Mirush Dakaj, i fundit, në këmbë, në anën e djathtë ( i shënuar me shigjetë gjatë një takimi me Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Sami Lushakun e bashkëluftëtarë të tjerë ).
Image result for adem demaci
Pse Adem Demaçi e quajti Komandant Korbin dezertor, vetëm pse kishte kaluar në anën e FARK-ut? Çka ka deklaruar Ramiz Lladrovci për vrasjen e Mirush Dakajt – Komandant Korbit? Kush kërkon rigjykim për vrasësit Tafil e Afrim Ibishit?
E vërteta e përgjakshme e Mirush Dakajt – Komandant KORB-it
Në pjesën e dytë të letrës së Bashkim Dakajt, vëlluit të Mirush Dakajt –Komandnant KORB-it për herë të parë bëhet publike biseda e Bashkim Dakajt e zhvilluar me Adem Demaçin nëpërmjet telefonit dhe me Ramiz Lladrovcin në banesën e tij në Munih të Gjermanisë, në kërkim të drejtësisë dhe të vërtetës për vrasjen e vëllait të tij Mirush Dakajt.
Bashkim Dakaj në këtë letër kërkon rigjykim për autorët e kësaj vrasje kriminale, e ata janë ish-pjesëtarët e TMK-së, Tafil e Afrim Ibishi!
Bashkim Dakaj nuk kërkon hakmarrje.
Bashkim Dakaj kërkon drejtësi për vrasjen e vëllait të tij Mirush Dakaj – Komandant KORB-it, Mirush Dakajt.
Adem Demaçi më tha: Vëllau yt është dezertor, ka kaluar në FARK dhe e ka merituar vrasjen!
Në mesin e shtatorit 1998 filloi ofensiva e madhe e shkive. Ndërsa, isha duke i kontrolluar gazetat ditore më ra në sy një rubrikë që dilte në ate kohë në “Koha Ditore” me numer të telefonit dhe me emër të Adem Demaçit. Demaçi në atë kohë ka qenë zëdhënës i UÇK. Në atë rubrikë shkruhej se mund të kontaktoni për informata të familjarëve.
Pas shumë përpjekjesh e mora lidhjen dhe u lajmërua sekretarja e Demaçit. U prezantova dhe ia sqarova brengën që e kam. Ajo mu drejtua që po ta kaloj lidhjen me Demaçin. U gëzova pa masë që po flas me një njeri të besueshëm. Por, menjëherë u zhgënjeva.
Unë fillova ta pyes për rastin që kisha ndëgjuar në lajme, por Demaçi më thoshte se kam ndëgjuar për atë rast dhe “sipas informatave që kam, ai vëllai yt nuk meriton të quhet Komandant “Korbi”, se i ka tradhtuar interesat e UÇK-së dhe të popullit. Demaçi më tha se vëllai im qenka si dezertor i UÇK-së, se ka marr krahun e FARK-ut. U mundova të sqarohem, por ai ma mbylli telefonin me atë arrogancën që ka si Demaç. Mu duk se më përbiu toka, aq randë më erdh se e pavërteta të vretë më keq se plumbi. Fillova të vuajë moralisht edhe fizikisht, arsyeja ishte se isha larg vendlindjes, larg familjes, pa pasur mundësi të dija a është ndonjë anëtar i familjes gjallë, apo jo. Me përfundimin e ofensives filluan informacionet, por jo edhe ashtu të sakta.
Kah fillimi i tetorit të vitit 1998 erdhi për vizitë të motra ime që jeton në Landsberg am Lech, Elmi Zekaj nga Zvicra. Elmi Zekën prindërit e mi e dinin si djalin e pestë të tyre se ishte shumë i lidhur me familjen tonë. Me qëllim të mirë erdha edhe unë në Landsberg nga Mynihu. Ndejtëm deri vonë duke biseduar për gjendjen në Kosovë në atë kohë.
Ramiz Lladrovci qeshi me mua e më tha: Vëllai i yt e ka meritu plumbin se u kthy nga krahu i gabuar, në FARK
Me kërkesë të Elmiut u zgjuam herët se tha po kam deshirë të shkoj në Mynih për ta takuar Ramiz Lladrovcin. Më tha eja edhe ti me mua. Ashtu u bë. U nisëm dhe shkuam në banesë të Ramiz Lladrovcit.
