Do t’iu tregoj per nje nene. Kam njohur nje grua qe mbas nje divorci te detyruar, ju desh te rriste tre femije, dy vajza dhe nje djale. Shpirti i saj e di sesi i rriti. Te treve ju dha shkolle, duke punuar nga 14 ore diten dhe naten qepte centro. Ju rriten e ju bene te mbare. U hap Shqiperia. Djali ishte ne moshe dhe vendosi te shkoje ne Itali per te ndihmuar familjen e mrekullushme qe kishte. Aty, duke dashur te pasurohej shpejt, gaboi. E lajmeruan nenen qe i biri perfundoi ne burg. Jeta ju shua, ju be erresire nenes, e humbi toruan per tre dite. Pastaj vendosi. Ju do te rrini ketu, ju tha vajzave, une do te shkoj te kerkoj tim bir. Ne jeten e vet, gjithe e gjithe, kishte shkuar pese here deri ne Tirane, neper spitale. As gjuhe e as rruge nuk njihte. Me nje pasporte fallco u nis per Milano. I thane se mund ta ndihmojne, por secili ishte i zhytur ne hallet e veta. Me tregoni ku eshte burgu se e zgjidh vete, ju tha. Ja treguan dhe e gjeti. Flinte ku mund te flinte. Me mengjes e gjenin para deres se burgut, dhe ikte nga aty kur largohej i fundit nga personeli. Nga xhamat e zyres komode, e shihte edhe drejtori kete grua me te zeza qe ishte kthyer ne bust para deres se burgut. Pas nje muaji, dergoi dike te pyeste per hallin e saj. Derguan dhe nje shqiptar te bente perkthyesin . Kur ja shpjeguan drejtorit kete kalvar, atij i rrodhen lot. I premtoi gruas qe sa te ishte ai drejtor, do ta shihte te birin dy here ne jave. Kur e takoi ate dite te birin ai mbeshteti koken ne gjirin e te emes dhe vetem i merrte ere pa pushim.
Kjo eshte nje grua e zakonshme. Eshte nje heroine. Eshte tezja ime./dritare.net


Leave a Reply