Radio Tirana dhe pushtimi fashist
Ndersa trupat fashiste ato dite te para te prillit te vitit 1939 po pergatisnin me shpejtesi pushtimin e Shqiperise, thirrjet me te fuqishme qe populli te ngrihej e te luftonte kunder pushtuesit u degjuan nga mikrofonet e Radio Tiranes. Per kete deshmon nje artikull botuar ne gazeten “Bashkimi i Kombit” me 9 prill 1944, me titull “Kujtime Radio Tirana, dhe 7 prilli 1939, ku nder te tjera thuhet: “Radio Tirana, ne ditet fatale, u kallezua me e vlefshme nga c”mund te besohet. Madje, shume me e vlefshme nga shtatmadheria e gjeneral Aranitit qe kujtoi se me shembjen e Ures se Shijakut e kreu detyren e tij. Pra, Radio Tirana e pagoi plotesisht detyren e e vet. Ne Berlin, Londer, edhe aty ne Rome, vete zeri i shperndare nga mikrofoni i saj la jehone te thelle. Ne shume vende te qyteteruara lajmet e perhapura nga Radio Tirana, shkaktuan botime te posacme ne fjetoret me ne ze te perditshme. Shqiperia ne ato caste kritike mundi ta thote fjalen e saj.
![]()
Jehona e Radio Tiranes, ne ate te premte te zeze, – vazhdon artikulli, – ka qene me e madhe dhe me e forte ne kryeqytetet ballkanike dhe sidomos ne Bukuresht, Stamboll, Sofie, ku jetojne me shumice shqiptare mergimtare te djegur e te zhuritur per memedhene.
Keto thirrje u bene se pari nga drejtori i Radio Tiranes, Gjergj Bubani, drejtori i ATSH-se, Mihal Sherko, komentatori sportiv Anton Mazreku. Madje, edhe nga kryeministri Mehdi Frasheri. Por rezistenca qe e kote, Shqiperia ra nen sundimin fashist. Po ashtu, kultura, arti dhe propaganda. Nuk perjashtohej as Radio Tirana qe menjehere u vu nen kontrollin e pushtuesit… Per t”i treguar botes se ata nuk jane pushtues, fashistet qe me 14 prill te vitit 1939, sic njofton edhe gazeta “Shtypi”, nisen te transmetonin programe ne te gjitha gjuhet ballkanike; serbo-kroatisht, greqisht, bullgarish, rumanisht, turqisht, si dhe frengjisht dhe anglisht, ku pushtimin e quante clirim te Shqiperise.
Shqiperia, rekord per gjuhet e huaja ne radiostacionet e Ballkanit
“Vendi yne ka fituar keshtu rekordin ne gjuhe te huaja midis radiostaconeve te Ballkanit, – vazhdonte shtypi ne po ate date. – Shqiptari ne mergim ka mundesi te vihet ne korrent te ngjarjeve te perditshme me te gjitha hollesirat dhe komentet e duhura.”

Sigurisht qe ato dy dhoma ne Bashkine e Tiranes ishin shume pak por synimet e pushtuesve, te cilet, pas disa muajsh e transferuan radion ne nje godine te re, ne rrugen “Kont Urani”, ku ajo mbeti si e tille deri me 5 dhjetor te vitit 1965. Godina e re e Radio Tiranes nisi te pajisej nga specialistet italiane me aparaturat me moderne te kohes… Sic njoftonte gazeta “Fashizmi”, e dates 29 dhjetor 1939, ne nje artikull me titull “Radio Tirana veper gashoste”, perfaqesuesi i qeverise shqiptare, Xhafer Ypi, dhe Valauri, kryetari i EIASR-it “ente Italiana Audio Radio), nenshkruan nje marreveshje per instalimin e je stacioni te fuqishem me fuqi prej 50 ke qe do te transmetonte me vale te mesme.
“Shqiperia do te kete nje nga stacionet me te fuqishme te Ballkanit, – njoftonte kjo gazete, – duke i bere jehone marreveshjes se mesiperme. Sipas kesaj gazete, do te fuqizoheshin te gjitha sherbimet e radiodifuzionit ne Shqiperi, te cilat, me ngritjen e stacionit te ri, do te shperndaheshin nga nje nder stacionet me te fuqishme dhe me moderne te Ballkanit”.
