Kur kapen gafil disa gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë të korruptuar, për t’u mbrojtur shpesh herë nën petkun e “imunitetit”, ata përdorin si “argument” dhe kazus mbrojtjeje përballë paligjshmërisë së tyre shprehjen:
“…po më shantazhojnë për shkak të detyrës…”
Në fakt, zotëruesit potencial dhe mjeshtërit më profesionistë të shantazhit janë pikërisht ata, kategoria e një pjese të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve të korruptuar dhe pa integritet në sistemin tonë të drejtësisë!
Sot, dëgjova kryeprokurorin e republikës z. Adriatik Llalla i cili, në përgjigje të akuzave të bëra nga ambasadori amerikan Donald Lu, ndër të tjerash tha:
“….Sulmi i ambasadorit Lu mbi mua dhe prokurorinë shqiptare është një SHANTAZH….!”
Mu kujtua se dikur, kështu i bënte thirrje popullit shqiptar “udhëheqësi ynë i Lavdishëm” komunist Enver Hoxha, kur thoshte se:
“Ne hedhim valle në gojë të ujkut, ndërsa kapitalizmi amerikan po i bën shantazh dhe kërcënon Shqipërsë tonë Socialiste….”
Mos vallë, ajo që po dëgjojmë sot na kujton se po na ç’faqet sërish fantazma e kohëve të shkuara…!?
Cilin të besojmë për këtë, shefin e (pa)drejtësisë të Republikës, apo Donald Lu – në e Amerikës…!?
Zot, na ruaj nga e keqja, por “na ruaj” më parë nga Amerika…!!!! / I.Ç
02.02.2017


Leave a Reply