Një burrë 41 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me dy gra dhe të dyja duan të martohen me të, por ai nuk e di se cilën ta zgjedhë, pasi i pëlqejnë të dyja, përcjell Bota sot.
Ky është rrëfimi i tij:
I adhuroj dy gra. Kam një dëshirë të madhe për tu zhvendosur me njërën, por nuk mund të zgjedh.
Unë jam 41 vjet dhe jam takuar me gruan time të parë vitin e kaluar. Ajo është 36 vjet, e zgjuar dhe mësuese e kthyer në vendin tim të origjinës.
Ajo është në përgjithësi e mirë por e ka një të metë, anën e ftohtë kur është e mërzitur dhe kontrolluese.
Seksi nuk ishte i shkëlqyeshëm në fillim, por është përmirësuar tani. Ajo po përpiqet shumë që të jetë një person i mirë dhe të më motivojë, për çka shpesh kam nevojë.
Unë kam njohur dhe një grua tjetër online. Ajo është 31 vjet dhe jeton në një qytet tjetër.
Ajo është e mirë, e ëmbël, e qetë dhe e ndjeshme dhe shumë e lidhur me mua. Seksi me të është i mahnitshëm.
Të dyja duan që të zhvendosen për në Britani dhe të martohen me mua. Koka ime është në shëtitje. A të veproj sipas zemrës apo mendjes?
Përgjigja e psikologes:
A janë me të vërtetë të dashuruara me ty apo vetëm duan që të zhvendosen në këtë qytet?
Martesa për arsye të gabuara mund të të shkatërrojë.
A mund të shkosh në pushime tek të dyja dhe t’i njohësh më mirë? Nëse nuk mund të zgjedhësh sërish, asnjëra nuk është për ty./BS/


Leave a Reply