Ne te njejten kohe, u modernizuan dy studiot qe ndodheshin ne katin e trete te godines se re te radios, ku nisi te botohej revista e perdyjavshme “Radioprogrami” qe me pas u quajt “Radiorevista Tirana” e “Vatra shqiptare”. Ne keto revista botoheshin programet e Radio Tiranes si dje rubrika kulturore-artistike e letrare. Sigurisht qe botoheshin edhe materiale propagandistike fashiste, megjithate revista u be pasqyre e mendimit intetlektual shqiptar dhe boteror. Kjo reviste u botua deri ne shtator te vitit 1944.
Per te kuptuar se c”propagande benin fashistet edhe per Radio Tiranen, mjafton te permendim nje artikull te botuar ne numrin e pare te revistes “Radioprogrami”, “11 prill 1940), me titull “Nje vit jete ne Radio Tirana”, ku shkruhej: “Brenda nje vendi pak meter katror nje platforme e zeze ngjitur pas muri. Ne nje cep, ne tryeze te vogel, nje cope hekuri e bardhe, mikrofoni, pjese kanconetash mbi tryeze bashke me letra te daktilografuara. Nje djalosh flokeverdhe i mbytur ne djerse shprehet me shume gjeste e pak fjale, mbi nje karrige disa dhjetera disqe te prishura nga perdorimi. Nje i nxehte qe te ze frymen. Jashte 37 shkalle, ne hije. Brenda 40 shkalle. Ishte qendra e Radio Tiranes ketu e nje nje vit me pare. Sot ne rrugen “Kont Urani” nje pallat i vogel dhe i kendshem eshte qendra e sherbimeve te Radios me gjithe aktivitetet e saj harmonike e kumbuese qe fillojne ne mengjes e vazhdojne deri ne mbremje vone.”
Per ngritjen profesionale te personelit, u ngriten kurse
Per ngritjen profesionale te personelit krijues te radios u ngriten kurse. Nje nder ta ishte kursi per pergatitjen e folesve drejtuar nga folesja Kaliopi Plasari, shkolla e pergatitje se kengetareve drejtohej nag Tefta Tashko, pianosti Tonin Guraziu se bashku me muzikantin italian Mario Etore, kursi i kitares e me pas shkolla e instrumentisteve, ku bene hapat e pare Nikolla Zoraqi e Ymer Skenderi, Genc Bogdo, qe u bene me pas muzikante e kompozitore te njohur. Per ngritje teknike ndihmoi inxhinieri i njohur italian Antonio Galeaci, i cili, se bashku me pianistin Mario Etore, qendroi ne Shqiperi edhe pas clirimit, deri me 1948, dhe dhane nje ndihmese te ndjeshme ne ecurine e Radio Tiranes ne drejtimin artistik dhe teknik. Nder emisionet me te njohura te Radio Tiranes permendim programet e orkestres moderne te drejtuara nga Mario Etores edhe nga dirigjenti tjeter italian, Sardeli. Radio posta, “Ora gazmore”, Radioposta, emision me muzike te kerkuar nga degjuesit. Kishte edhe emisione te tjera interesante si: Ora e femjeve, Ora letrare, ku lexoheshin dhe diskutoheshin vepra te njohura te letersise shqipe dhe boterore. Emisione me interes ishin edhe ato qe kishin karakter kulturor, shkencor, emisione perkujtimore per figura te medha shqiptare dhe te huaja ku bashkepunonin personalitete te kultures dhe artit shqiptar.
Padyshim, nder emisionet me te degjuara te Radio Tiranes ishte dhe ora e mjekut, i cili kishe nisur qe ne javet e para te krijiit te Radio Tiranes me nismen e dr.Hamdi Sulcebeut. Padyshim emisioni me jetegjate i Radio Tiranes qe vazhdoi deri ditet e fundit te jetes se doktorit kaq te dashur per degjuesit, po te marrim parasysh se vazhdoi per me shume se 50 vjet. Me shume interes ndiqej gjithashtu edhe “Kronika sportive”, e pergatitur nga Anton Mazreku.
