Nga Hektor Metani
Delvine – Nuk mund te besoj nje fakt qe te gjithe bashkekombasit e mi te mos kene degjuar kete emer, ashtu sic besoj qe jo te gjithe e kane shkelur token delvinase me rrethinat e saj, shtrire rreze malit te Sopotit. E strukur aty dhe qan me lot lavdine e dikurshme, qan ditet qe moren arratine pa na marre leje neve, qan e loton natyrshem. Lotet i provokojne ne zemer e shpirt cdo sekonde qe ikin ngasherima, dhimbje, plage. Lot dhimbjeje. Ne vitin 1939, Saranda kishte 700 banore. Nje tjeter qytet lulezonte, gjallonte, punonte si koshere blete, e s’lodhej, kendonte, ashtu si dhe qante ne te hidhurat vdekje. Vendi i veres. Dalvine, nga latinishtja. Vec 20 kilometra larg eshte ky qytet nga vendi shenjtor. 40. Saranda. E lindi Saranden Delvina. E mori per dore e mesoi te ece, capitet, patjeter, qe e ushqeu e veshi te mos merdhinte, e beri qytet modern, duke gerryer shpirtin e vet, duke bere gjithcka te mundshme, si nena per birin. Kau, vec kau, ai, qe prodhon buken s’mund te theret. Lavdia delvinase eshte e kahershme. Viti kur gjallesa njeri u shfaq ne toke, kur planeti mori formen qe e kemi edhe sot ne Delvine gjeti rrenoja, gjeti kala, ura, rruge te modelit tjeter, aq te deshirueshem sot, gjeti origjinen, fisin, rrenjet, genin, themelet, elemente te nevojshem per te qene krenar. Thone se kalitesit e shpates se Skenderbeut kane qene farketare delvinas, thone se pocja prej balte u poq aty, pocari delvinas, thone se ne planetin toke vere “ah c’vere) eshte pire per here te pare ne Delvine. Delvina dikur dikur nenprefekture, kryeqender, hije rende, zhurme madhe. Delvina e Shahin, Sulejman, Namik Delvines, e sa e sa te tjereve mendjendritur.
Dite Tetori. Vjeshta e dyte. Mengjesi ne Delvine dhe rrethinat e saj ka cuditshmerine e vet. Ta themi. Nje e re tymi si ombrelle i ri mbi krye. Ne vendin e quajtur Volloder ekzistojne tre varreza. E para. Varrezat e tipit, iken e s’kthehen me. E dyte. Varrezat e mbeturinave te Bashkise Sarande. Digjen. Dhe e treta. Pangopesia e makinave te renda nga me modernet, qe hane malin e Hamolloit, bluajne c’gjejne perpara me nje moker te palodhshme. Bunkerizojne pameshire mjedisin per rreth. Nje gje eshte e sigurt. Pas pak vitesh Saranda do te kete nje tunel mes per mes malit te Hamalloit atij qe qytetin shenjtor e mbron nga ngricat e dimrit. Kavlere ky tunel. Rruga shkurtohet. Tymi qe ende nuk i eshte zbuluar simboli kimik le te mbuloje gjithcka.
Nga ish-bashkia lejen e kane marre. Mos valle kryebashkiaku ka pjesen e tij ketu. Le te lexohen mire kartat. Esell. Ndryshe mund te gabojme. Tek ura e Gajdarit, nje grua plake, ne te zeza, capitej ngadale per ne varrezat e fshatit. I qante shpirti te shkretes. Aksidentalisht kishte humbur birin 20 vjecar, locken e zemres, driten e syrit. Te vetmin djale. E vetmja shprese. Ne dore nje pecete pambuku qe fshinte mermerin e bardhe, jorganin e perjetshem, qe ka mbuluar te brin. Lotet lagnin peceten, vaji dergjej larg, tek sa kryente ritualin e perditshem. Te zakonshmin refren. Lot. Fshirje. Dhimbje. Kthim. Ja tymi i dy varrezave ne Voloder. E bene nje nder. Punesoi cdo dite pastrues ne varrezat ku njerezit nderruan jete, punesoi dhumbje nenash. Rruga vazhdon. Leme ne te majte Shelegarin. Pak me tutje Finiqi. Gjysme i djegur. Ullinj te shkrumbuar dhe shumice. Korrik. Qeveria e asaj kohe e kishte mendjen tek vota. Le te digjej Stambolli. Zjarrefikesit u shfaqen me vonese. Policet pyjore, pasi kishin marre ndonje kocol miser ne ngastrat e mbjella per rreth, benin pjekjen, duke u ngrehur ne zjarrin pervelues korrikas. Sa qesharake.
