Që nga Hitleri, Musolini, Sadami deri te Papa Gjon Pali i II-të
Kalendari i muajit prill është i mbushur plot me datat ekstreme të jetës të diktatorëve, shenjtorëve dhe gjenive. Pesë diktatorët më të egër që ka njohur shekulli i 20-të kanë pasur ditën e lindjes ose të vdekjes në këtë muaj. Adolf Hitler, Benito Musolini, Enver Hoxha, Kim Ir Sen dhe Sadam Hyseni kanë ardhur në jetë, ose janë larguar në prill. Por prilli s’ka mbledhur bashkë vetëm “të këqijtë” e historisë, por edhe “shenjtorët” e gjenitë. Papa Gjon Pali II, Papa Benedikti, por edhe Çarli Çaplin, Pablo Pikaso dhe Albert Ajnshtajn, datojnë në kalendarin e këtij muaji që Kadareja e ka “thyer” në veprën e tij.
Diktatorët
Muaji prill ka qenë muaji i lindjes dhe i vdekjes së njërit prej diktatorëve më të egër të njerëzimit Adolf Hitlerit. Ai lindi në Austri më 20 prill të vitit 1889 dhe vdiq vetëm 10 ditë pasi kishte festuar 56-vjetorin e lindjes së tij. Si për koinçidencë ai kishte lindur në të njëjtën ditë me Napolon Bonapartin dhe vetëm 81 vjet më pas. Diktatori gjerman vrau veten më 30 prill 1945 së bashku me Eva Braun, e cila u bë bashkëshortja e tij vetëm dy ditë para se të vdisnin. Brenda pak vitesh në sundim, Hitleri bëri të mundur t’i vërë zjarrin botës dhe të shkaktojë miliona viktima. Por atij për nga e keqja nuk mund t’ia kalojë edhe miku dhe bashkëkohësi i tij italian, Benito Musolini. Për të prilli ka qenë muaji i vdekjes tij. Diktatori fashist u pushkatua nga partizanët italianë më 28 prill të vitit 1945 së bashku me bashkëshorten e tij. Musolini ishte aleati i Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shkaktar i vdekjes së milionave njerëzve. Por prilli ishte dhe vdekja e diktatorëve që dolën pas Luftës së Dytë Botërore. Më 11 prill të vitit 1985 vdiq Enver Hoxha, i cili për 50 vjet qëndroi në pushtet në sajë të dhunës duke shkaktuar shumë viktima. Kim Il Sen, diktatori më i egër që ka njohur vendi komunist i Koresë së Veriut, vitet e fundit lindi më 15 prill 1912. Ai njihet si një nga njerëzit më dhunshëm dhe që gjatë regjimit të tij vdiqën shumë njerëz. Por edhe diktatori më i fundit i njerëzimit Sadam Husein, ka lindur më 28 prill të vitit 1937. Ai ka qenë në krye të Irakut për shumë vite dhe gjatë kësaj kohe akuzohet se ka shkaktuar vrasjen e miliona njerëzve. Por në muajin prill nuk kanë lindur dhe vdekur vetëm diktatorë, por edhe shenjtorë apo personalitete të mëdha në artin, shkencën dhe politikën botërore, si dhe i mbretëreshës së Anglisë, Elizabeta e II-të.
Shenjtorë
Prilli ka qenë muaji i vdekjes së një shenjtori të ardhshëm Papa Gjon Palit të II-të dhe i lindjes së pasardhësit të tij Papa Benediktit XVI (Joseph Ratzinger). Papa Gjon Pali i II-të vdiq më 2 prill tw vitit 2005. Ai do të mbahet mend si Papa që ka udhëtuar më shumë nëpër botë dhe mrekullitë e kryera nga ai, e kanë bërë atë shenjtor. Pasardhësi i tij, gjermani Joseph Ratzinger, ka lindur më 16 prill të vitit 1927. Por në muajin prill kanë lindur dhe disa nga politikanët më të mirë botërorë, si gjermanët Helmut Kol dhe Gerhard Shrëder, amerikani Kolin Pauell, sekretari i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan e shumë të tjerëve. Për gjeniun e shkencës Albert Anjshtajn dhe atë të pikturës Pablo Piakaso, prilli ka qenë muaji i vdekjes. Ata kanë vdekur i pari më 18 prill, 1955 dhe i dyti më 8 prill të vitit 1973. Njeriu që bëri revolucionin në kinemanë botërore, Çarli Çaplin, lindi më 16 prill, 1889. Pra me pak fjalë prillin mund ta quash muajin e diktatorëve dhe të shenjtorëve.