Sidoqe ne kushtet e renda te pushtimit fashist, kur ne programet e Radio Tiranes zune vend edhe programe ne italisht, si lajme, komente, mesimi i gjuhes italiane, sidomos programe te muzikes se lehte, prapeseprape Radio Tirana u perpoq te ruante tipare kombetare. Kjo u duk vec atyre qe permendem me siper edhe te emisionet muzikore qe perbenin pjesen derrmuese te programeve te Radios. Kete e verteton edhe nje relacion mbi veprimtarine e Radio Tiranes gjate 6-mujorit te pare te vitit 1943 “Arkivi i shtetit, dosja 12, faqe 198). Ku theksohet se po punohet per mbledhjen e apuntave melodike qe do te krijojne kengen shqiptare, duke u rikthyer ne nje forme te re, por qe do te rrjedhe vetvetiu dhe do te permbledhe tere folklorin melodik te vendit. Per te filluar keto veprime u be nje permbledhje dhe nje rishikim i motiveve te para shqiptare ne volumin “Jeta shqiptare”, volum i cili po perhapej ne te gjithe Shqiperine.
Rol edhe ne kultivimin e muzikes popullore
Ne kultivimin e muzikes popullore shqiptare ne Radio Tirana luajti rol vecanerisht krijimi i grupit toske dhe grupit karkteristik shkodran me kengetarin e njohur Kel Sata. Grupi i burrave drejtuar nga Mihal Ciko, kengetar i njohur dhe drejtues i sektorit te muzikes ne radio, u be shume popullor. Gjithashtu duhet permendur nisma qe mori kengetarja e njohur Tefta Tashko, punonjese e Radios, e cila me 1942 shkoi ne Itali ku regjistroi kenge popullore shqiptare, te cilat edhe sot kane vlera te jashtezakonshme.
Nder kengetaret e tjere te njohur te radios permendim sopranon Marie Paluca “Kraja), tenoret, Kristaq Antoniun, Kostaq Koco, Bardhule Nase, Merita Soko, Ibehije Cela, “Levonja). Viktori Xhacken, qe kenduan me pasion kenge popullore shqiptare duke iu kundervene perpjekjeve te pushtuesve fashiste, te cilet kerkonin te impononin te degjuesi yne per asimilimin e kultures dhe artit tone.
Vend te rendesishem ne programet e Radio Tiranes zinte edhe muzika klasike, e cila i percillej degjuesit me disqe me zerat me te njohur te botes. Vec kesaj, ne radio jepeshin edhe koncerte me muzike dhome, koncerte te orkestrave te vogla komplekse karakteristike, fizarmonike. Degjuesi yne pati mundesi ne ato vite te degjonte pjese te njohura simfonike nen interpretimin e orkestres se forcave te armatosura qe zhvillohej kryesisht ne Radio Tirana. Ne nje artikull te botuar me 14 korrik te vitit 1943, ne gazeten “Tomori”, vihet ne dukje se Radio Tirana kishte transmetuar “rreth njezete koncerte te medhenj simfonike nga me te miret, duke permbledhur copa muzike klasike, nga me te mirat, copa autoresh klasike te kohes se kaluar, dhe nga ato me te medhate dhe me te shquarat e kohes sone, nder te cilat pese simfonite me te medha te Bethovenit.” Ne kete menyre, gama e veprimtarise se Radio Tiranes u rrit shume. Per kete qellim u krijuan sektore te tille, si i informacionit, sektori i gjuheve te huaja, i programacionit, i grupit dramatik per te cilin do te flasim ne pjesen e katert te ketij cikli, sektori teknik, sektori i muzikes, i rubrikave te ndryshme ku aktivizoheshin rreh 50 vete, shifer e madhe per ato vite. Me 16 prill 1943 ne gazeten “Roja Kombetare”, jepej njoftimi se ne Kashar do te vendosej nje stacion i fuqishem prej 50 ke, nga 3 ke me te cilin punonte Radio Tirana, por ky projekt, i cili do te realizohej kryesisht per qellime propagandistike te Italise fashiste nuk u realizua sepse, sic dihet, ajo kapitulloi ne vere te vitit 1943. Sidoqofte, edhe me ate kapacitet te vogel, Radio Tirana, sic e pame, po bente perpara. Ndaj te vjen te vesh buzen ne gaz, kur ne nje dosje te ruajtur ne Arkivin e RTVSH-se, ne nje dosje per historine e Radios ne vitet e para, shkruhet:
“Radio Tirana, e cila u vu ne funksionim ne nentor te vitit 1938, ashtu si i gjithe shtypi borgjez dhe reaksionar i asaj kohe, ishte ne duart e klikes feudoborgjeze te Zogut dhe u sherbente interesave klasore… Ne kushtet e nje radioje te kufizuar primitive dhe injorances se regjimit, Radio Tirana u shfrytezua si mjet per te helmuar ndergjegjen e popullit dhe per te vene ne gjume ndergjegjen e popullit… Sherbimi i vertete i radios fillon vetem pas Clirimit te vendit nga okupatoret nazi-fashiste, permbysjes se klases feudo-borgjeze dhe vendosjes se pushtetit popullor.” Sic e pame, faktet qe cituam ne kete pjese, pa bere komente, vertetojne te kunderten.
