Para disa kohësh, faqet online publikuan disa foto të rralla, të hedhura nga albanalogu Robert Elsie. Fotot i përkasin fotografit gjerman të luftës, Georg Uesterman, i cili ishte në Kosovë në vitin 1944, ku fotografoi fushatën e rekrutimit për divizionin e ri shqiptar, të quajtur ‘SS Skanderbeg’.
Por si është e vërteta e këtij divizioni, që ka ndezur kaq shumë diskutime online?
Historiania gjermane, Franziska A. Zaugg ka përgatitur një libër me titull “Myslimanët shqiptarë në ushtrinë naziste: Nga Shqipëria e Madhe tek divizioni “Skanderbeg””.
Gazeta ‘Frankfurter Allgemeiner Zeitung” në një shkrim për librin thekson se ndërkohë që nazizmi nuk ishte në kulmin e tij, u përdor miti i Skënderbeut për të ngritur një divizion nazist me emrin e tij.
“Divizioni përbëhej kryesisht nga myslimanë- një fenomen i përsëritur në vitet e fundit të luftës, pasi nazistët kishin nevojë për impulse për të kompensuar humbjet mes forcave të tyre”.
Vetë Heinrich Himmler shpresonte se të përdorte shumicën e popullsisë myslimane në Shqipëri që ‘të urrente armikun anglo-hebre-bolshevik’, duke e integruar në makinerinë gjermane të luftës.
Në libër thuhet se nazistët besonin se Shqipëria dhe njerëzit e saj ishin vendi ideal për luftën.
Besohej se shqiptarët nga natyra janë luftarakë dhe pëlqejnë armët.
“Pushka nuk është mjet, por pjesë e trupit të shqiptarëve,” shkruante Karl May.
“Por stereotipi i heronjve të lindur u kthye shumë shpejt në të kundërtën. Shqiptarët ishin të padisiplinuar dhe nuk e pëlqenin punën. Në tetor të vitit 1944, komandanti i divizionit u ankua se shqiptarët nuk janë të aftë për shërbim. Shumica e tyre fshiheshin pas krismave dhe harxhonin kot municionin që ‘prodhohet në fabrikat gjermane nga gratë dhe vajzat tona’.”
Divizioni u mpak, por pasojat i la.
Autorja shkruan se duke u fshehur pas nevojës për të pasur nën kontroll pasuritë nëntokësore, nazistët premtuan një Shqipëri të Madhe, duke nxitur më shumë një konflikt mes shqiptarëve dhe serbëve.
Ajo shkruan se nuk është e kotë që konflikti i viteve ’90, shpërtheu pikërisht në atë vend ku gjermanët nxitën më së shumti një përplasje mes etnive.









Mapo


Leave a Reply