Një aromë parfumi, një peizazh, një fotografi e vjetër. Mjafton shumë pak për të rijetuar magjinë e dashurisë së parë. Atë që nuk harrohet kurrë. Për ta rigjetur këtë dashuri, shumë njerëz do të ishin në gjendje të bënin çmendurira. Kjo është një sindromë e vërtetë, kështu që, siç shpjegon një studim i bërë nga Riza Psicosomatica, mund të godasë çdo lloj moshe. Ky studim dëshmon një nevojë gjithmonë në rritje të gjuetisë në të kaluarën e shumë njerëzve, gjueti kjo që bëhet me një qëllim të vetëm, të rigjejnë copëza nga ajo dashuri e parë dhe e paharrueshme, mbase për t’u ridashuruar, mbase për ta ndjerë veten sërish të ri. Ata duan ta bëjnë këtë kërkim me çfarëdo lloj çmimi, madje edhe duke paguar një detektiv privat. Arsyet? Që nga kurioziteti i thjeshtë për të kuptuar se si ka përfunduar personi që jua ka bërë zemrën t’ju rrahë për herë të parë, sidoqë të ketë qenë, ta kishit kaluar jetën të dy bashkë, apo edhe thjesht për t’u larguar nga një e tashme zhgënjyese. Është pikërisht largimi nga një e tashme zhgënjyese dhe pa emocion, që i shtyn njerëzit që të kërkojnë në të shkuarën emocione dhe lumturi. Dashuria e parë është e mbushur me shumë ideale është shumë më intensive se lidhjet që vijnë më pas, sepse këto të fundit kalojnë në një binar tashme të njohur dhe të eksploruar. Sa më shumë të jetohet, aq më shumë eksperienca kalohen dhe aq më shumë humbet fantazia për t’i lënë vendin reales. Të vihesh në kërkim të dashurisë së parë është kështu një mundësi për të rijetuar një të shkuar që tashmë nuk është gjë tjetër vetëm një pjesë e fantazisë suaj dhe ëndrrave tuaja të pafundme. Kjo gjë bën që të mos jetoni asnjëherë realitetin, por ta rikrijoni dhe idealizoni në atë mënyrë sa t’ju duket se po jetoni në një përrallë. Dëshirat për të shkuarën mund të jenë pasoja thjesht të zhgënjimeve dhe të stresit që njerëzit kalojnë në jetën e tyre dhe për të shpëtuar nga të gjitha mundohen që të gjejnë pak qetësi në historinë e tyre më të bukur të dashurisë. Këto emocione bëjnë të mundur që tek ne të ndizen ndjenja mbrojtëse psikologjike. Në një moment stresi imagjinojmë se njëherë dhe një kohë në jetën tonë ekzistonte një njeri që na kuptonte dhe ai vazhdon të jetë aty perfekt si gjithmonë. Ky nuk është një proces negativ, ajo çfarë është e gabuar është të mbeteni të “mbërthyer në këtë ëndërr. Për t’ju ndihmuar do të ishte mirë që të bënit me veten një test psikologjik, të mendoni se cilat janë cilësitë e mira që ju i vishni dashurisë suaj të parë. Në mënyrë të tillë do të mund të keni një listë gjërash që mund të kërkoni tek personi që do të vijë më pas në jetën tuaj. Kjo mund të jetë një mënyrë për të arritur diçka produktive me veten tuaj. Kërkimi i dashurisë së parë është në një farë mënyre një mundësi për të rijetuar adoleshencën sa më gjatë të jetë e mundur. Kush i vihet këtij kërkimi pret që të jetojë një romanticizëm që në të vërtertë i përket një kohe dhe një periudhe të mbyllur të jetës suaj. Gjendja e vështirë e shoqërisë është aq e dukshme, sa ka acaruar durimin e të gjithë shoqërisë dhe është faktori kryesor i stresit dhe rrjedhimisht është përgjegjëse për të gjitha dypersonalitetet e njerëzve. Për këtë arsye dhe marrëdhëniet e dashurisë janë bërë pak a shumë çështje tregu, njerëzit tani shumë rrallë nisen në një lidhje nga dashuria që mund të ndiejnë për një person, më shumë është stimul dashuria që kanë për paratë e atij personi. Mjafton të mendosh për kontratat paramartesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat partneri më i varfër firmos për një minimizim të kërkesave për pasuri ndaj partnerit që do të ketë në rast divoci. Kjo lloj shoqërie na shtyn të mendojmë për një periudhë të jetës sonë, në të cilën shoqërisë ishte më naive dhe ndjenjat e dashurisë ishin më të vërteta. Pra na bën që t’i rikthehemi dashurisë së parë. Kështu që në një shoqëri ku erosi është bërë një mall konsumi, shitjeje dhe blerjeje, na duket shumë e arsyeshme që të kthehemi në atë periudhë kur ne ishim më të lumtu,r si një tentativë e dëshpëruar për t’i ikur realitetit banal që na rrethon. Ky rikthim në të kaluarën nuk vjen si një rrjedhojë e një historie të mrekullueshme të jetuar, por si rrjedhojë e një të tashmeje shumë zhgënjyese. Ky kalim nga realiteti në një ëndërr mund të jetë shumë tronditës, megjithatë në jetë duhet rrezikuar dhe duhet të mendoni se nesër në një vend apo në një rrugë në të cilën kaloni shpesh do të gjeni dashurinë e jetës sua
Ushqehuni mirë pas sportit, kursejeni dhjamin për fizikun tuaj
Mbushja e barkut plot me ushqim pasi ke ushtruar ndonjë sport, zvogëlon mundësinë për të shtuar dhjamë. Kjo, sipas biokimikut Gale B. Carey, i Universitetit te New Hampshire.
Që në vitin 1994 dihej që ushtrimi i sportit e bën dhjamin të shkrihet. Kjo ndodh pasi aktivizohen hormonet të quajtura Adrenalinë, të cilat i thonë qelizave të dhjamit të çlirojnë dhjamin. Por ka edhe hormone të tjera si Adenozina, që bëjnë të kundërtën, duke u thënë qelizave të dhjamit të mbajnë dhjamin. Marrja me sport i bën qelizat e dhjamit të mos dëgjojnë urdhrin e hormoneve Adenozinë. Qelizat e dhjamit në trupin e njerëzve që janë marrë me sport ua vënë veshin shumë pak këtij lloj hormoni. Në një eksperiment që Carey bëri me derrat, doli që trupi i atyre derrave që kryenin lëvizje të shpeshtë trupore, por që hanin më tepër (duke marrë më tepër kalori) se derrat e tjerë, ishte më i padëgjueshëm ndaj urdhrave të hormoneve të llojit të Adenozinës. Kështu, aftësia e trupit të tyre për të krijuar dhjam zvogëlohej në mënyrë të dukshme në krahasim me derrat që gjithashtu kryenin lëvizje të shpeshtë trupore, por që hanin me masë.
Përgatiti
Anilejda Gjeta


Leave a Reply