Disa nga drejtuesit pas Clirimit – Petro Kito
Pas drejtorit te pare te radio Tiranes qe nga viti 1938, i cili me gjyqin special te vitit 1945 u denua me gjashte vjet heqje lirie, drejtori i pare pas Clirimit ishte Petro Kito, i emeruar qe ne muajin dhjetor 1944. Kishte mbaruar shkollen Normale te Elbasanit ku kishte mesuar frengjisht gjuhe qe e fliste rrjedhshem dhe italisht. Ishte kjo perparesi qe i dha mundesi, si e kemi permendur ne pjesen e peste te merrte pjese ne sa e konferenca nderkombetare te zhvilluara madje edhe ne Meksike, per caktimin e valeve te Radio Tiranes. Perto Kito u perpoq te conte dhe me tutje pervojen e madhe te fituar gjate viteve 1938-1944 pra para Clirimit, qe sic e kemi pare, nuk kishte qene e vogel. Me teper qe nje pjese e kuadrove redaktore e teknike, vazhduan te punonin ne kete institucion. Dhe rezultatet nuk munguan, pavaresisht se duke qene nen trysnine e diktatures komuniste emisionet qene ne pjesen derrmuese te politizuara. Ne periudha te ndryshme pati prane si nendrejtore Alqi Kriston qe me pas do te shquhej si shkrimtar e perkthyes e Findia Veizin.
Nga natyra, Petro Kito qe njeri i bute dhe i arsyeshem. Vleresonte talentet e reja, kerkonte edhe mendimin e te tjereve per probleme profesionale. Ne vitin 1956, si anetar i Byrose se Parise te Radio Tiranes miratoi diskutimin e mbajtur nga Vehip Demi shefi i redaksise se programacionit ne Konferencen e Tiranes, ku kritikohej udheheqja e PPSH-se qe ishte shkeputur nga masat dhe nuk po vinte ne jete vendimet e Kongresit te XX-te PK te B.Sovjetik. Dihet qe Vehip Demi u denua me internim ku dhe vdiq kurse per anetare te tjere te Byrose, u moren masa te ndyshme ku nuk beri perjashtim edhe Petro Kito qe u kritikua rende. Me janar te vitit 1961 ndonese kishte kerkuar te largohej nga Radio paria e pa te arsyeshme te mbetej si nendrejtor kurse vendin e drejtorit e zuri Thanas Nano, i ardhur nga Komiteti Qendor. Nje goditje tjeter mori Petro Kito dhe pas Festivalit te 2-te te Kenges ne Radio Tirana, ne dhjetor te vitit 1962, qe u kritikua nga udheheqja komuniste per ndikime te muzikes dekadente borgjeze. Mbi te ra pergjegjesia se ishte marre me organizimin e k-tij festivali. Marredheniet tij me Thanas Nanon nisen te ftoheshin dhe me 1966 ky i fundit pas thirrjes se KQ te PPSH per te punuar aty ku ka nevoje atdheu, u qarkullua ne Elbasan, ku u caktua drejtor i Shtepise se Kultures. Sigurisht, ishin hapur qitapet dhe ishte kujtuar Konferenca e Tiranes. Themi keshtu, sepse u qarkullua nga Radioja edhe Adriatik Kanani, i cili kishte mbaruar studimet per gazetari ne Bashkimin Sovjetik, edhe ai nje nga diskutantet me te flakte ne konferencen e Tiranes kur kishte qene gazetar ne “Zerin e Popullit” dhe Masar Bekteshi, edhe ai aprovues i diskutimit te Vehbi Demit ne kete konference. Sidoqofte, Petro Kito mbeti ne kujtese te punonjesve te Radios si nje drejtues i mire dhe i dashur. Ndryshe nga…
Thanas Nano
Ardhja e Thanas Nanos nuk u prit me deshire ne Radio Tirana. Dihej qe ishte nje diktator i rrezikshem qe kur kishte punuar prej 13 vjetesh “1945-1958) ne ATSH. Atje e kishin festuar largimin e tij ne Drejtorine e Propagandes te KQ te PPSH-se. Po edhe atje sic duket, nuk e kishin honepsur e keshtu na e sollen ne radio ne janar te vitit 1961. Thanas Nano e drejtoi radion deri ne janar te vitit 1972, kur nderkohe ishte bere edhe drejtor i pergjithshem i RTVSH-se, kur u largua si konservator me motivacionon e shprehur nga Manush Myftiu, anetar i Byrose se KQ te PPSH-se dhe zv.kryetar i Keshillit te Ministrave, per t”u zevendesuar nga Todi Lubonja.
