Të largosh stresin njëherë e përgjithmonë nuk është një detyrë e lehtë. Stresi shkaktohet nga shumë faktor të ndryshëm, dhe për disa nga ne, pak stres është në realitet i shëndetshëm! Në anën tjetër kemi një përqindje të mirë të njerëzve që janë të prekur nga Stresi deri në atë masë saqë bëhet i pakontrollueshëm dhe se shumë shpejt mund t’i sjell ata në dhomë të emergjencës. Të mësosh se si të menaxhosh stresin dhe eventualisht të eliminosh atë është e rëndësishme që të kesh shëndet të mirë mendorë. A e ke ditë se Stresi shkakton shumë gjendje serioze nëse nuk trajtohet si duhet? Gjërat sikur kokë dhimbjet, ngërçet, sulmet paniku, sëmundjet e zemrës, dhe shumë dhimbje tjera të pashpjegueshme në vende të ndryshme të trupit janë indikatorë të dikujt që po përballet me shumë stres.
Më poshtë do të flasim për 5 mënyra të lehta se si të eliminoni stresin nga jeta juaj.
1. Hedh Veset E Këqia – Nëse vesi i juaj i keqë është dehja, pirja e duhanit apo të ushqyerit me ushqim të keqë (apo kombimin i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptosh situatën dhe i largon ato shprehi aq më shpejtë trupi juaj do të tregoj shenja çlirimi dhe kështu bien edhe nivelet e stresit.
2. Qëndro i Fokusuar – Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin shpejt e kanë zbuluar se mënyra e thjeshtë se si të jesh në binarë për të ditur çfarë duhet bërë është të përgatitesh listën e gjërave që duhet bërë për çdo ditë. Kjo të ndihmon kundër mungesës së koncentrimit që ke përjetuar së fundi dhe i lejon mendjes të pushoj, kështu duke liruar stresin.
3. Bëj Diçka – Atë që janë të prekur nga Stresi largohen nga aktivitetet sociale nga turpi… me fjalë të tjera janë tipa të turpshëm. Kjo nuk është e mirë. Lidhu me shokët e vjetër, leje ndonjë takim kafeje apo shko në vendin ku ke bërë qejf përpara dhe kënaqu për disa orë. Kjo është shumë e kënaqshme dhe nëse e bënë rregullisht – s’është e thënë ta bësh për ditë – mund të zvogëloni nivelet e përgjithshme të stresit për një tonë!
4. Pastro – E njeh atë ndjenjën që kemi pasi të kemi pastruat shtëpinë poshtë e lartë shumë mirë? Një mënyrë shumë e shpejtë se si të lirojmë stresin është thjeshtë të fillojmë të heqim të pisllëkun – të pastrojmë. Pastroje një dhomë, shtëpi, tavolinën apo çka do qoftë, e kur të përfundosh do të ndjeni lirim të menjëhershëm të stresit.
5. Fokusohuni në Pozitiven – Ulu, relaksohu, dhe fokuso tërë energjinë e mendjes në at se çka është duke ndodhur në jetën tuaj. Ndoshta mendon se e tërë bota është kundër teje, por për shumë nga ju që e lexoni këtë, ndoshta ka edhe shëmë gjëra të mira që po ju ndodhin në jetë në të cilat mund të koncentroheni e kështu të largoni mendimet negative stresuese. Energjia pozitive mund të shëroj në shumë aspekte. Mëso si ta përdorësh
Stresi mund të jetë tejet i dëmshëm për shendetin tuaj. Prandaj ju sygjeroj që të mësoni se si ta menaxhoni dhe ta largoni stresin.
Inkub.al
Leave a Reply