Adolf Hitler
Lindi më 20 prill 1889.
Ai u bë kryetar i partisë që mori emrin Nacionalsocialiste (naziste).
Arriti të emërohet kancelar i Gjermanisë më 1934. Vendosi në Gjermani një regjim diktatorial. I mundur tërësisht nga ushtria
e forcave aleate e nga lufta e popujve te tjerë, pasi Berlini dhe kuartieri i përgjithshëm i Hitlerit
u rrethua, ai u detyrua të vrasë veten në
Berlin më 30 prill
të vitit 1945.
Benito Musolini
Politikan italian. Ai u bë kryeministri i Italisë fashiste. Lindi në vitin 1883, në Romë. Pasi u zgjodh kryetar i Partisë Fashiste të Italisë në vitin 1922, ai arriti deri në postin e kryeministrit. Musolini u fut ne aleancë me Hitlerin dhe të dy kanë qenë nga diktatorët më të egër që ka njohur njerëzimi modern. Me humbjen përballë aleatëve më 28 prill 1945, Musolini vritet nga forcat partizane italiane.
Papa Gjon Pali II
Ndërroi jetë më 2 prill të vitit 2005. Zgjidhet si ish-kreu i kishës katolike, Papë, më 16 tetor të vitit 1978. Për herë të parë nga viti 1522, zgjidhet një papë me origjine jo italiane. Mbahet si një nga papët me jetë më të gjatë në krye të kishës së Vatikanit dhe si papa që ka bërë më tepër udhëtime jashtë Italisë.
Papa Benedikti XVI
Lindi në Gjermani, më 16 prill 1927. Deri në momentin e marrjes së postit të papës, Joseph Ratzinger mbante rolin e kardinalit. Pas ndërrimit të jetës të papa Gjon Palit II, më 2 prill të vitit 2005 vendoset në krye të Papatit në moshën 78-vjeçare. Në krye të Papatit vazhdon linjën e ndjekur nga paraardhësi i tij.
Albert Ajshtajn
Lindi në 14 mars të vitit 1879. Njihet si një nga fizikantët më të mëdhenj në botë. Ajshtani vdiq më 18 prill të vitit 1955.
Gerhard Shreder
Lindi më 7 prill të vitit 1944. Një nga politikanët më të njohur gjerman. Në vitin 1998 zgjidhet kancelar i Gjermanisë.
Enver Hoxha
Lindi në Gjirokastër në 16 tetor të vitit 1908. Më 11 prill 1985, Enver Hoxha vdes pas një sëmundje të gjatë.
Kim Ir Sen
Lindi më 15 prill të viti 1912 në Korenë e Veriut. mbahet si një nga diktatorët më të mëdhenj. Ai vdiq në vitin 1994.
Kofi Anan
Lindi në 8 prill të vitit 1939. Prej disa vitesh mban postin e rëndësishëm të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Kolin Pawell
Politikan i njohur amerikan, lindi më 5 prill të vitit 1937. Pas një karriere të gjatë në ushtri, zgjidhet si Sekretar i Shtetit ne shba.
Helmut Kohl
Politikan i njohur gjerman. Lindi më 3 prill 1930. Ai ishte kancelari i Gjermanisë nga viti 1982 deri në vitin 1998.
Çarli Çaplin
Lindi më 16 prill të vitit 1889, në Londër. Mbahet si një nga aktorët më të mëdhenj komikë të shekullit XX-të. Ai vdiq më 25 dhjetor të vitit 1977 në Zvicër.
Eva Braun
Lindi në Mynih në vitin 1912. Gjatë Luftës së Dytë botërore u njoh me diktatorin Adolf Hitler dhe u martua me të. Vret veten më 30 prill të vitit 1945.
Vladimir Lenin
Lindi më 22 prill të viti 1870. Një nga politikanët dhe revolucionarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. në 21 janar të vitit 1924 Lenini vdes.
Pablo Pikaso
Lindi më 25 tetor të vitit 1881 në Malaga të Spanjës. Ai njihet sot në botë si një nga piktorët më të mëdhenj. Vdiq më 8 prill
të vitit 1973.
Richard Nikson
Lindi më 9 janar të vitit 1913. Mbahet mend si presidenti i kohës së skandalit të Watergate. Ndërroi jetë më 22 prill 1994.
Sadam Husein
Lindi në Irak, më 28 prill të vitit 1937. Një nga diktatorët me te medhenj te shekullit te 20-të. U dënua për krime kundër njerëzim


Leave a Reply