Mirepo, pa kaluar mire nje vit u kthye drejtperdrejt me urdherin e diktatorit Hoxha si dore e forte qe do menjanonte punen armiqesore te Todi Lubonjes, qe si armik i Partise e popullit u denua me 15 vjet heqje lirie. Eshte shume veshtire te gjesh ane pozitive gjate drejtimit te tij prepotent e tiranik ne Radio e pastaj edhe ne TVSH. Sidoqofte qe me 1961 miratoi propozimin e Adriatik Kaknit per krijimin e “revistes Radiofonik te mbremjes” nje emision qe u be i larme, me propozimin etij u krijua sektori i dispecerise, per mbarevajtje emisioneve dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, po me nismen e tij u krijua Arkivi i Radios me 1962 ku qe prej asaj kohe ne fondin e tij jane ruajtur materiale me vlera te medha. I dha nxitje edhe futjes se te ashtuquajturave materiale te gjalla, pra te radiokronikave e radioreportazheve, dukuri e rralle ne emisionet e radios. Vuri menjehere ne jete edhe orientimin e Qeverise qe Radio Tirana te transmetonte emisione edhe nga ora 8.00 deri 12.00 e nga 16.30 deri me 18.00 te cilat qene ore te vdekura. Kesisoj Radio Tirana nisi te transmetonte emisione nga ora 5.00 deri me 23.00 pa nderprerje.
Mirepo imazhi i tij u demtua shume
Ishte mizantrop, nuk dinte te zbriste kurre ne lokalin e Radio Tiranes per te pire nje kafe me punonjes te cileve u rrinte gjithmone larg. Nuk mori pjese qofte ne ndonje mbremje vallezimi a ekskursion me kolektivin, nuk u fut kurre ne ndonje zyre per te biseduar me reaktire a teknike. Krijoi rreth vetes nje fare grupi puthadoresh midis te cileve servile e te paafte. Luftoi cuditerisht te aftet dhe u hakmorr ndaj tyre, cilesi e shemtuar e tij. Njihen perplasjet qe pati me gazetaret e talentuar Pirro Nace, i njohur per dhuntite ne mikrofon qe u detyrua te largohej per te kaluar ne revisten “Ylli”, me Fadil Kokomanin e Vangjel Lezhon, dy gazetare te tjere te njohur sidomos per emisionet kartistiko-letrare, me Stavri Kriston, Maqo Afezllin… Luftoi edhe folesit te me shquar -Vera Zhejin, Feride Spahiun, qe u deturua edhe ajo te largohej per t”u kthyer sic do te shohim vite m-_s ne mikrofon edhe kamera.
Luftoi edhe inxhiniere e teknike midis te cileve inxh.Emil Plumbin qe kishte vene bazat teknike te Rados se re te cilin e qarkulloi me 1966 ne Durres e me pas qarkulloi edhe teknikun veteran Siro Qirko. Krijoi marrdhenie te ndera edhe me inxhinierin e talentuar Gaqo Konomi. Ne qofte se u shqua ne kete drejtim nuk u shqua si gazetar. Duke perjashtuar rrale e tek ndonje koment politik te shkruar me nje gjuhe te thate dogmatike, nuk qe i afte te shkruante as edhe nje reportazh. Me largimin e tij me ne janar 1972 kolektivi i TVSH-se mori fryme, aq me teper ai qe e zevendesoi, Todi Lubonja ishte krejt i kundert. Po ky kolektiv u ndrydh me rikthmin e tij pas nje viti. U rikthye ne Tirane sa me pare. E deshmoi kete edhe kur ne fillim te vitit 1975 zbatoi qarkullimin e kuadrit duke hequr kuadro te talentuar, si shkrimtari Ruzhdi Pulaha gazetaret Kliton Gilani, Qemal Xhomo, Albert Shala e Fuat Memeli.. Madje qarkulloi edhe gazetare qe per disa vjet do te dilnin ne pension e qe aq shume i kishin dhene Radios per vite si Findia Veizi, Maqo Afezolli, por ne te njejten kohe spastroi edhe tere ata qe i ishin bere ure, se tashme nuk ua kishte nevojen. Punonjesit e Radio Tiranes me se fundi u cliruan ne njefare mase kur ne janar te vitit 1976 doli ne pension ne moshen 60 vjec e dhjete muaj se Enver Hoxha, ndonese dinte se c”vlera kishte, e mbajti ne piramiden e RTVSH-se. Doli ne pension pa asnje ceremoni dhe u zhduk nje here e pergjithmone si hije.
