Me siguri me qindra herë kemi menduar për këtë temë dhe mbase keni pasur dilema se a do të falni tradhtinë.
Tani shkencëtarët ju kanë bërë një shërbim dhe më në fund kanë zbuluar që tradhtia bën pjesë “në sëmundjet kronike”, transmeton Telegrafi.
Vajza dhe djem, me siguri nga nënat apo gjyshet tuaja së paku njëherë kenë dëgjuar atë thënien e vjetër: “Nëse njëherë të mashtron, do të të mashtrojë sërish me siguri!”
2
Fatkeqësisht, si edhe të gjithë, keni shprehi të keqe që të mos i dëgjoni më të vjetrit dhe ata më me shumë përvojë. Për këtë shkak shpesh vuani.Sjelljet e ndryshme pas mashtrimit i kanë nxitur shkencëtarët që të bëjnë hulumtimin në temën se a përsërisin njerëzit dhe përse e përsërisin tradhtinë.
Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat mund të tradhtoni partnerin, mirëpo sikur sjellja e tillë të kalonte në shprehi, atëherë ky është vetëm problem juaji.
3
Tradhtia nuk ka të bëjë vetëm me seksin. Ndryshe nga sa mendohet, lidhjet e fshehta kanë të bëjnë më pak me seksin se sa me dëshirën. Dëshirë për vëmendje. Dëshirë për t’u ndier i veçantë. Dëshirë për t’u ndier i rëndësishëm. Vetë ideja e një marrëdhënieje të fshehtë i bën njerëzit ta dëshirojnë.
Tradhtia është njëra ndër shkaktarët kryesorë të krizës dhe të shumë shkatërrimeve të marrëdhënieve dashurore. Dikur i atribuohej kryesisht gjinisë mashkullore, ndërkaq tani, është një sinonim i barabartë për “gjynahet” edhe të femrave, edhe të meshkujve. /Telegrafi/
Çdo e katërta femër e tradhton bashkëshortin
Statistikat thonë që çdo e katërta femër e ka tradhtuar bashkëshortin e vet. Pakënaqësia me lidhjen është shkaku më i shpeshtë, ndërkaq tundimet vijnë edhe në situata të tjera.
Siç tregojnë hulumtimet, femrat tradhtojnë më rrallë se meshkujt, mirëpo as për damat aferat nuk janë të pamundshme.
Statistikat thonë që çdo e katërta femër ka tradhtuar bashkëshortin e vet, transmeton Telegrafi.
Pakënaqësia me lidhjen është shkaktari më i shpeshtë, ndërkaq tundimet mund të ndodhin edhe në situata të tjera, thonë terapeutët bashkëshortorë.
Një studim shumë interesant i kryer nga Meredith Chivers, Marta Meana dhe Lisa M. Diamond, ka provuar se gjinia femërore ka një etje të thellë dhe shumë normale për të provuar gjëra të reja.
Duke vendosur një kamera të vogël brenda vaginave të pjesëmarrëseve për të matur shpejtësinë e qarkullimit të gjakut, u zbulua që gratë kanë gënjyer kur thanë se do t’i pëlqente seksi me një mik apo të njohur. Ato në fakt eksitoheshin më shumë nga ideja e të bërit seks me një të panjohur.
Gratë e vuajnë monogaminë edhe më shumë se meshkujt, kërkojnë variacion dhe pasion më shumë se partnerët e tyre.
Femrat e kanë më të vështirë të jenë besnike, shmangin seksin me burrat e tyre, jo sepse janë të lodhura apo të mërzitura se ai nuk i ndihmon me punët e shtëpisë, por sepse seksi martesor i duket…i mërzitshëm.
Femrat tradhtojnë, gjatë gjithë kohës. Edhe kur nuk janë duke e bërë fizikisht, me siguri që po e bëjnë mendërisht. /Telegrafi/
———————————-
Prirja për tradhti: A i keni ditur këto fakte?
Mbase keni pritur që do të flasim për meshkujt si p.sh. George Clooney dhe për femrat si Kim Kardashian, mirëpo edhe kur është fjala për tradhtinë, rezultatet janë më shumë se befasuese.
Shenjat se jeni duke u shoqëruar me një person që ka prirje për tradhti nganjëherë është e vështirë të shihen, mbase edhe nuk dëshironi fare t’i shihni. Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar se cilët njerëz kanë më shumë shanse t’ju tradhtojnë.
Prandaj, vlerësoni mirë se personi të cilin e dashuroni sa është i gjatë, cila është ngjyra natyrore e flokëve, a është i varur nga Twiteri, si dhe me çfarë pune merret, transmeton Telegrafi.
Djelmoshat shtatgjatë
Një hulumtim interesant e ka zbuluar faqja e njohjeve IllicitEncounters.com që meshkujt me të gjatë se 177 centimetra kanë dy herë më shumë shanse të tradhtojnë partneren e tyre.
Adhuruesit e rokënrolit
Edhe një hulumtim i po këtij portali ka zbuluar që madje 41 për qind e meshkujve që kanë prirje për të tradhtuar janë adhurues të muzikës rok.
Biondet
Hulumtimi i faqes CheaterVille.com ka zbuluar që së paku 42 për qind e femrave të cilat i kanë tradhtuar partnerët janë bionde.
Përdoruesit e Twiterit
Angazhimi i madh në rrjetet shoqërore mund të dëmtojë lidhjen tuaj. Hulumtimi i Universitetit Misuri ka treguar që ata të cilët qëndrojnë gjatë në Tviter kanë më shumë konflikte dhe tradhti.
Mësueset dhe ekspertët IT
Kur është fjala për profesionet, një hulumtim të pazakonshëm të cilin e ka bërë AshelyMadison.com ka zbuluar që shansi i madh që femra e cila ka tradhtuar partnerit të jetë e punësuar në institucione shkollore, përkatësisht të jetë mësuese, ndërkaq po i njëjti hulumtim ka zbuluar që meshkujt të cilët me siguri do të tradhtojnë janë ekspertët IT.
Blerëset me kartelë sekrete
Hulumtimi i AshelyMadisonit ka zbuluar edhe këtë fakt që më shumë se një e treta e femrave më shumë kujdes i kushtojnë dukjes kur vendosin të tradhtojnë, ndërkaq 27 për qind kanë kartelë sekrete krediti. /Telegrafi/


Leave a Reply