Ecim. Gropat e shpeshta te rruges “te pa fajshmet) kryejne punen e vet. Tronditje dhe prishje te makines. Realiteti shqiptar i pamohueshem. Pasi kalojme Stjarin kurora delvianse perballe. Elefterhor, Kakodhiq. Qepalla mbu syrin delvinas, kurora. Rrethinat kane emer. Muzine, Kronj, Bistrice, Mesopotam, Finiq, Stjar, Plavli, Verge, Senice, Kopacez, Tatzat, Kalase. Mund te kem harruar dhe ndonje. Besoj se zor te zemerohet kush per harresen. E shetita me hapa kembesori kete treve. Pashe me sy te lire, mblodha pershtypje banoresh.
“Jemi pese pleq” – me thote Jorgo nga fshati Kardhikaq,- “bashke me zonjat arrijme gishtat e duarve, zbrazetire e plote. Dikur 60 shtepi. 300 frymore. Sot. Shikoje vete. Pese oxhake nxjerrin tym. Femijet ne kurbet, shpresa larg, kenaqesia nip dhe mbese, perkedhelja e mbetur ne tentative. Vetem syri i diellit na ngroh”, mbyll biseden duke u ngasheryer thelle, Jorgua, 75-vjecar. Piva nje gote musht rrushi aty. Ne percjellje shtrenguam duart si miq te vjeter.
Ne fshatin Senice, vetem shtepi te braktisura. Ullinjte e lashte sa toka, kishin rrezuar kokrat. Duart ku jane. Pse ky zemerim me vendlindjen. Varrezat mbuluar nga ferrat. Oshetima e perroit te Vergoit me fton teteposht. I vura buzet solines me uje te kristalte duke leshuar nje ah, pas ngopjes.
Me ndryshime gjendja ne Verge. Banoret ne kete dite vjeshte i ftohin punet e shumta. Dikush vjel rrushin, dikush ullinjte, dikush pergatitej per dimerimin e blegtorise, ndonjeri bente dru zjarri dhe te paktet ugar.
Diftir Baba keshilltar i kesaj komune me rrfen: “Lodhemi shume, pune shume, prodhime te mbara kemi sivjet, vetem na mungon tregu,eshte larg, ne Sarande. Nuk ja vlen barra qerane ti cosh prodhimet aty. Rruga cope-cope. Me gjak e nxjerrim buken e gojes mik”, qene fjalet mbyllese te Diftirit.
Arrijme ne Delvine. Ne qender te saj. Gjalleri e zakonshme fshati, megjithese quhet qytet. Ne oborrin e nje shkolle degjoheshin zera femijesh. Pallatet e gurte enveriane, jo te gjithe marrin fryme. Shume familje delvinase larguar, cakerdisur nga syte kembet kudo ne Shqiperi. Arsyet te kuptueshme. Varferi.
Lokalet prisnin klientelen e kafes se mbasdites. Dyqanet ndonje mysafir tjeter prisnin. A kane leke njerezit. Makar te kishin. “Tek qeveria e doktorit i kemi syte”, me thote nje tregtar ne qender te qytetit. “Mbase na i ul pak taksat, te ulim dhe cmimet, zinxhir shkojne keto pune”, -vazhdon ai.” Ja fusha pa permasa e Delvines e lene djerr, gjemba dhe ferra ka, ne kullote per bagetine perfundoi, lumi i Kalases, gerryen pa meshire. Qeveria qe iku cfare beri, nje vere ne uje. Vodhi. Mbushi xhepat. Premtoi. Futi bishtin nder shale dhe…” Ne cast mer fryme tregtari i mire delvinas. E kuptova shqet-_in e tij. Nje tjeter banor nga fshati Bajkaj. “Cdo gje e mire mund te kene perfituar fshataret e kesaj zone nga qeveria qe iku, por nafte pa akcize jo. Ju betohem per kete. Dhe une bujkam, jo ujk. Atehere. Pse ngeli toke e djegur gjithe kjo fushe, po te na kishte ndihmuar qeveria ndryshe do te ishim ne. Per pune na hane duart. Di nen te beje kulac, por mungon mielli”. Me pelqeu fjalia e fundit e njeriut punetor.
A mund t’i kthehet lavdia e dikurshme Delvines?- pyesja veten ne ecje e siper. Mendoj se po. Po qe se qeveria e doktorit do te mbaje premtimet e bera, po qe se Dhimertika, Poci, deputetet e tjere kane premtuar me kembe ne toke te ndryshojne gjendjen, them prape po. Po qe se shteti i doktorit e shikon Delvinen me syrin e nenes jo te njerkes. Bindem. Besoj.
Te them dhe nje gje: Une i kam inat genjeshtaret, hipokritet. Pse do te thoni ju. Jeta me ka mesuar qe askush nuk te detyron te genjesh, por do e genjen. Te realizosh qellimin. Bota rrotullohet ka thene Galilei.
ARKIV
Leave a Reply