*”3-Hoxhallarët turq të cilët vdiqën pasi u rrëzuan nga Këmbanorja e përshtatur si Minare”;…..
“S.Nicolo Chiesa Cathedrale occupata 40.anni sono da Turchi et poi abbandonata perche essendo conuertita in Moschea et essendo alcuni Hoge(così si chiamano li Religiosi Turchi)saliti sopra il Campanile per gridare a modo Turchescho,erano tre di essi per miracolo di Dio,caduti in terra et morti / Kisha Katedrale e Shën.Nikollit,u uzurpua nga turqit për 40-vite dhe më pas e braktisën sepse kur u kthye në Xhami,disa Hoxhallarë(kështu quhen Fetarët/Klerikët Turq;..cit.B.O.)të cilët pasi u ngjitën mbi Këmbanore/Minare për të bërtitur në mënyrën turke(e ka fjalën për faljen e namazit nga muezini),kishin qënë tre prej tyre që nga mrekullia e ZOTIT,ishin rrëzuar në tokë dhe kishin vdekur”!!!…”Pjesë e shkëputur nga relacionet kishtare të Imzot.Benedetto Orsini O.F.M.(1596-1654)në vitin-1629,i cili ka shërbyer si Ipeshkëv i Dioqezës së Lezhës(Dioecesis Alexiensis)gjatë viteve 1621-1654…
*”Katedralja e Shën.Nikollit dhe Xhamia Selimie”;…
Dihet se”Katedralja e Shën.Nikollit”u plackit dhe më pas u dogj nga osmanët ne vitin-1478 të cilët përdhosën edhe varrin e hyjnorit”GJERGJ KASTRIOTI”sipas Dh.Frangu,M.Barleti.etj.Për 102-vite me radhë(1478-1580)ky objekt religjioz i Krishterë u la në mëshirën e fatit sepse vetë qyteti i lulëzuar i Lezhës ishte zbrazur nga banorët e tij të vjetër dhe kishte marrë pamjen e një qyteti fantazëm!!!….Të ardhurit e rinj që ishin disa familje Arbëre te Islamizuara dhe kolonët Egjiptianë të cilët ishin vendosur këtu nga P.Osmane jetonin vetëm brenda mureve të kështjellës së Lezhë,ku paralelisht me rindërtimin e saj në vitin-1522,këtu u ndërtua edhe Xhamia Sulejmanie për nder të Sulltan.Sulejmanit të I-rë.etj….Qyteti i poshtëm breglumor filloj te ripopullohej në vitet 1550-1560 nga disa familje Katolike vendase por edhe nga kolonët Egjiptianë të cilët,autoritetet osmane i nxorën jashtë mureve të kështjellës si rezultat i mbipopullimit te asaj hapësire relativisht të vogël dhe të pamjaftueshme si për ushtarët e garnizonit osman por sidomos për familjet e Islamizuara Arbëre të cilat më vonë shpërthyen demografikisht duke e braktisur kështjellën dhe duke krijuar një lagje të re dhe shumë piktoreske e njohur si Varoshi ose turqisht Shehër…Në vitin-1580,autoritetet osmane vendosën që rrenojat e Katedrales së Shën.Nikollit të përshtateshin si një objekt kulti Islamik i njohur si Xhamia.Selimie për nder të”Sulltan.Selimit të II-të Sari(bjondi)”i cili kishte qenë babai i Sulltanit te kohës”Murati i III-të(1574-1595)”…”Katedralja e Shën.Nikollit”pësoi disa ndryshime strukturore dhe këmbanorja e saj u përshtat si minare e kësaj Xhamie të re e cila kishte uzurpuar objektin e kultit të Krishterë më të rëndësishëm të Lezhës para’osmane….Në vitin-1622 dhe për arsye që nuk citohen asnjëherë të vetme nga burimet osmane,ky objekt u braktis nga pushtuesit turq dhe nga besimtarët Islam të cilët i qëndruan larg deri në fundin e shek.XVIII-të kur ky objekt ju nënshtrua një rindërtimi të plotë duke shembur këmbanoren e cila u zëvendësua me një minare te re dhe ky objekt vazhdoi që të funksionojë si Xhami deri në vitin-1967…etj….
Nga;Paulin Zefi.
Burimi/Facebuk


Leave a Reply