhiro me shpejtesi ne qytet. Rruget pothuajse nuk kishin shume njerez. Kur dolem tek biblioteka vendosem te shkojme ne konvikt. Rruga shoqerohej me bisedat perreth shkolles dhe qetesia e pazakonte e qyteti filloi te na shqetesoje pak. Vendosem te hanim dreke me heret se zakonisht pasi menca hapej ne 12.30 dhe mesimi mbaronte ne ora 13. Keshtu qe gjate ketyre 30 minutave nuk kishte shume studente ne mence dhe nuk ishte e nevojshme te rrije ne radhe. Duke ju afruar stadiumit te qytetit po shikoni levizje te studenteve per tek konvikti. Patjeter qe dicka kishte ndodhur. U afruam dhe turmat e studenteve po linin mesimin dhe po drejtoheshin tek konvikti jone ku ne katin e pare ishte menca. Menca ishte e madhe dhe ishte hapsira e vetme qe merrte gjithe studentet. Takuam ” pedagogun” Dhimo, i cili ishte me i madh se ne ne moshe dhe na orientonte. Per kete e respektonim te gjithe. Cfare kane keta qe qenkan te shqetesuar? – tha Dhimo dhe Gezimi qeshi. Pothuajse i gjithe stafi i universistetit ishte aty. Disa me fytura te nxira dhe disa te tjera te habitura nga situata e krijuar.
U futem te gjithe ne mence. Salla ishte e rregulluar dhe stolat dhe karriget ishin vendosur ne rreshta. Ne u vendosem ne mesin e salles. Dhimua, Gezim une dhe me radhe studentet e tjere. Te gjithe po prisnim. U dha lajmi qe Diktatori nuk jetonte me. Syte e Gezimit shkelqyen. Ai pa nga une dhe Dhimua. Dhimua sa nuk qeshte. Filluan te qarat. Nje studenteje i ra te fiket.
Ne veshtronim Dhimon. Ai shikonte sallen dhe na i bente me shenje. Vendoste gishtin tek buza dhe pastaj dukej sikur lyente syte. Kete veprim na i kerkonte dhe neve. Ajo qe une kam pare tek te dy keta persona nuk besoj qe ta kene perjetuar tjeter person qofte dhe ata qe kane qene dhe ne burg ne ate dite.
Gezim dhe Dhimua jo vetem qe nuk u shqetsuan por sikur te ishin te denuar me nga 25 vjete e priten me gezim kete ngjarje. Dolem jashte. Po prisnim per te hyre ne mence. Asnje student nuk hynte. Tek dera e mences doli guzhinjerja Jorgjia dhe ju drejtua studentve te cilet ishin pothuajse te gjithe jashte.
-Te keqen nenea hajdeni. Ne kemi bere dreken. Hajdeni tani. Dhimbje do te kthejme ne force.
I pari nga studentet hyri Manja, nje student nga Dibra. Gezimi ishte i pesti dhe une i gjashti. Ne tavolin tone si zakonisht ”pedagogu” Dhimo. Dhe aty qeshja e Gezimit dhe ngacmin i Dhimos ishin prezent. Mbaruam dreken dhe u ngjitem ne dhome. Dhomat ishin te kati i peste dhe dhomat tona ishin nga fundi. Shkuam tek dhoma e ”pedagogut”.
– Beri mire qe vdiq peni tha Dhimua.
Gezimi qeshte. Aprovonte me te qeshur thenjet e Dhimos. Kush do ta marri pas tij dhe a do te ndryshoje gje. Dhe pastaj vazhduam rrjedhen tone qe ishte studim darka fjetje. Keshtu u mbylle nje dite studentore qe ndose vite kane kaluar syte e qeshur te Gezimit dhe thenjet e Dhimitraqit jane ne kujtesen time. Fillimet e Demorkacise e gjeten Gezimin nismetarin e oare te PD ne Tepelen dhe nuk kishte si ndothte ndryshe. Studenti qe i shkelqyen syte nga lajmi i mare per vdekjen e diktatorit sot jeton ne Zvicer.
Arben Hoxhaj
Danimarke


Leave a Reply