Adem Jashari kishte patur fatin, që duke i takuar një populli që i kishte besuar, kishte ecur në rrugën e tij, e cila ishte tejet e pakrahasueshme me rrugëzimet e pafund, herë gjysëm sllave dhe herë gjysëm përçartëse të njeriut të Velanisë. Përpjekjet që bëhen sot për të vënë një linjë barazimi mes njeriut të Velanisë, të cilit nuk i përmend emërin për të mos e vënë pranë emërit të Jasharëve, janë veçse dështime të tjera të politikës ditore. Për më tepër ata janë të dhimbshme kur bëhen nga njerëz që i kanë takuar një mendimi të ri politik dhe filozofie të re politike në KosovëPa as më të voglin dyshim që emëri i Adem Jasharit është ndër më të njohurit dhe më të respektuarit në të gjitha trevat shqipfolëse dhe në bashkëkombasit e tij. Është ndër rastet e rradha te historisë njerëzore, jo vetëm të kombit tonë, kur emëri i njeriut, në fare pak kohë, i dalë si nga legjenda, bëhet simboli i popullit të tij. Tashmë, ndryshe nga dhjetë vite më parë, kur ishte e zakonshme të pyetej se ” kush është Adem Jashari”, rreth emërit të tij është ngritur miti, legjenda dhe e vërteta. Sa lidhje kanë ato me njëra tjetrën, ku është fillesa e njërit dhe vazhdimi i tjetrës, në cilin kufi ndahen ata nga njëra tjetra apo, të tria së bashku, duke mos qenë, veçse vazhdim i njëra tjetrës, përbëjnë atë që sot mund të quhet “çmimi nobel i lirisë” – si është shprehur në ditët e para të pasluftës ministri i sotëm i jashtëm francez, Bernnard Kushner. Në historinë e kombeve, si dhe në historinë e kombit tonë, ka jo pak shembuj, për të mos thënë se ka mjaft të tillë, në të cilat sakrifica sublime, qëndresa, përkushtimi, janë shfaqur si simbole, nga të cilat është mbajtur gjallë historia. Kjo ka ndodhur edhe tek ne. I janë dashur kombit tonë simbole të herëpashershme, të cilët kanë marrë pas vetes edhe të ardhmen, në një mënyrë ose në një tjetër ata janë bërë fatthënësit dhe dalëzotësit e kombit që i kanë takuar. Mirëpo, ata kanë mbajtur një brez, një ngjarje, një qëndresë, një luftë, kanë pasur një përkushtim, janë ngritur mbi epokën e tyre duke u bërë pjesë edhe e epokave që do të vinin. Brezat janë përkulur në nderim të veprës dhe qëndresës së tyre.


Leave a Reply