U prezantova dhe i thashë Ramizit se u bë mirë që u takuam se nuk kam mundur të kontaktojë me ty në telefon për të shpreh ngushëllime për Fehmiun e Xheven. Në ndërkohë e pyeta se a ka dëgjuar se edhe Komandant “Korbi” është vrarë. Ramizi e Elmia filluan të qeshin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ramizi më drejtohet duke më thënë, as që kam dashur të komunikojë, se ai farë vëllau i yt e ka meritu plumbin, se u kthy nga krahu i gabuar në FARK. Edhe Ramizi njëjtë më lëndoi si Demaçi. Aty ndërhyn edhe Elmi Zeka pa pikë turpi dhe më thotë se edhe vëllau im të kishte vepru ashtu nuk do ta quaja vëlla. Pra, kuptova se u bënë tre dëshmitarë se përse e vranë “Korbin” fizikisht Tafil e Afrim Ibishi, e moralisht u munduan ta vrasin edhe Adem Demaçi, Ramiz Lladrovci dhe Elmi Zekai. Filluan të më kujtohen elegjitë e Fan S. Nolit kushtuar viganëve të popullit, Luigj Gurakuqit e Bairam Currit se si Zogu i vrau fizikisht, e klyshët e tij u munduan t’i vrasin edhe moralisht.
Kërkoj drejtësi, rigjykim për kriminelët Tafil e Afrim Ibishi!
Në emisionin e Milaim Zekes “Pa Rrotlla” e kishte në emision Naim Malokun dhe aty prapë ndërkohë edhe Naimi e thotë me keqardhje se Komandant “Korbi” vritet padrejtësisht gjoja si krahu i FARK-ut. Ky emision nëse nuk gaboj mban daten e fillimit të korrikut në vitin 2012.
Prandaj, unë në këtë letër të hapur po kërkoj nga Hashim Thaçi e Prokuroria dhe Gjykata e Kosoves të merret me këtë rast. Unë dua drejtësi se vrasja e vëllait tim, komandant “Korbit” është vrasje e organizuar. Me këtë rast është plagosur vëllau im Nuredin Dakaj dhe Bekim Maloku.
Mua si vëlla po më mundon shumë sepse ky rast ka qenë vrasje e organizuar për t’ia humbur vlerat si ushtar i UÇK-së Komandant “Korbit” edhe mbarë familjes tonë. Se e vërteta është kjo dy kriminelët që kryen vrasjen, që të dy shkojnë në atë kohë në Kleqkë e nga Kleqka për me i humb gjurmët dërgohen në Dukagjin.
Me përfundimin e luftës ata veshin uniformën e TMK-së. Pasi që vërtetohet ku janë vrasësit e Mirush Dakajt arrestohen nga UNMIK-u dhe dënohen me 7 përkatësisht 8 vjet burg. Më pas ata do të amnistohen nga Presidenti Fatmir Sejdiu.
Prandaj zoti president Hashim Thaçi unë kërkoj nga drejtësia e Kosoves të sqarohet enigma dhe të dalë e vërteta se kush fshihet pas kësaj vrasje? Të akuzohen e të gjykohen përsëri të dy kriminelët Tafil e Afrim Ibishi në bazë të ligjeve të Kosoves, të merret Ramiz Lladrovci si i akuzuari për organizimin e vrasjes?
Unë dua të di se kënd e pengoi më shumë Komandanti Korbi, paramilitarët serbë apo Ramiz Lladrovcin e Adem Demaçin e Elmi Zekën? Kush dha urdhër për këtë vrasje?
Unë më pas kam biseduar me Ramiz Lladrovcin dhe ai më ka thënë se gjoja unë jam shtyrë nga ndonjë parti politike për ta njollosur Ramiz Lladrovcin.
Por, unë nuk jam përkrahës i asnjë partie politike. Unë jam përkrahës vetëm i drejtësisë.
Pres nga Hashim Thaçi që të nxjerrë në dritë të vërtetën e vrasjes së vëllait tim Mirush Dakajt, Komandant “Korbit!”
Bashkim Dakaj/ Botapress.


Leave a Reply