Ymer Minxhozi
Per gjashte vjet “1957-1963) ishte nendrejtor i Radio Tiranes. Mund te quhet pa ngurrim drejtues-krijues, po te marrim parasysh se ishte komentatori me i mire politik, per shenimet e dites e komentet javore, qe shquheshin per nje stil te vecante. Kjo kishte nje arsye. Vec talentit Minxhozi lexonte ne rusisht, “gjuhe qe e kishte mesuar gjate studimeve ne Bashkimin Sovjetik). Me kujtohet qe nje nga gazetat me terheqese per te ishte “Zarubjezhom” “pertej kufijve), e perjavshme ku perfshiheshin shkrimet me te mira te shtypit boteror per probleme nderkombetare. Ishte pikerisht kjo kulture qe ndikoi ne perkryerjen e stilit te tij origjinal, qe u pa dhe ne komente te botuara ne shtyp. U shqua edhe si reportazhist dhe dashamires ndaj te rinjve. Me kujtohet qe gazetar qe me 1959 ne radio krijova marredhenie shume te mira me te. Dhe perfitova nga pervoja e tij sa edhe e gazetareve te tjere te talentuar si Pirro Nace, Fadil Kokmani, Vangjel Lezho…
Ishte me kuraje, ndaj disa here u perplas edhe Thanas Nano. Ndodhi nje here qe Nano me urdheroi mua dhe nje gazetar tjeter te shkoja me sherbim ne Shkoder, por pa makine. Duhej te perdornim autobusin e linjes. Mirepo po te marrim parasysh se magnetofoni qe do te perdornim ishte 14 kg, kuptohet se do ta kishin shume te veshtire te leviznim neper Shkoder. Pasi foli me Thanasin madje ne telefon ndonese zyra e tij ishte shume prane zyres se drejtorit te pergjithshem, anuloi sherbimin dhe madje edhe i mbylli telefonin. Me fund te vitit 1963 u emerua korrespondent i “Zerit te Popullit” ne Kine e Vietnam. Aftesite si gazetar e shkrimtar i deshmoi me disa libra qe shkroi e vazhdon te shkruaje edhe tani.
Kico Pandeli
Mban rekordin ne shtypin shqiptar sepse per 25 vjet qe drejtor i Radios se Jashtme “1963-1998), edhe pse vec nje rusishtjeje te cale qe e kishte mesuar ne Bashkimin Sovjetik ku kishte ndjekur nje shkolle partie, nu qe i zoti te mesonte pakez frengjisht a italisht, se per anglisht nuk behej fjale. Ishte nje alterego “tjeter une _lat.) i Thanas Nanos qe e beri shok te ngushte. Ndaj u be i urryer per te gjithe gazetaret e Drejtorise se Jashtme. Kishte manine qe te vinte dore mbi shkrimet e tyre duke qene vete nje gazetar medioker. Nuk kishte me te voglin respekt per perkthyesit e folesit ne gjuhe te huaja. Aq sa i shkurtoi shperblimet e tyre me shuma qesharake. E detyroi perkthyesin e talentuar Robert Shvarc te punonte ne korridor ne te ftohte e ne te nxehte. Vuante sic shihet nga kompleksi i inferioritetit. Por kjo nuk e pengonte te cmohej nga KQ i PPSH-se si “komentator i shquar politik”. Madje edhe nga vete shoqja Nexhmie Hoxha, sic deshmon nje gazetar i njohur i Drejtorise se jashtme te Radios Kico Pandeli mori nje koment te tji politik dhe ia percolli shoqes Nexhmie per ta pare. Dhe ajo u entuziazmua aq shume sa e pergezoi Kico Pandelin per nivelin e larte te komentit … Kur doli ne peension ne vitin 1988 askush nuk u kujtua te ndermerrte per te bere nje takim lamtumire. Edhe ai si padroni i tij Thanas Nano u largua nga Radio Tirana si hije.


Leave a Reply